Skender Hyseni bisedon me Grenellin, flasin për dialogun

loading...

Koordinatori për dialog, Skender Hyseni, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Kosovë, Richard Grenell, bisedë në të cilin kanë diskutuar për dialogun, zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump” ka shkruar Hyseni.

Hyseni ka thënë se bisedën e kanë përqëndruar në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

Sipas tij, ambasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili nevojitet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe se  normalizimi i raporteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mbështetja e projekteve investive mbeten në fokus të agjendës të Grenellit.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *