Skandaloze: Pacienti nga Suhereka udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Prizrenit për kontrollë









Faqja në Facebook “Udhëzime pa kritere” ka vazhduar me postimin e udhëzimeve pa kritere ku këtë herë sërish shihet një tejkalim i madh i hierarkisë institucionale duke u dërguar pacienti nga Suhareka direkt për Prishtinë pa u dërguar fare për kontrollë në Spitalin e Prizrenit aty ku edhe duhet të kontrollohen. Kjo është shkelje skandaloze duke e ngarkuar panevojë QKUK.


Faqja”Udhëzime pa kritere shkruan se Qendra Emergjente sërish mbingarkohet nga pacientët të cilët do të duhej të kontrolloheshin në Spitalin e Prizrenit.


Pra pacientët të cilët janë nga Suhareka, Rahoveci, Dragashi(Sharri), Prizreni për vizita specialistike duhet të udhëzohen për në Spitalin e Prizrenit për kontrollë specialistike dhe jo direkt për në QKUK sepse nëse udhëzohet pacienti direkt për në QKUK pa u kontrolluar në Spitalin e Prizrenit atëherë mjeku që e udhëzon ka bërë shkelje të detyrës zyrtare dhe shkelje të hierarkisë institucionale shëndetësore ku rrezikon për masa disiplinore deri edhe në marrjen e licencës.

Për më shumë info shih postimin e plotë të faqes “Udhëzime pa kritere”


Një tjetër ndjekëse e ka dërguar këtë foto- udhëzim në faqen Udhëzime pa kritere.


Pacientët nga Suhareka fillimisht nëse duhet trajtim specialistik duhet të udhëzohen në Spitalin e Prizrenit dhe jo menjëherë në QKUK-Prishtinë.


Pra sipas kësaj siç shkruan edhe dërguesi del se pacienti është dërguar direkt për QKUK pa u konsultuar fare specialisti në Spitalin e Prizrenit.


Në vend që pacienti në fillim të udhëzohet në Spitalin e Prizrenit, mjeku e udhëzon direkt në QKUK-Prishtinë dhe kështu shkel kriteret bazë të renditjes institucionale shëndetësore.




#UdhëzimePaKritere

Shih edhe:  Under-40s should be offered an alternative to AstraZeneca's Covid vaccine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *