Sipas Vogralikut, sa hallka duhen që të formohet infeksioni?


Pyetje dhe Përgjigje

Sipas Vogralikut, sa hallka duhen që të formohet infeksioni?

Që të paraqitet një sëmundje infektive nevojitet të ekzistojnë më tepër faktorë, të cilët janë në varshmëri reciproke.

Faktorët janë studiuar prej epidemiologut rus Vogralik, i cili i ka paraqitur në mënyrë skematike, si një varg i përbërë prej 5 hallkave (faktorëve):

1. Burimi dhe rezervuari i infeksionit;

2. Rrugët e përhapjes;

3. Porta hyrëse;

4. Masiviteti dhe virulenca;

5. Dispozicioni dhe imuniteti.

Nëse vargut i mungon cilido prej faktorëve, nuk do të vijë deri te paraqitja e sëmundjes infektive.

error: Content is protected !!