Sot vazhdon dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel


Në Bruksel pritet të mbahet sot takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh.

Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, kurse ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në agjendë të bisedimeve sot pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik, kurse një javë më parë palët biseduan për çështjen e të pagjeturve të luftës.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Takimet në nivel ekspertësh s’ janë mirëpritur në Prishtinë, ku partitë opozitare, por edhe partnerët e koalicionit dhe presidenca kanë thënë se ato e zvarrisin arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Hoti, megjithatë, ka insistuar se me takimet e tilla ka nisur edhe draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. /REL



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Arrest of four students under new Hong Kong security law provokes public outrage

Thu Jul 30 , 2020
Issued on: 30/07/2020 – 08:53 Hong Kong has fallen into an era of “white terror”, democracy campaigners said Thursday after four students – one aged just 16 – were arrested for social media posts deemed to be a threat to China’s national security. Wednesday’s arrests were the first made by […]