Skandaloze: Mjekët e Klinikës Emergjente nuk i triazhojnë rastet e dhomës Ortopedike dhe Kirurgjike



Skandaloze: Mjekët e Klinikës Emergjente nuk i triazhojnë rastet e dhomës Ortopedike dhe Kirurgjike
Mbi 30 ankesa kanë arritur në emailin e Gazetës Shëndeti nga dërgues dhe dërguese të ndryshëm/ndryshme ku tregohet mjaftë qartë që edhe pse Mjekët Emergjentë paguhen nga buxheti i Kosovës për triazhimin e rasteve Ortopedike dhe Kirurgjike ata në fakt nuk e kryejnë fare këtë punë por këtë punë ua ngarkojnë padrejtësisht Ortopedëve dhe Kirurgëve të cilët në fakt nuk janë punëtorë dhe as kujdestarë të Emergjencës dhe nuk paguhen për triazhimin e pacientëve por vetëm për rastet që vërtetë janë Ortopedike ose Kirurgjike.

Për një kontuzion të vogël të këmbës e thërrasin menjëherë Ortopedin ku ne fakt rezulton që nuk ka të bëjë fare rasti me Ortopedi. 


Ose për një gërvishje të lehtë të dorës thirret Ortopedi në dhomën e Ortopedisë dhe kjo vërtetë është skandaloze reagojnë emaildërguesit sepse nuk ka të bëjë fare me Ortopedi.

13 mjekët kujdestarë  të Klinikës Emergjente paguhen edhe për triazhimin e rasteve të dhomës së Ortopedisë dhe Kirurgjisë por në fakt nuk e bëjnë asnjëherë këtë punë dhe kështu e “vjedhin” ose e dëmtojnë buxhetin e Kosovës i cili edhe ashtu është skajshmërisht i vogël. 
13 mjekë paguhen për dy dhoma për dhomën e reanimimit dhe për dhomën e sëmundjeve të brendshme ndërsa edhe pse paguhen për dhomën e Kirurgjisë dhe për dhomën e Ortopedisë ata dhe ato kurrë nuk e kanë bërë triazhimin e rasteve në ato dhoma. Pra një skandal i tmerrshëm dhe një “vjedhje” e parasë publike.
Shih edhe:  Our quick scan of a crowd isn't as reliable as we think, new research suggests -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *