Skenderaj, komuna ku dënohesh Po qe se hedh bërllok

loading...


Dikur ndër komunat më të varfra të vendit, Skenderaj ka nisur rrugëtimin për t’u shndërruar një qytet ku jeta e njerëzve lehtësohet nga qeverisja dhe investimet komunale.

Komuna e Skenderajt është e para që i ka bërë gati dokumentet për planifikim hapësinor (siç është plani zhvillimor komunal dhe harta zonale) dhe komuna e vetme të ketë shqiptuar kaq shumë gjoba, gjithsej 45, për ndotje të mjedisit nga janari 2019. 

Para 3 vjetëve, kur Bekim Jashari mori pushtetin për të qeverisur komunën shumëçka ishte e jashtëzaonshme dhe e paparashikueshme. Komuna që nga paslufta ishte qeverisur nga PDK, përnjëherë e kishte një kandidat të pavarur. 

Jashari zgjodhi një formë tjetër nga kandidatët e tjerë për kryetarë komunash duke u mos paraqitur në debate publike, kështu që premtimet e tija për Skenderajn u dëgjuan në tubimet elektorale dhe takime me qytetarë, pa reklama të mëdha.

Kjo formulë u tregua e suksesshme ngase arriti t’i bindte 85 % të qytetarëve të Skenderajt se ai është i duhuri për kryetar.

Përderisa niveli i transparencës dhe hapësirës për kritikë në komunë është rritur, qytetarët vazhdojnë të përballen me probleme me ujin, kanalizimin dhe varfërinë. 

Tri vite pas zgjedhjeve, Bujar Shala banor i fshatit Burojë kujton premtimin që ia kishte dhënë kryetari Jashari për rregullimin e udhës.

Bujar Shala, banor i fshatit Burojë, Foto:KALLXO.com

“Besën po ta jap, më ka thënë Bekim Jashari, se kena me ta shtru këtë rrugë”, thotë Shala.

udha “Dëshmorët e Burojës” ka një gjatësi prej 400 metrash dhe mosasfaltimi u ka krijuar probleme banorëve.

udha e paasfaltuar në fshatin Burojë, Foto: KALLXO.com gusht

Fshati ku lindi presidenti i tanishëm Hashim Thaçi përveç udhës kishte probleme edhe me kanalizimin, të cilin banorët e ndërtuan me vetëfinancim.

“E kemi pasë edhe kanalizimin pa e lidhë këtu, këtë e kemi kry me vetëfinancim. Beso që kredi jam hi edhe e kam kry se s’ kemi pasë qare”, rrëfen Shala.

3 kilometra nga Buroja ndodhet fshati Llaushë. Aty Liridon Geci rrëfen se kanë probleme me udhën “Sami Geci”.

udha e paasfaltuar në udhën “Sami Geci” në Llaushë; Foto: KALLXO.com, gusht

“Unë kam bë kërkesa kur janë mbajtë dëgjimet buxhetore, ia kam prezantu Komunës edhe me fotografi A4, e kanë pa se në çfarë gjendje është”, rrëfen ai. Geci tregon se një herë në rrjetet shoqërore kryetari i ishte përgjigjur se udha është në plan të ndërtohet por akoma s’ kanë nisur punimet.

Liridon Geci, banor i fshatit Llaushë; Foto:KALLXO.com

Në anën tjetër, trotuari në udhën “Ilaz Kodra” në qendër të qytetit është shumë i dëmtuar dhe vështirë i kalueshëm sidomos për karroca, anipse kjo rrugë është mjaft e frekuentuar.

Trotuari i dëmtuar në udhën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, Foto: KALLXO.com gusht

Mirëpo, Komuna ka në plan që këtë vit përgjatë kësaj rruge të ndërtojë një bulevard.

“Këtë vit fillon dhe ndërtimi i bulevardit në udhën “Ilaz Kodra”, i cili do të këtë hapësira të gjelbra, sportive e rekreative”, ka thënë Jashari në muajin gusht.

Premtimet për ndriçim publik

Banorët e udhës “Rasim Kiqina” në qytetin e Skenderajt janë ankuar disa herë se ndihen të rrezikuar për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Ndriçimi është premtuar se do kryhej me buxhetin e vitit 2019 mirëpo në një përgjigje Komuna ka thënë se projekti është i përfshirë vetëm në buxhetin e vitit 2020.

udha e pa ndriçuar në udhën “Rasim Kiçina” në Skenderaj, Foto: KALLXO.com korrik

Gjatë një dëgjimi buxhetor më 26 gusht 2020 njoftoi se këtë vit po fillon projekti i ndriçimit publik në udhët e Lagjes 6, udha “Rasim Kiqina”, udha e re nga parku te Policia, udhët e lagjes te tregu (objektet e Socialit), ndriçimi te  parku “Idriz Rreci”, te shkolla “Shaban Jashari” etj.

Mungesa e ujit të pijes

Komuna e Skenderajt është një nder qytetet që akoma s’ e ka të zgjidhur problemin me ujë të pijes. Ndonëse Komuna e sheh të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm pasi projektet kanë filluar, por ujë s’ ka. Kjo pasi që akoma s’ është rregulluar kyçja individuale për banorët që janë në projekte.

“Deri në marrjen e mandatit kanë qenë 10 fshatra të cilat kanë qenë të kyçura ne rrjetin e Ujësjellësit, ndërsa qe nga ardhja e kryetarit Jashari në krye të Komunës, kemi përfshirë edhe 14 fshatra, që gjithsej 24 fshatra e kanë të rregulluar çështjen e ujit të pijshëm”.

Zyra për Informim ka treguar se këtë vit janë duke realizuar projektin për rregullimin dhe kyçje në ujësjellës edhe për 8 fshatra: Rezallë, Marinë, Llaushë, Likoc, Makerrmal, Ticë, Plluzhinë, Abri e Poshtme dhe Murgë.

Një ndër fshatrat që përballet me mungesë të ujit është Kuçica. Në këtë fshat është planifikuar të ndërtohet edhe Penda e Kuqicës, e cila do të zgjidhte problemin me ujë të 200 mijë banorëve, që rrjedhimisht furnizon me ujë jo vetëm fshatrat e Skenderajt por edhe të Drenasit dhe Malishevës. Projekti mbi një dekadë ka mbetur në letër, e kryetari Jashari është në pritje të donatorëve dhe mbështetjes së Qeverisë për ta shtyrë përpara.

“Pas ardhjes sime në udhëheqje të Komunës kam riaktualizuar projektin e Pendës së Kuqicës dhe jemi duke kërkuar donatorë e investitorë për të realizuar këtë projekt strategjik për komunën tonë, i cili do të siguroj ujë të pijshëm 24 orë për banoret e komunës sonë, Drenasit dhe një pjese të Malishevës”, ka thënë ai në një dëgjim buxhetor në gusht.

Banorët e këtij fshati në mungesë të ujit detyrohen që të kalojnë kilometra për t’u furnizuar me ujë të pijes.

Hajriz Selimi është njëri prej qytetarëve që para kamerës së KALLXO.com ka treguar se para tri viteve janë vendosur vetëm gypat por që nga ajo kohë asgjë më s’ është bërë.

Hajriz Selimi, banor i fshatit Kuqicë; Foto: KALLXO.com

“Që tri vjet janë ardhë këtu, i kanë vendos gypat edhe kurrgja ma. Na duhet me bajtë ujë dikush 1 kilometër te ky fshati pranë [Klinë e Mesme] me marrë në çeshme, e qishtu kah të mujmë duhet me marrë. Edhe qato punë qe i kanë kry, janë ba keq se s’ i ka kontrollu kurrëkush, sa rrijnë në zyre është mirë me dalë me këqyrë më ba diçka për këtë popull se pa ujë s’ jetohet”, tha Selimi.

Përveç shpresës në digën e Kuqicës, qytetarët që ‘vuajnë’ nga mungesa e ujit të pijes shpresat i kanë vendosur edhe të një çezme publike në qytetin e Skenderajt. Punimet për ndërtimin e çezmës publike dhe fontanës moderne kanë filluar në korrik.

E për këtë, kryetari Jashari tha se do të përfundojë brenda dy muajve,

“Qytetit tonë historik brenda 2 muajve do t’i shtohet edhe një projekt kreativ dhe shumë i rëndësishëm për nevojat e qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës”, ka thënë Bekim Jashari përmes një shkrimi në “Facebook”, më 15 korrik.

Ambienti

Të dhënat që KALLXO.com ka siguruar tregojnë se në Komunën e Skenderajt kanë qenë 94 deponi të identifikuara sipas raportit zyrtar, nga shuma e përgjithshme janë eliminuar rreth 78 deponi ilegale dhe kanë mbetur rreth 16 të tilla.

Në komunën e Skenderajt mbeturinat grumbullohen në 31 fshatra ndërsa 18 fshatra janë pa shërbim te cilat do t’i përfshijmë në shërbim gjatë këtij viti.

KALLXO.com ka identifikuar disa deponi nëpër udhët e qytetit dhe fshatrave të Skenderajt.

Deponi ilegale është parë në udhën “Nëna Tereza” në Lagjen 3 të qytetit të Skenderajt.

Mbeturina në udhën “Nënë Tereza” në Skenderaj/ Foto: KALLXO.com gusht

Gjithashtu edhe në fshatin Burojë, përkatësisht përgjatë udhës “Mulla Ilaz Buroja”.

Deponi ilegale në udhën “Mulla Ilaz Buroja”

Mbeturina janë parë edhe në oborrin e shkollës fillore “Kuvendi i Drenicës”.

Qytetarët janë ankuar edhe për ndotjen e lumit Drenica që kalon në fshatin Tushilë. E gjithë ndotja sipas zyrtarëve komunalë të Skenderajt vjen nga një kompani që të mbeturat e produktit prodhues po i hedh në lumë.

Kjo Komunë ka gjobitur kompaninë me 500 euro dhe ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit që konform ligjit të ujërave, të ndërmarrin masa ndaj operatorit. Mirëpo përveç ndotjes së ujit, KALLXO.com ka vërejtur edhe mbeturinat që hidhen rreth shtratit të këtij lumi.

Ndotja e lumit “Drenica” në fshatin Tushilë, foto e huazuar nga një qytetar
Lumi “Drenica” me mbeturina në fshatin Tushilë, foto: KALLXO.com gusht

Por, pamje e mirë s’ është as në parkun “Idriz Rreci” në qytet. Ky park u përurua më 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe kap vlerën 75 mijë euro.

Hapësira e gjelber dhe pushimoret janë të mbushura me mbeturina që përveç saj edhe disa lodra janë të prishura. Ky park është shumë i frekuentuar nga të gjitha moshat.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga ky park i mbushur me mbeturina përreth, në në të ardhmen gushti.

Parku “Idriz Rreci” në Skenderaj – Foto: KALLXO.com gusht
Parku “Idriz Rreci” në Skenderaj – Foto: KALLXO.com gusht
Parku “Idriz Rreci” në Skenderaj – Foto: KALLXO.com gusht

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2019 deri në fund të muajit gusht kanë shqiptuar 35 gjoba për ndotje të mjedisit.

Në Skenderaj investimet në ambient dinë edhe të dështojnë. Një hulumtim i KALLXO.com në muajin korrik kishte zbardhur se pranë 40 mijë euro të investuara në drurë dekorativë kanë shkuar posht.

Të dhënat tregojnë se mbi 200 drurë dekorativë të mbjellë vitin e kaluar janë tharë në pjesë të ndryshme të Skenderajt.

Tenderi me titullin “furnizim me fidane, drunj dekorativ dhe lule të ndryshme për gjelbërimin e qytetit në Skenderaj” ishte dhënë në muajin shtator të vitit të kaluar për kompaninë ‘Agrocoop’. ndërsa, mbjellja e tyre është bërë në muajin dhjetor.

Komuna e Skenderajt kishte thënë për KALLXO.com se i kanë dërguar kërkesë kompanisë për zëvendësimin e tyre.

Në anën tjetër, nga kompania “Agrocoop” kishte thënë se është bërë pranimi teknik pas mbjelljes e që për mirëmbajtjen shtojnë se ka qenë kompetencë e Komunës së Skenderajt dhe jo e tyre.

Arsimi

Në komunën e Skenderajt janë dy çerdhe me gjithsej 129 fëmijë. Njëra në qytetin e Skenderajt ndërsa tjetra në Banjë të Runikut, e banuar me shumicë serbe.

Kjo komunë ka nisur ecuritë për ndërtimin edhe të dy çerdheve për fëmijë, njëra tek shkolla fillore “Shaban Jashari” me financim të Komisionit Evropian dhe tjetra te shkolla teknike “Anton Çetta” me bashkëfinancim të Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Mirëpo, objekti disavjeçar i gjimnazit që mban emrin e babait të kryetarit njëherësh heroit “Hamëz Jashari”, në Skenderaj, është në kushte të mjerueshme. Ndonëse objekti i ri modern është ndërtuar, akoma s’ dihet se kur do të funksionalizohet.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje nga objekti i vjetër i gjimnazit “Hamëz Jashari”.

Gjendja e banjos së djemve në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj Foto: KALLXO.com gusht
Dyshemeja në një klasë në gjimnazin “Hamëz Jashari” Foto: KALLXO.com gusht

Lidhur më këtë çështje, për KALLXO.com kryetari Jashari në muajin qershor kishte thënë se objektin e vjetër do ta rinovojnë tërësisht dhe nxënësit do të kthehen përsëri në atë objekt.

“Ideja është se pasi të hapet gjimnazi i ri, të barten nxënësit atje, dhe do e rinovojmë jmë objektin e vjetër komplet. Projekti është bë, jashtëzakonisht i mirë. Kemi mëndu që prapë ta kthejmë gjimnazin aty, dhe shkolla e re gjimnazi do të zhvendoset shkolla teknike, ndërsa objektin e shkollës teknike “Anton Qetta” ta kthejmë në shkollë fillore, prejse qyteti ka nevojë edhe për një shkollë fillore qe nxënësit ta kryejnë vetëm më ndërrim”, ka thënë ai për KALLXO.com

Të dhënat tregojnë se numri maksimal i nxënësve në një klasë është 37 dhe është në shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, ndërsa numri minimal i nxënësve në një klasë është 3, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Enver Haliti” në Lubavec.

Nga 27 institucione arsimore në këtë komunë, një shkollë – “Elena Gjika” në fshatin Makërmal, punon me tri ndërrime. 17 të tjerat punojnë me nga një ndërrim dhe 9 me nga dy ndërrime.

Gjatë mandatit të Jasharit është ndërtuar shkolla e re “Dëshmorët e Qyqavicës“, në Qirez, ndërsa janë duke vazhduar punimet edhe shkollat në Polac, Makermal dhe Qubrel. ndërsa janë rinovuar shkollat:  “Ahmet Delia – Skenderaj, “ Skender Skenderi” – Vajnikë, “Fehmi Rama” – Likoc, “Pavarësia” – Krasaliq, “Malush Ahmeti “ – Rezallë, “Bashkim Sadiku “ – Tushilë, “Faik Dragaj” – Leçinë, Abedin Rexha – Turiçec, “Shotë Galica” – Runik, “Idriz Barani – Klinë e Epërme, “Ismet Rrahmani” – Aqarevë, “ Enver Haliti” – Lubovec.

në atë kohë, dalje emergjente ne qytetin e Skenderajt dhe fshatra kanë 10 shkolla, ndërsa 17 të tjera s’ kanë.

Siguria dhe reagimi emergjent

Në komunën e Skenderajt, sipas raporteve të Policisë, aksidente më së shumti ndodhin në udhët “Azem Bejta” dhe “Ilaz Kodra” . ndërsa, sipas raportit të inspektorit të komunikacionit, në komunën e Skenderajt janë të shenjëzuara rreth 80% të udhëve.

Komuna e Skenderajt në muajin qershor ka vendosur katër pengesa në rrugë për ngadalësimin e qarkullimin e automjeteve në udhën “Ilaz Kodra” dhe në dy udhët anash, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Pengesa e vendosur në udhën “Ilaz Kodra”, Foto:KALLXO.com

Komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari ka një plan për reagim emergjent e që testi i reagimit është bërë në vitin e kaluar.

Reshjet e rrëmbyeshme të muajit gusht 2020 kanë shkaktuar vërshime në qytet e në fshatrat përreth. Sipas të dhënave të Komunë, vendet që janë në rrezik nga vërshimet janë Lagjja 3 në Skenderaj, fshati Klinë e Epërme, Llaushë, Tushilë, Turiqefc.

KALLXO.com ka raportuar më 17 gusht se udha “Sala e Hamit Jashari” në qytet është vërshruar nga uji.

Mirëpo, për më shumë se dhjetë ditë nga vërshimet, kjo rrugë s’ ishte pastruar nga balta.

udha e papastruar pas vërshimeve në “Sala dhe Hamit Jashari” Foto:KALLXO.com 24 gusht 2020

Kur jemi të siguria, qytetarët që kalojnë përgjatë udhës “Merita Murtezaj” s’ po ndihen të sigurt ngaqë telat e energjisë elektrike janë të varur në një pemë të hollë që rrezikon edhe të rrëzohet.

Shtylla elektrike që rrezikon banorët në udhën “Merita Murtezaj” Foto:KALLXO.com 24 gusht 2020

Shëndetësia

Sistemi shëndetësor në këtë komunë është i përbërë me pesë qendra të mjekësisë familjare – QMF (Likofc, Qirez, Turiçfec, Runik dhe Prekaz i Epërm ) dhe tetë ambulancave familjare – AMF : (Polac, Rezallë, Açarevë, Qubrel, Izbicë, Klinë e Epërme, Llaushë dhe Klladernicë).

Drejtori i QKMF-së ka treguar se s’ kanë mungesë mjekësh në asnjë fshat dhe se ka mjaftueshëm por jo edhe mjek familjar.

“Numri i mjekëve familjarë do te duhej të ishte 26 e tash janë vetëm 7 mjekë familjarë. Për shkak të politikave qe s’ kanë favorizuar mjekësinë familjare, mjekët e rinj ose orientohen në specializime tjera të ngushta ose po e braktisnin me të madhe vendin. Vetëm gjatë dy-tre vjetëve të fundit, kanë migruar mbi 10 mjekë”, ka thënë Veliu.

Problematikë tjetër, sipas tij, qëndron kryesisht në mungesën e vijave të rregullta të transportit ( autobusëve), ku mjekët shpesh janë të detyruar të udhëtojnë në kushte jo të mira transporti dhe të mos arrijnë në kohën e duhur në punë.

Duke shtuar se kjo ndodhë sidomos gjatë kohës se pushimeve të shkollave, kur linjat e autobusëve s’ mbahen rregullisht.

Për KALLXO.com Veliu bëri të ditur se të gjitha pikat ku ofrohen shërbime të kujdesit shëndetësor (QMF dhe AMF), vizitohen nga mjeku së paku një deri tre herë në javë, ndërsa në QMF mjeku punon çdo ditë.

në atë kohë, QKMF në Skenderaj ka 6 autoambulanca (që kanë ardhur si donacione, ndërsa vetëm njëra është blerë nga Komuna). Autoambulanca më e re ka 6 vite, ndërsa tjerat janë kryesisht autoambulanca më të vjetra dhe kanë ardhur si donacione nga bashkatdhetarët – Suedia.

Në QKMF Skenderaj funksionon laboratori biokimik-hematologjik, ndërsa janë edhe 4 laboratorë biokimikë-hematologjikë në sektorin privat. Laboratori në QKMF deri tash ka kryer analizat me të domosdoshme hematologjike dhe biokimike.

“Tash vonë kemi pranuar një aparat të ri, i cili është në gjendje të kryejë më shumë së 150 procedura biokimike, që për fat të keq, për shkak të problemeve me procedura prokurimi dhe mungesës se konkurrencës se kompanive ofertuese deri sot s’ kemi arritur ta pajisim me reagensit e nevojshëm edhe pse tenderët janë shpallur me kohë”, thotë ai.

Në kuadër të QKMF funksionon edhe shërbimi i kujdesit dentar, ku janë të punësuar 3 mjekë stomatologë (njëri mjek specialist).  Ofrohen shërbime të kujdesit parandalues.

I pyetur për kohën e reagimit e ambulancës në secilin cep të komunës, drejtori ka deklaruar se nga momenti i marrjes se informatës e deri të arritja në cak, koha e reagimit është nga 5  deri në 20 minuta, shërbimet e tilla ofrohen vetëm për raste emergjente.

KALLXO.com më 24 prill kishte raportuar se E.V. nga fshati Prekaz i Epërm i komunës së Skenderajt është ankuar se gruaja e tij s’ ka pranuar atë natë ndihmë nga Klinika Emergjente në këtë komunë pasi që dhembjet e dhëmbit sado që të jenë të mëdha, s’ po konsiderohen si rast emergjent nga QKMF.

Veliu kishte deklaruar se dhimbje të kësilloji s’ konsiderohen raste emergjente, e që sipas tij, edhe autoambulanca ofrohet vetëm për raste emergjente.

Gjithashtu asokohe kishte thënë se si QKMF s’ kanë kapacitete që të ofrojnë shërbime për të gjitha thirrjet që s’ kanë të bëjnë me raste emergjente, pasi që edhe ekipi i ndërrimit punon vetëm për ato raste.

ndërsa për rifunksionalizimin e punës në gjinekologji, nga kjo komunë ka deklarurar se janë në përgjigje që ta pajisin repartin e gjinekologjisë me mjekë. Kjo pasi që pranë tetë muaj s’ është duke punuar, për shkak të mungesës së gjinekologëve. Dy të cilët kanë punuar në këtë repart, së fundmi kanë dalë në pension.

Në anën tjetër, kryetari Jashari në këtë muaj gjatë një takimi me qytetarët është zotuar se nga viti i ardhshëm për secilën lindje do të japin dhuratë nga 100 euro.

Autobusët pa stacion

Ndonëse çështja e Stacionit të Autobusëve ishte e zgjidhur anipse kishte nevojë për një intervenim infrastrukturor, qeverisja e Bekim Jasharit i kanë  kompanitë e udhëtimit pa strehë.

Komuna e Skenderajt në vendin ku ishte Stacioni e Autobusëve ia ka dhënë pronën me qira një biznesi që të ndërtohet një supermarket.

Si rrjedhojë, autobusët janë zhvendosur përkohësisht në një vend tjetër disa metra më larg.

“Stacioni” i ri i autobusëve në Skenderaj, Foto: KALLXO.com gusht

Kompleksi memorial në Marinë

Një prej punëve që kryetari Jashari e kujton si sukses gjatë këtyre viteve të qeverisjes së tij është ndërtimi i një kompleksi memoral në Marinë, ku prehen 158 dëshmorë të Drenicës.

Ky kompleks u përurua në tetor të vitit 2018.

“Unë s’ mund të lejoja që në shënimin e përvjetorëve të dëshmorëve , të ditës së flamurit, ditës së Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së të vendosnim lule pranë varreve të dëshmorëve, ku s’ mund të dalloheshin emrat e tyre të shënuar në dërrasa druri. Mua s’ më lejonte ndërgjegjja ime që të qëndroja në karrige në zyrën time, ndërsa varret e dëshmoreve të mos dihen se ku janë, pa trajtimin e duhur institucional”, kishte thënë ai gjatë inaugurimit.

Kompleksi memoral në Marinë, foto: KALLXO.com gusht
Kompleksi memoral në Marinë, foto: KALLXO.com gusht

Ndonëse akoma s’ janë bërë dy vite, emrat e dëshmorëve të shkruar nga varre kanë filluar që të fshihen duke rrezikuar që mos të arrihet të dallohen.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga këto varrezat në të cilat emrat kanë filluar të fshihen.

Zhvillimi ekonomik

“I ka dek nana haraqit në Skenderaj, duhet me ua hap udhën investitorëve vendor dhe të huaj”, është frazë që kryetari Jashari disa herë e ka përmendur nëper intervistat e tij publike sado që janë të rralla.

Në kuadër të hapjes së vendeve të reja të punës, Jashari që nga dita kur mori timonin e Skenderajt, ka përmendur një park të biznesit në fshatin Marinë. Mirëpo që kjo të realizohet është duke tentuar që të sjellë investitorë.

“Jemi duke u angazhuar  në sjelljen e investitorëve në komunën tonë dhe tani jemi në fazën e fillimit të investimeve infrastrukturore në parkun e biznesit pasi e kemi kthyer tokën në pronësi të komunës. Kështu do të krijojmë kushte të favorshme për investitor për të hapur vende të reja të punës”, ka thënë Jashari gjatë një dëgjimi buxhetor në muajin gusht.

ndërsa theksojmë se në kohë pandemie, Komuna e Skenderajt për të ndihmuar bizneset komunale dhe OJQ-të ka marrë vendim për lirimin e bizneseve nga taksa e shfrytëzimit të hapësirave publike dhe përkrahjen e OJQ-ve me hapësira të zhvillimit të aktiviteteve të tyre pa pagesë.

Shpenzimet e Komunës për karburante, dreka, darka dhe telefona

KALLXO.com ka siguruar shpenzimet e Komunës dhe të kryetarit që nga viti 2017 deri në muajt e parë të 2020.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet në derivate për automjete në vitin 2018 kane qenë 78,522.34 euro, për vitin 2019 74,368.20 euro ndërsa këtë vit 25,116.73 euro.

në atë kohë, shpeznimet për dreka dhe darka në vitin 2018 është 27,527.77 euro, për vitin 2019 27,356.95 euro dhe në këtë vit janë shpenzuar 3,182.60 euro.

Në vitin 2018 janë shpenzuar 14,504.27 euro për telefon, përderisa në vitin 2019 16,464.83 euro dhe për vitin 2020 janë shpenzuar 5,833.86 euro.

Bujqësia

Prioritet i Bekim Jasharit gjatë këtyre tri viteve qeverisje ka qenë sektori i bujqësisë.

Për tri vitet e qeverisjes janë përkrahur gjithsej 850 fermerë me grante të ndryshme si: Bimë mjekuese aromatike, serra, dredhëza, mjedra, boronicë, bashkë me imputet përcjellëse dhe treg të sigurt,  përkrahje me shpezë dhe shtazë shtëpiake, bletë, motokultivatorë me frezë apo kositëse, serra etj.

Të dhënat nga Komuna tregojnë se në vitin 2018 janë ndarë 48 mijë euro ndërsa në bashkëpunim me organizata/">organizata dhe participimin e fermerëve buxheti është rritur në vlerë 164,351 euro.

Për vitin 2019 janë ndarë 60.000 euro, ndërsa në bashkëpunim me organizata dhe participimin e fermerëve buxheti është rritur në vlerë 155,289 euro.

ndërsa, për këtë vit Drejtoria për Bujqësi ka ndarë buxhet 178,390 euro ndërsa shtojnë se ky buxhet pritet të rritet në rreth 400 mijë euro nga bashkëpunimet me organizata me të cilat kemi nënshkruar memorandume të bashkëpunimit.

Sporti dhe kultura

Të dhënat e Komunës thonë se buxheti i paraparë për Drejtorinë e Kulturës për vitin 2020 është 105,000 euro, ndërsa për vitin 2019, ishin të parapara 245,719, ndërsa për vitin 2018 ishin të parapara 72,642 euro.

në atë kohë, Komuna e Skenderajt vitin e kaluar ka filluar ndërtimin e një poligoni multifunksional në Skenderaj, i cili përveç fushave sportive do të këtë dhe vendparkingje të mjaftueshme për vetura.

Në anën tjetër kjo komunë ka ndërtuar një fushë sportive në Runik, e në fazën finale të ndërtimit të poligoneve sportive në Prekaz, Leqinë, Turiqec, Rezallë dhe Ticë.

ndërsa, kanë nisur ecuritë për përfundimin e punimeve të palestrës sportive me qytet.

“Për vitin e ardhshëm do të fillojmë ndërtimin e poligoneve sportive në bashkësitë tjera lokale”, ka thënë Jashari gjatë një dëgjimi buxhetor në gusht.

Kur jemi të sporti, komuna e Skenderajt ka një ekip të volejbollit të vajzave që është mjaft i suksesshëm jo vetëm në arenën vendore.

Vajzat e KV Skenderajt e kanë fituar Kupën e Kosovës më 28 mars 2019. Komuna e udhëhequr nga Bekim Jashari në dhjetor të vitit të kaluar kishte ndarë 1.000 euro shpërblim për klubin e volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e vajzave, i cili fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Zyra për Informim ka bërë të ditur se për Klubin e Volejbollit gjatë vitit 2019 janë paguar 4,500 euro, ndërsa për vitin  2020 janë të paguara 2,500. ndërsa, për vitin 2018 për klubin e futbollit KF Drenica ishin ndarë 51,800 euro, ndërsa për vitin 2019 ishin ndarë 109,500.00 euro, ndërsa për vitin 2020 janë ndare 38,500 euro.

Kryetari Jashari ka deklaruar po ashtu se kanë përkrahur ekipet sportive me mjete buxhetore në këtë kohë pandemie në vlerë totale prej 40 mijë euro.

Raporti i Auditorit 2018-2019

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për vitin 2018 i kishte dhënë Kommunës së Skenderajt 18 rekomandime për adresim të shkeljeve dhe dobësive të identifikuara.

Gjatë vitit 2019, sipas vlerësimeve të Auditorit janë zbatuar vetëm 4 nga 18 rekomandimet e dhëna. Por, Komuna e Skenderajt s’ është pajtuar me këtë konstatim të ZKA-së, duke pretenduar se ka zbatuar 10 nga 18 rekomandimet e pranuara në vitin 2018. ndërsa, në vitin 2019, Zyra Kombëtare e Auditimit i ka dhënë komunës së Skenderajt edhe 16 rekomandime për t’i zbatuar gjatë vitit 2020.

Gjatë dy viteve janë hasur shkelje të bëra në prokurim, kryesisht në vlerësimin e ofertave apo zbatim të kontratave. Madje, sipas Auditorit, kishte raste kur Komuna kishte paguar shërbime dhe punë që s’ ishin kryer aspak në kontratën për renovim të objekteve shkollore.

Borxhet e Komunës

Kryetari i Skenderajt ka arritur të ulë dukshëm borxhet e Komunës ndaj furnitorëve. Jashari nga qeverisja paraprake kishte trashëguar një borxh mbi 1.5 milion euro.

Pasqyra e obligimeve të papaguara ndaj furnitorëve vitit 2018 ishte 403,560€ apo pranë 66% më të ulëta se vitin paraprak (obligimet e vitit 2017 ishin 1,174,280), sipas raportit të Auditorit të vitit 2018.

Kjo sipas Auditorit ka ardhur kryesisht si rezultat i ekzekutimit të një numri të lartë të pagesave me vendime gjyqësore, “pasi Komuna ju ka dhënë përparësi shlyerjes së obligimeve paraprake”.

ndërsa në raportin e vitit 2019 thuhet se pasqyra e detyrimeve të papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit 2019 ishte 55,860€. Këto detyrime janë bartur për t’u paguar në vitin 2020.

Barazia gjinore dhe prona                                               

“Ju do të jeni pjesë e atij stafi, jo ashtu si e thotë ligji minimum 30%, por unë besoj që ai do të jetë vetëm minimum, pragu, por besoj do të jeni edhe 50%”, kishte thënë kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë fushatës zgjedhore me gratë në Skenderaj.

Por këtë premtim s’ e realizoi si në fillim të mandatit. Nga 11 drejtori sa ka kjo Komunë janë vetëm 3 gra që u  është besuar udhëheqja e drejtorive. Si rrjedhojë i bie së janë 27.3 për qind gra, duke mos prekur as minimumin.

Sanije Ahmeti, drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit; Sanije Hoxha, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Emine Rrecaj, drejtoreshë për Administratë.

Kur jemi të barazia gjinore, gruaja e kryetarit Jashari s’ posedon asnjë pronë në emer të saj. Kjo sipas përgjigjes se tyre është sepse “prona aktuale është në emër të gjyshit të Bekim Jasharit”.

“Megjithëkëtë kryetari Jashari gjithmonë bën përpjekje që të fuqizojë pozitën e gruas në shoqëri përmes vendosjes së grave në pozita udhëheqëse”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Lidhur me këtë, të dhënat tregojnë se përqindja e grave të punësuara në Komunë është rreth 25 për qind, ku në total janë gjithsej 56 të punësuara.



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *