Skandaloze: Pacientet me dhimbje menstruale dhe probleme gjinekologjike po udhëzohen te Kirurgu

loading...
Skandaloze: Pacientet me dhimbje menstruale dhe probleme gjinekologjike po udhëzohen te Kirurgu

Burimi: Faqja “Udhëzime pa kritere

Faqja “Udhëzime pa kritere” është njoftuar nga shumë burime të ndryshme se në Spitalet Rajonale dhe QKUK po udhëzohen pacientet te Kirurgu për probleme gjinekologjike dhe dhimbje menstruale ose dhimbje në fund të barkut ose në pelvik në vend se të udhëzohen te Gjinekologu!

Ata kanë porositur që të mos bëjnë gabime të tilla profesionale por të udhëzohen pacientet me probleme gjinekologjike (nëse kanë nevojë) te Gjinekologu dhe jo te Kirurgu!

Ndërsa Gazeta Shëndeti ka dërguar disa nga gazetarët e saj për të biseduar me shumë burime të saj dhe është informuar hollësisht se poashtu mjekët e mjekësisë primare pacientet me dhimbje në fund të barkut dhe me dhimbje menstruale abdomino-pelvike i udhëzojnë pacientet menjëherë  te Kirurgu (Abdominal ose i Përgjithshëm) ku edhe bëhet shkelje e parimeve mjekësore bazike sepse me problemet Gjinekologjike merret Gjinekologu dhe jo Kirurgu Abdominal.

Poashtu mjekët e QKUK-së dhe Spitaleve Rajonale kanë porositur mjekët udhëzues ose referues se pacientet duhet t’i udhëzoni drejtë dhe saktë  dhe jo të jepni udhëzime skandaloze te mjekët të cilët merren me probleme tjera e jo me probleme Gjinekologjike.

Për fund ata kanë porositur se pacientet duhet të pyeten edhe për ciklin menstrual: psh a e keni me rregull, mos jeni me mujore, a keni pasur probleme gjinekologjike, a iu kanë ndodhur edhe ndonjëherë tjetër problemet e njejta si dhe të ekzaminohen hollësisht!/Gazeta Shëndeti

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *