Skip to toolbar

Skender Hyseni flet në emër timin në tavolinën e dialogut


loading...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje rreth takimit të nesërm që pritet të ketë koordinatori për dialogu i emëruar nga Hoti, Skender Hyseni.

Hoti ka deklaruar se Hyseni do të flas në emrin e tij në dialog.

“Në përputhje me platformën tonë për proces të dialogut dhe vendimin e qeverisë të marrë para dy jave, unë e kam emëruar dje z. Skender Hyseni si koordinator shtetëror për procesin e dialogut. Ai flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Ai ka këtë kompetencë. Do të më përfaqësojë mua si kryeministër në procesin e dialogut”, tha Hoti.

“Nesër ai është në Bruksel bashkë me z. Makolli që merret me çështjen e të pagjeturve për të draftuar marrëveshjen finale për çështjen e të pagjeturve”, tha kryeministri.



loading...