Sot në mbledhjen e qeverisë u diskutua edhe për hapjen e kufirit ajror

loading...

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporteve.

E Diel, 7 Qershor 2020 – 13:25
albinfo.ch

“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme, me lejen tuaj do të fillioja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejtë transportin ajror, duke respektu masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“s’ është se mund të lirohemi dhe të anashkalojmë mundësinë e përsëritjes së rasteve me COVID-19. Do të marrim edhe protokollet e reja të OBSH’së dhe do t’i përcjellim në mënyrë të detajizuar konform kërkesave dhe nevojave por edhe propozimit që ishte nga ministri i Infrastrukturës”, tha Zemaj, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *