Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore



Skandaloze: Injeksionet dhe infuzionet që shkruhen në Ordinanca private po administrohen në ambulanta shtetërore
Në emailin e Gazetës Shëndeti kanë arritur disa emaile ku paraqiten ankesa të ndryshme sa i përket recetave mjekësore ose dhënies së injeksioneve dhe infuzioneve me receta nga institucionet private shëndetësore.

Pacientët po marrin injeksione dhe infuzione në institucione shëndetësore shtetërore me receta të përshkruara në institucione shëndetësore private dhe po ngarkohen mjekët dhe infermierët në të shtetit me punë që nuk iu takojnë dhe nuk paguhen për punën e “recetave të institucioneve shëndetësore private”. 
Mjekët dhe infermierët shprehin shqetësimin përmes një emaile dërguar në Gazetën Shëndeti duke thënë: se ne po duhet të marrin përgjegjësi të cilat nuk na takojnë sepse kontrolla është kryer tjetërkund dhe injeksioni dhe infuzioni po jepen në të shtetin duke i dëmtuar depot shtetërore të barnave dhe duke shkaktuar edhe një formë të keqpërdorimit të imponuar të barnave. 

Ata porosisin që injeksioni apo infuzioni të merret në institucionin privat ku e ka shkruar mjeku sepse kjo nuk shkakton edhe ikje prej përgjegjësisë përkundrazi e përcjellin më mirë gjendjen shëndetësore dhe reagimin medikamentoz.
Pacienti shkon në privat dhe i jep deri 100 euro për kontrolla dhe ekzaminime tjera ndërsa vjen në të shtetit për të kursyer disa euro, paradoksale dhe skandaloze apo jo thuhet në emailin e arritur.
Më tutje në email përshkruhet se shpesh herë ka ndodhur që pacienti ka rënë në alergji ose shok alergjik nga terapia e dhënë dhe përgjegjësia ka kaluar padrejtësisht te mjeku i cili e ka zbatuar në institucionin shtetëror me kodin Z76. 
Emaila përfundon me thirrje: Kjo praktikë e gabuar dhe antiligjore duhet të ndalohet sepse po i “përlyen” mjekët që punojnë në të shtetit me ndjenjën e fajit pa qenë fajtorë fare. 
Shih edhe:  Study reveals structure of key receptors involved in memory and learning -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *