Skandal në Parlament, sulmohen fizikisht deputetët e Merkel

loading...


Sikur të mos mjaftonin përplasjet e dhunshme me policinë, përkrahësit e djathtë gjermanë ja kanë dalë të hyjnë edhe në Bundestag, të ftuar nga partia populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AFD.

Ata kanë sharë, ofenduar, sulmuar verbalisht e fizikisht deputetët e Merkel duke krijuar një atmosferë aspak të këndshme. Ky skandal s’ kishte kurrë me parë.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë, AfD, madje e krahasoi aktin e qeverisë Merkel për mbrojtjen nga infeksionet, i miratuar tashmë nga deputetët, me Aktin Mundësues të vitit 1933, i cili hapi udhën për diktaturën naziste të Hitlerit.

Mbrojtësit e masave thonë se ky ligji siguron një bazë ligjore më solide për të realizuar ruajtjen e distancës sociale, mbajtjen e maskave në fytyrë, kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, aktivitetet kulturore në kohën e lirë dhe kufizimet për institucionet arsimore.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ishte vlerësuar në të tërë botën për mbajtjen e infeksionit dhe vdekjeve në një nivel shumë më të ulët sesa fqinjët e saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e vendeve evropiane.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja me Covid dhe 260 viktima.

 



Related posts