Sot Nis Vaksinimi Ndaj COVID-19 Në Shqipëri

loading...


Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës.

Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

Qendrimet e Qytetarëve

IDRA, një kompani sondazhesh, ka hulumtuar mbi mendimet dhe qëndrimet e qytetarëve sa i takon shifrave që deklarojnë institutioncet, gjasat e prekjes nga COVID-19, mendimin lidhur me disa teori konspirative të cilat qarkullojnë në opinion publik si dhe qëndrimi i tyre kundrejt një vaksine të mundshme për COVID-19.

Fillimisht, të anketuarit janë pyetur mbi nivelin e informacionit që ata kanë për COVID-19.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (91%) shprehen se janë të informuar lidhur me COVID-19 dhe më shumë se gjysma e panelistëve shprehen se janë “shumë të informuar” (54%). Si ‘më së shumti të informuar’ shprehen më shumë se një e treta e të anketuarve (37%) dhe vetëm një pjesë e vogël prej janë “pak të informuar” (6%) ose “shumë pak të informuar” (3%).

Pyetja e radhës është fokusuar tek efektiviteti i masave të mara nga institucionet. Sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, duket se masat e marra nga institucionet kanë qenë të duhurat (61% e të anketuarve)./Burimi:Top Channel

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *