Situata epidemiologjike me influencë sezonale 2018/2019 në Kosovë

Burimi: IKSHPK

SITUTA EPIDEMIOLOGJIKE ME INFLUENCË SEZONALE 2018/2019 NË KOSOVË (JAVA 08)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale (ILI), ARI dhe SARI me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse. Mbikëqyrja realizohet përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv në Institucione shëndetësore dhe terren.

Në 5 sezonat e fundit  prej vitit 2014 shohim se sezona 2018/2019 karakterizohet me numër më të vogël të rasteve, nga java 40-të deri në javën e 52-të dhe pastaj  vazhdon me një rritje të numrit të rasteve që nga java e 01-rë e janarit të vitit 2019.

Nga fillimi i sezonës 01 tetor 2018 ( java  e 40 –të) deri më 24 shkurt 2019 (java 08-të), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 33.708 raste të dyshimta në grip (ILI), 5.104 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 53 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut).

Intensiteti i Influencës sezonale sipas numrit të rasteve të raportuara në javën e 08-të paraqitet mbi aktivitetin mesatar dhe krahasuar me javën paraprake (07-të) ka një rritje prej 17.3 % por ende nuk e kalon pragun epidemik.      
Në javën e 08-të  (18.02-24.02 2019) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar 3.770 raste ILI,  385 raste ARI dhe 10 raste SARI.
                         
Në të gjitha komunat janë paraqitur rastet e Influencës, dhe sipas numrit të rasteve numër më të lartë kanë komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajit ndërsa sipas incidencës numër më të lartë të rasteve kanë komuna e H. i Elezit, Istogut, Dardanës, Prishtinës, Shtimes dhe Junikut.

Në raport me distribuimin e rasteve sipas grup-moshës dhe incidencës, nga numri total i rasteve të raportuara me ILI,   shihet se të gjitha grup-moshat janë të atakuara mirëpo vërehet një tendencë e
rritjes te grup-mosha 0-4 vjeç dhe 5-14 vjeç.
Sa i përket rasteve me ARI, grup- mosha më e atakuar është 0-4 vjeç (2.034 raste), pastaj grup-mosha 15- 64 (1.653), ndërsa grup-moshat tjera kanë numër të përafërt të rasteve ,

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës -IKSHPK deri me 28 shkurt 2019  janë testuar gjithsej 719 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 265 kanë rezultuar pozitive me INF.A (pozitiviteti 36.9 %). Influenca A :  Nga 265 rastet pozitive në Influencën A, sipas sub-tipit  76 prej tyre kanë rezultuar me INF.AH1 pdm09 (29 %) dhe 188 raste pozitive INF.A të pa subtipizuara (71 %) dhe 1 rast pozitiv në INF. AH3 (0.4%).
                                                                                 
Prej  fillimit  të sezonës 01 tetor 2018 (java e 40-të) deri 24 shkurt 2019 (java  e 07-të) janë hospitalizuar  503 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) 122 raste me Dg. Status griposus (ILI) si dhe 53 raste me Dg. Infiltratio Pulmonum (SARI).

AKTIVITETET SEZONALE

IKSHPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen  e Influencës gjatë tërë vitit, me intensifikim të saj gjatë sezonës përkatëse (java e 40 deri në javën e 20),
Përcjell situatën epidemiologjike me rastet ILI/ARI (javore) dhe rastet me SARI (në bazë ditore/ alerti).
Bënë testimin laboratorik të mostrave në Departamentin e Mikrobiologjisë/Qendrën Kombëtare për Testimin e Influencës.
Instituti Kombëtar ka apeluar  te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
Ka rekomanduar tek  Inspektorati shëndetësor dhe sanitar të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës,  për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rasteve të vdekjeve nga këto sëmundje.
Ka dhënë këshilla për popullatën për mbrojtjen nga sëmundja dhe njohjen e sipmtomeve të saj.

MASAT PRAKTIKE NË PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT TË GRIPIT SEZONAL.

Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat të hospitalizuar(SHSKUK, Spitalet rajonale).
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina.

Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku  qëndroni.
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.
• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.  
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut
Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku.
Medikamente  kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.
Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Masat  parandaluese për  përhapjen e virusit të gripit
Mënyra më efikase për  parandalimin e virusit të gripit sezonal është Vaksinimi me vaksinën kundër gripit.
• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

VAKSINIMI

IKSHPK në fillim të sezonës së gripit 2018/2019 ka siguruar 85. 000 doza të vaksinës sezonale. Deri më tani janë distribuar dozat për personat me sëmundje kronike, personat mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësor, shtëpinë e pleqëve, FSK, Policinë, QKMF dhe Kl. Infektive.

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE NË RAJON DHE BOTË
INFLUENCA SEZONALE 40-07, 2018/2019 NË EVROPË

Aktiviteti i  Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë prej 53 %. Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra. Rreth 36 % e mostrave të marra nga pacientët e hospitalizuar me Infeksion të rëndë akut respirator (SARI) gjatë javës së 7/2019 kanë rezultuar pozitive në Influencë dhe gati të gjitha në tipin A.
Të dhënat nga 22 shtetet dhe rajonet që raportojnë në EuroMOMO tregojnë për nivel të rritur të  mortalitetit te popullata mbi 65 vjeç por edhe te ajo adulte prej 15-64 vjeç. Shtetet të cilat raportojnë aktivitet mesatar të qarkullimit të virusit janë: Spanjë, Holandë, Belgjikë, Poloni, Skotlandë, Çeki, Sllovaki, Rumani, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa shtetet që raportojnë aktivitet të lartë të qarkullimit të virusit janë: Francë, Gjermani, Greqi dhe Hungari.
Nga të gjithë virusët e Influencës të izoluar në qendrat sentinel deri më 17 shkurt 2019, 30.3 % i përkasin tipit A të pasubtipizuar, 40.7 % subtipit A (H1), 28 % subtipit A (H3), 0.6 % tipit B (no lineage), 0.4 % tipit B/Yamagata dhe  0.1 % tipi B/Victoria.
Shtetet duhet të inkurajojnë vaksinimin dhe përdorimin e antiviralëve bazuar në udhërrëfyesit nacional.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Related posts:

Familjarët e pacientëve me COVID-19, afër dhe larg nga më të dashurit
Mishi i rosës nga Kosova do të eksportohet në vendet e Bashkimit Europian
Brenda Klinikës Infektive: Lufta mes jetës dhe vdekjes
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për një vit
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Vdes babai i Berat Buzhalës pasi ishte infektuar me COVID-19
Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Projekti “Hap-pas-Hapi” drejt menaxhimit të emocioneve të vështira
Kuvendi ka humbur kohë në sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e veta
Ferizaj, gjendet tubi i ujësjellsit që daton nga periudha romake
Zyra e BE-së dënon sulmin ndaj Vjosa Osmanit
Fushë Kosovë, arrestohet se rrahu dy persona me shufër metalike
Projekti “Hap-pas-Hapi” drejt menaxhimit të emocioneve të vështira
Nënkryetari i Gjilanit kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Dy vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë
Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari se sulmoi policin
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit
Shoqëria civile kërkon drejtësi për 11 vjeçarin e përdhunuar dhe të vrarë në Fushë Kosovë
Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Banorët ankohen për punime të stërzgjatura në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë
Situata me COVID-19, nis takimi virtual i Hotit me kryetarët e komunave
Përfiton pa të drejtë nga RAV: Kosovarja lirohet për mosnjohje të gjuhës
Grenell i reagon Bidenit lidhur me dialogun Kosovë – Serbi
“s' mundem t’ua falë” - nëna kërkon përgjigje 25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë
Vërsulju me argument o deputet
Shoqëria civile kërkon drejtësi në përvjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë
Parashikimi i motit në Kosovë
Biden përshëndet rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi; bën thirrje për bashkërendim me evropianët
Haxhi Avdyli për deputetin që iu sul Vjosa Osmanit: Përjashtimi është pak
Vjosa Osmani e çon në polici deputetin Xhavit Ukaj
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan rrugaç Xhavit Ukajn
s' e ofendova Vjosa Osmanin, shkova të konsultohem pse ma bëri me gisht
Në këto komuna u regjistruan rastet e reja me COVID-19
Përplasjet në Prizren dhe Prishtinë të deputetit Xhavit Ukaj
Vdes një grua lehonë nga COVID-19
Driton Selmanaj s' komenton sjelljet e bashkëpartiakut të tij karshi Vjosa Osmanit
Tre të vdekur e 205 raste të reja me COVID-19
Komuna e Skenderajt sqaron raportimet për të moshuarin e larguar nga 'Shtëpia e Pleqve'
Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit
Fitore mbylle gojën kur flas unë
Fitore mbylle gojën kur flasë unë
Hoti të dielën mbledh Komitetin për Menaxhimin e pandemisë dhe Këshillin e Sigurisë
Jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme
Vendimi i gjykatës zvicerane mbi qiranë e punëtorëve që punojnë nga shtëpia
jeta e punëtorëve në Kosovë
Thaçi i uron shërim nga COVID-19, Isa Mustafës
Paralajmërohen masa më të rrepta nga Qeveria për COVID-19
Ligji për COVID-19 u refuzua e Hoti drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
Në kohë pandemie po flisni për muzë, lumenj, e trashëgimi kulturore
‘Sërish vijnë zgjedhjet’, shfaqje virtuale LIVE në Facebook dhe ZOOM
Kërcënimi kryesor s' është virusi vetë
Ish kryetar i Rahovecit votohet për dekan në FShMN
s' duam të përdorim mundësinë që na jep ligji
Masat kundër COVID 19 - Katër gjoba të shqiptuara gjatë tërë javës për lokalet në Prizren
Numri i madh i të infektuarve nxit rritjen e kapaciteteve spitalore
​Buxheti përplas Mimoza Kusarin dhe Hykmete Bajramin
Viktimat e prekura nga COVID-19 duke u nxjerrë nga spitali në arkivole
Djali i të infektuarit me COVID-19 rrëfen paragjykimet nga fshatarët, pretendon se informatat dolën ...
Populli i Kosovës dhe Srebrenicës bashkëndjejnë për shkak të historisë së përbashkët
Ministria e Kulturës s' e mbështet Festivalin e Lahutës, ‘kërcënojnë’ lahutarët 
Vetëvendosje kundër votimit për rishikimin e buxhetit
Bajrami kërkon nga deputetët votimin e rishikimit të buxhetit
PDK pro rishikimit të buxhetit
A do të zbulohet identiteti i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë? 
Zemaj numëron punët për një muaj si ministër i Shëndetësisë
Hoti s' arriti të bindë partnerin e koalicionit për ndërim të viktimave të Srebrenicës
Qindra pacientë me COVID-19 janë me oksigjenoterapi, 17 të tjerë në gjendje kritike dhe katër të tje...
Arsyetimet e Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi
Pandemia zbrazë kafiteritë e Prishtinës
Mosnderimi i viktimave të masakrës së Srebrenices, solidarizim me krimin
Gjykata vendos në favor të Z-Mobile, lejon përmbarimin milionësh ndaj Telekomit
Debati për pandeminë COVID-19 shtyhet për të hënën
Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, Lista Serbe del nga salla
Arsyetimi i Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi
Komuna e Vushtrrisë shton numrin e bursave pë studentë
Komna e Vushtrrisë shton numrin e bursave pë studentë
me anë të kukullave dëshmohet puna 33 vjeçare e Teatrit ‘Dodona’ 
Armend Zemaj pezullon nga puna sekretarin e ministrisë
Gjakovë -  Mbështeten kërkesat e opozitës për largimin e deponisë së mbeturinave
Bedri Dragusha votohet përsëri për dekan të Fakultetit të Bujqësisë
Numri i ri i albinfo.ch: Do të pushojmë sivjet në atdhe ose jo, kjo është çështja
Oborri i Klinikës së Mjekësisë Spotive mbulohet nga mbeturinat
Ish-drejtori i Komunës, tash asamblist s' e pranon fajësinë për laptopët e pakthyer
Dje është miratuar plani i veprimit për testet serologjike
Prishtinë, mungesë uji në lagjen "Bregu i Diellit" në kohë pandemie
Prishtinë, Bregu i Diellit pa ujë në kohë pandemie
Fotografi të krimit mjedisor në Liqenin e Batllavës
Rritja e rasteve me COVID-19, ndalohen vizitat në burgje
Florim Grajçevci votohet për dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë
Tri institute shqiptare në Prishtinë, Tiranë e Shkup reagojnë pas njoftimit për akuza ndaj Thaçit e ...
Gjakovë, mbështeten kërkesat e opozitës për largimin e deponisë së mbeturinave
Pronari infektohet me COVID-19, mbyllen dy furra në Malishevë
NISMA Socialdemokrate reagon pas 'valës' së dorëheqjeve nga partia
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për vjedhje të biçikletave
Dashamir Bërxulli votohet për dekan në Fakultetin Filozofik
Kuvendi e zgjedh edhe drejtorin e tretë të bordit të KOSTT-it
14 dekanët e zgjedhur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës
Aheng familjar në kohë pandemie, policia konfiskon një armë
Policia e Pejës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi
Viber jashtë funksionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *