loading...
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve është shtyrë për ndonjë ditë tjetër derisa sot ka pasur mungesë të kuorumit.
Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonin Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Propozuesi i këtij komisioni, Haxhi Avdyli, tha se mungesa e kuorumit po ndodh derisa deputetët po kanë mbledhje të komisioneve të tjera dhe për shkaqe shëndetësore.