Skender Çoçaj e Behar Ejupi bisedojnë rreth vazhdimit të punës së gjykatave në pandemi

loading...

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Skender Çoçaj, priti sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës Behar Ejupi dhe nënkryetarin Naim Rudari.

Në takim ata kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale të Pandemisë COVID-19, si dhe mundësive të shtimit të aktiviteteve gjyqësore.

Kryesuesi Çoçaj tha se është shumë me rëndësi vazhdimi i punës në sistemin gjyqësor, mirëpo duhet gjetur mënyrën më të mirë

“Ne si Këshill, jemi të gatshëm që të ofrojmë bashkëpunim dhe përkrahje sa më të madhe për arritjen e objektivave të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Çoçaj.

ndërsa kryetari i odes se avokatëve Behar Ejupi, falënderoi kryesuesin për mbështetje, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim me qëllim të avancimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në kohë pandemie.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan që të rrisin bashkëpunimin drejt shtimit të aktiviteteve gjyqësore në pajtim me masat mbrojtëse të pandemisë, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta.

Kujtojmë se për shkak të pandemis COVID-19, Gjykatatve Kosoves janë duke punuar me personel të zvogëluar.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *