Skandaloze: Pacientët me infeksione urinare po udhëzohen në Emergjencë (te Urologu ose Kirurgu)

loading...
Skandaloze: Pacientët me infeksione urinare po udhëzohen në Emergjencë (te Urologu ose Kirurgu)

Faqja në Facebook “Udhëzime pa kritere” ka postuar sot një shkrim të gjatë për një dukuri të çuditshme në të cilën tregohet hollësisht për pacientët me infeksione urinare që po udhëzohen në Emergjencë. Për më shumë lexoni postimin e plotë të faqes “Udhëzime pa kritere”.

Postimi i plotë i faqes “Udhëzime pa kritere”

Skandaloze: Pacientët me infeksione urinare po udhëzohen në Emergjencë (te Urologu ose Kirurgu)

Faqja “Udhëzime pa kritere” është njoftuar nga shumë burime të ndryshme se në Spitalet Rajonale dhe QKUK po udhëzohen pacientët me infeksione urinare (Dg.ITU) në emergjencë. Pra sipas kësaj del në pah se mjeku i mjekësisë primare(Doktor i Përgjithshëm apo specialist i Mjekësisë Familjare) nuk ka njohuri mjekësore bazike për trajtimin medikamentoz të një infeksioni urinar.

Është vërtetë e turpshme dhe skajshmërisht shqetësuese kjo padituri e trajtimit të një infeksioni urinar i cili udhëzohet në Emergjencë duke shkelur të gjitha kriteret e një mjekësie efikase trajtuese medikamentoze.

A është e mundur që këta mjekë nuk kanë njohuri në marrjen e anamnezës, lokalizimit të dhimbjes dhe ankesave urinare si dhe diagnostikimit, pastaj trajtimit adekuat medikamentoz qoftë në formë të antibiotikëve apo formave tjera ndihmëse.

Ata në fund kanë porositur që mjekėt e mjekësisë primare të mos bëjnë gabime të tilla profesionale por pacientët të trajtohen në mënyrë medikamentoze sepse edhe diagnoza ITU është për trajtim ambulantor e jo emergjent dhe infeksioni urinar nuk “operohet” por trajtohet në mënyrë medikamentoze!

Poashtu Urologët për fund thanë se le t’a kuptojnë që me ultrazë nuk mund të shihen bakteriet iu lutem mos bëni këso gabime drakonike mjekësore ultrazëri nuk është mikroskop por është ultrazë!

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *