Një gazetar i të përditshmes suedeze Aftonbladet i cili sulmoi dikur themeluesin e WikiLeaks Jualian Assange duke e quajtur kriminel dhe përdhunues, është përfshirë vetë në akuza të tilla. Ai akuzohet për përdhunime dhe ngacmime seksuale, duke përfshirë edhe vajza të moshës minorene. Pretendimet ndaj gazetarit të njohur Fredrik Virtanen, e cili është prezantues edhe në televizionin TV8 u shfaq ndër emrat e abuzuesve. Nën një hashtag në mediat sociale #MeToo, gjenden emri i Harvey Weinstein, dhe së fundmi doli edhe emri i Fredrik. Fushata nën këtë tag, inkurajon gratë të flasin e të denoncojnë rastet e tyre. E para që e akuzoi ishte një aktiviste, gazetare dhe aktore e quajtur Cissi Wallin, e cila tha javën e kaluar se Virtanen e kishte përdhunuar në vitin 2006., kur ishte 21 vjeç. Wallin tha se një tjetër njeri i medias, njeri me pushtet e kishte ngacmuar seksualisht nw vitin 2010 dhe se i kishte treguar organet gjenitale, por ende nuk ka publikuar emrin.
Në një postim në Instagramin e saj Wallin tha: Nuk mund të jem më e qetë, e kam thënë emrin e tij shumë kohë më parë por ata janë të fuqishëm, kështu që zëri ynë nuk dëgjohet?. Më pas ajo e quajti gazetarin një maniak të çmendur. Virtanen vetë ishte kritik i Assange mbi akuzat për përdhunim, të cilat më pas u hodhën poshtë. Por para se çështja të lihej pas, gazetari e ka quajtur shpesh Julianin si njeri kriminel dhe të çmendur. Pas postimeve u shfaqën disa raste të tjera, duke pretenduar se gazetari ka ngacmuar seksualisht vajza 14, 16 dhe 19-vjeçe.
Fridah Jonsson i cila merret me fushata për kontracepsionin, i shtoi akuzat kundër Virtanen. Jonsson tha se Virtanen e kishte pyetur nëse dëshironte të flinte me të kur ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo e ka postuar në Instagram mesazhin etij me screenshot. Tiranapost.al