Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë



Skriptoret që gjenden afër fakultetit të Mjekësisë po e shkatërrojnë Mjekësinë







Burimi: Gazeta Realiteti

Në këto skritptore mund të gjenden të gjitha testet e gatshme të çdo provimi në Mjekësi. Këtë e dinë të gjithë studentët, mjafton që të shkoni dhe i shihni të githa të vërtetat me sytë e juaj.

Fatkeqësisht studentët po i marrin testet nga këto skriptore dhe po i mësojnë përmendësh duke kryer provime në Mjekësi sikur të ishte provim ose test i Autoshkollës dhe kështu duke prodhuar mjekë, infermierë, fizioterapeutë, stomatolog etj gjysmak ose të rrejshëm.

Poashtu në këto skriptore po bëhen edhe printime, kopjime, skanime etj të librave të ndryshëm duke mos e pasur fare të drejtën autoriale dhe kështu duke e dëmtuar tepër shumë autorët e librave.

Shih edhe:  Engineering study shows renewable energy will enhance power grid's resilience -- ScienceDaily

E njejta situatë ndodhet në të gjitha fakultetet pra po prodhojmë njerëz me fakultet por me fakultet të “Autoshkollës”.

Ju personeli akademik i fakultetit të Mjekësisë dhe fakulteteve tjera duhet t’a dini që pyetjet tuaja të testeve gjenden në këto skriptore në kompjuterat e tyre ose në flash memoriet e tyre. Poashtu librat tuaja po kopjohen dhe printohen në masë të madhe duke iu shkaktuar juve humbje të madhe të mundit tuaj.

Merrni masa sa më shpejt duke i ndryshuar testet sa më shpesh dhe duke e mbrojtur me ligj të drejtën autoriale sepse Kosova viteve të fundit po mbushet me personel të testeve ose provimeve si të “Autoshkollës”./Gazeta Realiteti

Shih edhe:  Ja sa përqind e stafit të QKMF-së në Prishtinë e kanë kaluar Covid-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *