Skandaloze:Specialistët e Spitaleve Rajonale i udhëzojnë rastet e rënda te Specializantët e QKUK-së



Skandaloze:Specialistët e Spitaleve Rajonale i udhëzojnë rastet e rënda te Specializantët e QKUK-së

Skandalet vazhdojnë në sistemin shëndetësor në Kosovë dhe kjo po e bënë edhe më të shkërmoqur shëndetësinë edhe ashtu të tejcifluar.
Të gjithë e dinë se Specialisti është një ofrues i kujdesit shëndetësor i cili fokusohet në një sistem të veçantë të trupit apo pjesë të trupit ndërsa Specializanti është mjek i cili është në specializim për t’u bërë ofrues specialist i kujdesit shëndetësor ndaj një sistemi të veçantë të trupit apo një pjesë të trupit.
Pra Specializanti është mjek i cili është duke u mësuar për t’u bërë specialist i një lëmie të caktuar.  
Faqja në Facebook “Realiteti i Mjekësisë në Trojet Shqiptare” shkruan se së fundi janë duke ndodhur nga Specialistët e Spitaleve Rajonale referime apo udhëzime të rasteve të rënda te Specializantët e QKUK-së.
Për këtë konstatim të faqes “Realiteti i Mjekësisë në Trojet Shqiptare”, Gazetarët e Gazetës Shëndeti kanë kontaktuar burime të shumta dhe të ndryshme të cilat i konfirmojnë në mënyrë shumë të fuqishme këto pohime të faqes “Realiteti i Mjekësisë në Trojet Shqiptare” duke thënë se është shumë e vërtetë se Specialistët po i dërgojnë rastet e tyre në çdo kohë rastet te Specializantët e QKUK-së! Mjafton të qëndroni një ditë në QKUK-Emergjencë dhe do t’i vëreni me sytë tuaj udhëzimet e Specialistëve të Spitaleve Rajonale si dhe kontrollat e Mjekëve Specializantë që i bëjnë ndaj këtyre rasteve pohojnë për Gazetën tonë disa burime tona!
Poshtu edhe Specialistët e Mjekësisë Familjare po e bëjnë të njejtën gjë duke i udhëzuar pacientët te Specializantët e QKUK-së dhe kështu me “dorën” dhe “mendjen” e tyre e konsiderojnë se Specializantët janë më të aftë se Specialistët e Mjekësisë Familjare dhe Specialistët e lëmive tjera, shumë e çuditshme, e pabesueshme por e vërtetë!!!
Pra sipas kësaj del se Specializanti i QKUK-së është klinicist më i aftë se Specialisti(i lëmive të ndryshme) i Spitaleve Rajonale dhe Specialisti i Mjekësisë Familjare thonë disa burime të Gazetës Shëndeti! 
E stërçuditshme apo jo! Këto gjëra ndodhin vetëm tek ne pohojnë këto burime!!!/Gazeta Shëndeti
Shih edhe:  Ja sa është mosha mesatare e mjekëve familjarë dhe mjekëve tjerë specialistë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *