© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Burimi: Gazeta Skandal

Ngjarje në Spitalin e Pejës

Skandaloze: Kërkohet konsulta e Kirurgut për kapsllëk në Spitalin Rajonal të Pejës

Një ankesë ka arritur ditën e sotme në Gazetën Skandal ku në një shkrim të gjatë tregohet se si po kërkohet konsulta e Kirurgut për kapsllëk. Në ankesë shkruan se si është e mundur që të kërkohet konsulta e Kirurgut për diçka që nuk operohet. A është e mundur që këta mjekë që kërkojnë konsulta të tilla të gabuara të jenë mjekë të cilët e kanë kryer fakultetin “shkel e shko” thuhet ndër të tjera në ankesën që ka arritur në inboxin tonë.

Poashtu theksohet se për kapsllëk duhet të kërkohet konsulta e Gastroenterologut dhe jo e Kirurgut sepse kapsllëku trajtohet nga Gastroenterologu dhe nuk “operohet” nga Kirurgu.

Ankuesi shkruan se si është e mundur që mjekët tjerë të mos e dinë punën e Kirurgut dhe të mos e kuptojnë që Kirurgu operon dhe “kapsllëku” nuk operohet por trajtohet nga ana e mjekut Internist-Gastroenterolog./Gazeta Skandal

Në fund ceket në letrën ankuese se nëse ndodhin përsëri gabime të tilla mjekësore atëherë do të paraqesim ankesa në institucionet përkatëse.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.