Skender Shabani – Biografia


Skender Shabani

Ass. dr. Skender Shabni dr. sc.med.
Ass.dr.sc Skender Shabani u lind me 06.11.1958 në Gaçkë Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin e kreu ne Ferizaj me 1977. Fakultetin e Mjekësisë e mbaroi në Prishtinë. Pas diplomimit filloi punen si mjeke i praktikes se pergjitheshme me 07.04.1983 në Qendren Mjekësore në Ferizaj ku punoi deri me 30 gusht 1990.Me 30 gusht 1990 nxirret me dhunë nga puna dhe denohet me 3 muaj burg nga regjimi i atëhershëm serb.Me 1992 vazhdon specializimin nga Kirurgjia e përgjithshme në QSUT në Kliniken e Kirurgjisë të FM të Tiranës,të cilin e mbaron me 1997 me sukses të shkelqyeshëm.
Me 1997 regjistron studimet pasdiplomike në FM te universitetit të Prishtinës të cilat i përfundon në maj te vitit 2002 me mbrojtjen e temes së magjistratures me titull »Mangësitë e Kolecistectomisë klasike në krahasim ate laparoskopike ».
Gjat periudhes së luftes së UÇK-së merr pjesë aktive në mjekimin e ushtarve dhe popullates civile në disa zona të Kosoves.
Me përfundimin e luftës me shumë koleg nga zona dhe ushtarët e plagosur të Zonës operative të Nerodimes më 20 qershor këthehet në Klinikën e Kirurgjisë për të vazhduar mjekimin e tyre.
Me 2002 mbaron subspecializimin nga Kirurgjia Laparoskoipke.
Në shtator 2001 zgjidhet drejtor i Spitalit në themelim të Ferizajt me detyrë që ate ta kompletoj me sherbimet e nevojshme të cilat duhet t’i ketë një spital i përgjithshëm,detyrë të cilen e përmbush me sukses dhe sot Spitali i Ferizajt vazhdon të funksionoj dhe të kryen sherbime të nevojshme për popullaten e kesaj ane.
Në qershor të vitit 2004 këthehet në Kliniken e Kirurgjisë dhe zgjidhet shef i repartit të kirurgjisë abdominale B.
Në tetor të vitit 2004 zgjidhet Drejtor i Klinikes së Kirurgjisë të QKUK-së në Prishtinë dhe këtë funksion e kryen deri në nëntor 2007.Gjat ketij mandati kompleton me kuadër shumë reparte të klinikes,vetem gjat ketij mandati pranohen nëpër reparte të Klinikes mbi 40 specialist të rinjë.Gjat ketij mandati me angazhimin e tij arrin që repartet Kirurgji e femijve,Urologji dhe Neurokirurgji të avansohen në Klinika.
Gjat kësaj periudhe Klinika e Kirurgjisë ka krijuar raporte bashkepunimi me Klinika nga Franca(Universiteti i Grenobles),Gjermania (Manhaim-Hajdellberg),Austri(Grac),
SHBA ,etj.Shumë mjek të Klinikes në kuader te ketyre bashkepunimeve kanë perfituar sa i perket persosjes profesionale.
Në maj 2005 mbron tezen e doktoratures me titull :Shkaktarët,diagnostikimi dhe trajtimi kirurgjik i iktrerit mekanik ».
Që nga viti 1999 ka qenë i emëruar mentor klinik nga MSH e Kosoves dhe shumë nga këta mjek në specializim sot janë specialist të shkelqyeshem dhe disa prej tyre pedagog të shkëlqyeshem si dhe disa prej tyre udhëheqes të shkelqyeshem ne institucione te ndryshme te KOSOVES..
Aktualisht punon si asistent i lendës së Kirurgjisë pranë Katedres së Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Merret me Kirurgji Abdominale dhe Kirurgji Laparoskopike. Eshtë autor i shumë punimeve shkencore dhe profesionale të botuara në revista te vendit dhe jashtë. Punimet e tij janë kryesisht prej lemisë së hulumtimit të patologjive kirurgjike me metoda klasike dhe laparoskopike. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe tubime profesionale, kongrese me pjesmarrje kombëtare dhe ndërkombëtare, si brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht punon si specialist në repartin e Kirurgjisë abdominale B të Klinikës së Kirurgjisë në Prishtinë dhe si asistent i lëndës së kirurgjisë, për nevoja të Katedrës.
Puna profesionale shkencore
Pas mbarimit të luftes çlirimtare të Kosoves ka qenë I emëruar si mentor klinik nga MSH e Kosoves të cilën punë vazhdon t’a kryej edhe sot e kësaj dite. Me 2007 është zgjedhur asistent për lenden e kirurgjisë pranë katedrës së Klinikes se Kirurgjisë në Prishtinë. Në Kliniken e Kirurgjisë në Manhajm te Gjermanisë ka qenë në persoje profesionale për Kirurgji pankreatike dhe hepatobilare.
Eshtë magjister i shekcave mjekesore (shif më lartë tek biografia).
Eshte doktor i shkencave i promovuar nga Rektorati i Universiteti i Prishtines.(shif më lart tek biografia).
Me 26.04.2004 ka përfunduar trajnimin për mentor dhe shkathtësitë edukuese për nevoja të Fakultetit të Mjekësisë ne Prishtine.
Opusi shkencor dhe profesional i kandidatit shihet nga serioziteti i punimeve shkencore dhe profesionale të botuara në revista shkencore dhe profesionale. Eshtë anëtar i Shoqatës së kirurgve të përgjithshem të Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës.
Aktiviteti pedagogjiko-mesimor
Dr.Skender Shabani aktivitetin e vet pedagogjik e ka filluar para shumë vitesh, me vitin 1999. Në vitin 2007 zgjidhet asistent për lenden e Kirurgjisë në katedrën e kirurgjisë të FM ku edhe aktualisht vazhdon të punoj. Ka qenë mentor i shumë mjekëve rezident dhe mentor i shumë punimeve profesionale të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Përvojen e pasur profesionale dhe pedagogjike për shumë vite në mënyrë eksplicite e ka përcjellur te studentët dhe kolegët e tij, e që një pjesë e mirë e tyre sot janë mjekë, specialist dhe mësimdhënës të Fakultetit të Mjekësisë. Ka themeluar Spitalin e përgjithshem në Ferizaj,ka avansu statutin e disa reparteve te Klinikes së Kirurgjisë në Klinika. Prej tetorit të vitit 2004 deri në Dhjetor 2007 ka qene drejtor i Klinikes se Kirurgjise. Eshte anetar i shumë shoqatave profesionale. Ka botuar një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore dhe profesionale në revistat e vendit dhe jashtë.
Aktiviteti shkencoro- profesional
Publikimet shkencore e profesionale si autor dhe koautor
1.Teknika të zgjedhura në mjekimin e kolelithiases
Shabani S, QKUK Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Simpoziumi I pare I Kirurgve të Kosoves me pjesemarrje nderkombetare me mjek dhe stomatolog te SHBA-ve.dt.6-8.11.2002,punimi është I botuar në revisten KosovaJurnal of Sygrery volume I.faqe 27-31.
2. Indikacionet dhe metodat e zgjedhura për mjekimin e varicoceles
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S, Vishi I,Baftiu N,Murati S,Beka F,Sallahu F,Idrizi R.,punimi i botuar në Revsisten Praxis Medica.46-3 65.
3.Saktësia e ekografisë në përcaktimin e semundjes shkaktare te ikterit mekanik
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Murati S,Sallahu F,Musa Rr.,punimi i botuar në Praxis medica.2007
4.Kolecistiti kalkuloz si shkaktar i ikterit mekanik
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S.,Binishi R.,Baftiu N,Elezi,XH,Haxhirexha K,Dika F.,botuar në Revisten Medicus volumi V Nr.l 51-54
5.Trajtimi kirurgjik i tumoreve të pankreasit
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S.,Binishi R.,Baftiu N.,Vishi I.,Beka F,Murati S.,Idrizi R .,Musa Rr,botuar në Revisten “Medicis”volumi VI Nr.2 57-62
6. Krahasimi i diagnozes ekografike me ate oparative tek semundjet shaktare të ikterit mekanik
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Murati S,Idrizi R,Musa Rr.,i botuar në revisten Medicus Nr 2 Volumi 6 219-221 dhe në Praxis medica
7. Disa karakteristika të karcinomes se kolonit dhe rektumit që janë punuar kirurgjikisht në Kliniken tonë gjat vitit 1999.
Musa Rr,Vishi I,Shabani S,Murati S,Limani D,Krasniqi A,Elezi F,Idrizi R,i botuar në revisten “Medicus”nr.2 volumi 6 216-217
8.Aplikimi I Midazolamit perms kateterit peridural në terapinë e dhimbjes postoperative
QKUK-KAMI dhe Klina e Kirurgjisë Prishtinë
Baftiu N.Haxhirexha K,Shabani S,Elezi Xh,Vishi I,botuar në revisten “Medicus”Nr 1 volumi III 92-97
9. Okluzioni akut i enve mezenteriale
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Idrizi R,Shabani S,Bytyç R,Metushi S,Baftiu n.,Spahiu S,Musa Rr,Vishi I,Elezi F,Vishi I.,botuar „Medicus“ Nr.2 volumi 6 21-211
10. Trajtimi kirurgjik i hernive gjigante incisionale të murit abdominal me rrjetë Proleni
Spitali Regjional Ferizaj – Departamenti i Kirurgjisë
Bytyçi R,Vishi I,Shabani S,Metushi S,Idrizi R,Elezi F,Baftiu N,Spahiu S,Vishi N,botuar në revisten „Medicus“ volumi VI Nr.2 214
11.Trajtimi i mases gjigante abdominale
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Vishi I,Shabani S,Baftiu N,Kaqi M,Arifi H,prezentuar në Simpoziumin nderkombtar të Kirurgve shqiptar bashk me mjeket dhe stomatologet Ameikan mbajtur tetor 2004
12. Trajtimi kirurgjikal dhe i dhimbjes tek tumoret e lukthit
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Baftiu N,Kërqi M
Konferenca e pare Kombetare e dhimbjes 27-28 prill Tiranë
Me pjesemarrje Nderkombetare
13.Trajtimi kirurgjikal dhe I dhimbjes tek semundjet shkaktare të Ikterit Mekanik
QKUK-Klinika e Kirurgjisë
Shabani S,Baftiu N,Vishi I,Kaqi M
Konferenca e Dytë kombtare e dhimbjes 26-27 prill 2002 Tiranë me pjesemarrje nderkombtare
14.Trajtimi kirurgjik dhe i dhimbjes tek tumoret kolonit
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Kaqi M
Konferenca e Tretë kombetare e dhimbjes 25-26 prill 2003 me pjesemarrje nderkombetare
15.Lendimet abdominale me arme zjarri gjat vitit 2004
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Binishi R,Vishi I,Baftiu N,Kaqi M.
Konferenca e katërt “Anesthesia,Energency,Intensive Care,Pain” 26-27 mars 2004 Tiranë me pjesemarrje nderkombetare
16. Trajtimi i kacinomes së Kolonit si urgjncë në Kliniken e Kirurgjisë gjat vitit 2002
QKUK-Klinika e Kirurgjisë
Shabani S,Binishi R,Baftiu N, N,Beka F,Murati S,Kaqi M
Konferenca e 10-të Mediko-kirurgjikale 14-15 nëtor 2002 Tiranë me pjesemarrje nderkombetare
17. Tumoret e kolecistes të trajtuar në Kliniken e Kirurgjisë gjat vitit 2002-2003
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Binishi R,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Murati S
Konferenca e 12-të Mediko-Kirurgjikale 28-29 tetor 2004 Tiranë me pjesemarrje nderkombetare
18. Pankreatiti akut I trajtuar në Kliniken ton gjat vieve 2004-2005
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Binishi R,Vishi I,Baftiu N,Haxhirexha K,Beka F,Murati S,Shabani S
Konfernecae 13-të medico-kirurgjikale 27-28 tetor 2005 Tirane me pjesemarrje nderkombetare
19. Tumoret e rrugve biliare exstrahepatike të trajtuara në Kliniken tone gjat viteve 2004-2005
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Binishi R,Vishi I,Beka F,Murati S,Baftiu N,Shabani S
Vorkshopi “ONKOLOGJIA E TRAKTIT DIGJESTIV” 14-15 tetor Prishtinë
20. Ca e kolonit I trajtuar në Kliniken tone prej 2001-2005
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Vishi I,Baftiu N,Binishi R,Beka F,Murati S,Shabani S
Simpoziumi I 5-të I Onkologve të Kosoves 22 nentor 2003 me pjesemarrje nderkometare
21. Teknika të zgjedhura të mjekimit të Kolelithiases
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Binishi R,Baftiu N,Vishi I,Beka F,Sallahu F
Simpoziumi I-rë kirurgjik me pjesemarrje nderkombetare 06-08 nentor 2002 Prishtinë
22. Kolecistiti akut si shkaktar i ikterit mekanik
QKUK-Klika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Binishi R,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Muarti S,Sallahu F
Simpoziumi I 2-të Kirurgjik 16-18 tetor 2003
23.Apendiciti akut perforativ shkaktar i fistules enterale dhe imitues i neoplazmes së Kolonit
QKUK-Klinka e Kirurgjisë
Plakolli N,Limani D,Nuhiu B,Vishi I,Shanbani S,Tanaj H,Musa Rr,Idrizi R,botuar në Revisten “Medicus” Volumi VIII Nr.2 281
24.Koledochoduodenostomia si metode paliative ne mjekimine tumoreve të kokes së Pankreasit
Konferenca e I-re internacionale EMERGJENCA MJEKESORE
18-20 mars 2004
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Binishi R,Baftiu N,Vishi I,Beka F,Muarati S
25. Trajtimi plagve abdominale me arme zjarri në Spitalin regjinal të Ferizaj gjat vitit 2004
Spitali Regjional Ferizaj
Departamenti I Kirurgjisë
Vishi I,Shabani S,Baftiu N,Bytyçi R,Metushi S,Idrizi R
Trajtimi Multidisciplinar i Politarumes 25-26 shkurt 2005 me pjesemarrje nderkombetare Prishtinë
26. Saktesia e ekografise ne vendosjen e diagnozes tek semundjet shkaktare te ikterit mekanik
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Baftiu N,Beka F,Murati S,Idrizi R,Musa Rr
Simpoziumi i IV shkencor nderkombtar « Ultrasonografia diagnostike ne mjekesi » 8-9 qershor 2004
27. Kirurgjia Kosovare e pas lultes-mungesat dhe sfidat e saj
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Beka F,Vishi I,Murati S,Idriz R,Musa RR
Internacional confernce UNITI DAL MARE Chieti-Pescara Italy 19-21 maj 2005
28.Sterilisation practices at the university clinical centre of Kosova-time for action
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Raka l,Mulliqi-Osmani Gj,Vishaj A,Sejdiu P,Buzhala P,Dedushaj I,Gjergji T,Shabani S,Murati S,Beqiri L,Pireva S
Sixh international conference of the Hospital Infection Society 15-16 october 2006 Amsterdam the Nederlands
29.Ikteri obstructiv
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Vishi I,Murati S,Beka F,Idrizi R,Musa Rr,Haxhirexha K
Simpoziumi i trete nderkombetar i kirurgjisë së përgjithshme 15-16.10.2008 Prishtinë
30.Kirurgjia Kosovare e pasluftes-Nevojat dhe sfidat –round taibel
QKUK-Klinika e Kirurgjisë
Shabani S,Vishi I,Murati S,Beka F,Idrizi R
106 Congres Français de Chirurgie – Paris 7-9 october 2005
31.Kirurgjia Kosovare e pasluftes- Nevojat dhe sfidat –round taibel
QKUK-Klinika e Kirurgjisë Prishtinë
Shabani S,Beka F,Vishi I,Murati S,Idrizi R,Musa Rr
Deutsche Gesellschaft fyr Chirurgie 123 kongres 2-5 Mai 2006,ICG Berlin
32.Pjesemarrja aktive si antar i komitetit organizativ në INTERNATIONAL CONGRES ON HYPOSPADIAS SURGERY,2-5 September 2007,Prishtinë
33.Persosja profesionale për Kirurgji pankreatike dhe hepatobiliare në Qendern Klinike universitare – Kliniken e Kirurgjisë Viscerale të Fakultetit të Mjekesise në Manhajm te Gjermanisë tetor-nentor 2008 e vleresuar me 4 pikë.
34.Pjesemarrja në Simpoziumin “Chirurgische Kultur” në Klinikum Manheim gGmbH UniversitatKlinikum,25.10.2008.
35.Pjesemrrja në Simpoziumin për koloproktologji Manheim Gjermani 8.11.2008 e vleresuar me 7 pikë
36.Pjesemarrje edhe ne shume takime tjera profesionale gje te cilen e argumentojnë Çetifikatat nga keto takime.
Punon në Klinikë e Kirurgjisë abdominale të QKUK në Prishtinë .

error: Content is protected !!