specialistët e shëndetësisë u kërkojnë amerikanëve të vazhdojnë të mbrohen nga koronavirusi


Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë amerikanëve të dielën se duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur veten nga koronavirusi edhe pse vaksinat e para ka të ngjarë të jenë të disponueshme më vonë këtë muaj.

“Ne kemi nevojë që njerëzit të vazhdojnë angazhimin e tyre. Ju lutemi vini maskën dhe shmangni turmat e njerëzve në bare, restorante dhe ambjente të mbyllura”, tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar për emisionin “ diela në Fox News”.

Pak njerëz mbanin maska të shtunën në mbrëmje në një tubim me mijëra pjesëmarrës në Xhorxhia të organizuar nga në përpjekjen e tij me pak shanse për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Por zoti Azar tha se, “këshilla mbetet e njëjtë”, për të shmangur ambjente të tilla të mbushura me njerëz dhe për të marrë paraprake.

“ditë të ndritura përpara”, tha zoti Azar, ndërsa rregullatorët shëndetësorë amerikanë do të vendosin të enjten Në qoftë se do të autorizojnë përdorimin emergjent të një vaksine të koronavirusit të prodhuar nga ekipi i kompanive farmaceutike -, dhe një javë më vonë, për një tjetër vaksinë të prodhuar nga kompania .

Sekratari Azar tha se Në qoftë se një grup ekspertësh në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve miraton vaksinën e kompanisë , “punonjësit shëndetësorë mund të vaksinojnë brenda disa orësh” pacientët.

Autoritetet amerikane kanë vendosur që punonjësit mjekësorë dhe të urgjencës, si dhe punonjësit dhe banorët në azilet e pleqve kanë rrezikun më të lartë të prekjes nga virusi dhe do të jenë të parët që do të vaksinohen. Zoti Azar tha se 30 deri 40 milionë doza të vaksinës do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit, me miliona doza të tjera që do të prodhohen në gjysmën e parë të vitit 2021.

i zgjedhur Joe ka thënë se ekipi i tij i tranzicionit s’ ka parë “asnjë plan të detajuar” për shpërndarjen e vaksinave. Por sekretari Azar tha, “Ju kërkoj ndjesë, por kjo është thjesht marrëzi. Kjo është duke u menaxhuar në detaje” nga administrata në largim e zotit Trump.

Në një sondazh kombëtar, rreth katër në 10 amerikanë thonë se do të refuzonin të marrin vaksinën, ose meqenëqë janë të rezervuar ndaj vaksinimeve në përgjithësi ose në veçanti ndaj asaj të koronavirusit.

Por sekretari Azar tha se “përvojat pozitive” të njerëzve që vaksinohen “do të shtyjnë më shumë njerëz” për të marrë dy dozat e nevojshme për t’u vaksinuar.

Presidenti i zgjedhur tha javën e kaluar se kur të inaugurohet më 20 janar, ai do të kërkojë që amerikanët të mbajnë maskën për 100 ditë në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit që shkakton sëmundjen e .

Dr. Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin “Operation Warp Speed” në administratën Trump, i tha rrjetit se plani i zotit Biden është një “ide e mirë”.

“s’ është kurrë vonë, tha zoti Slaoui.” Kjo po shkatërron vendin. Ne gjithmonë duhet të marrim paraprake”.

“Ky virus është vrasës”, tha ai. “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë.”

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 281,000 amerikanë kanë ndërruar jetë për shkak të , më shumë se në çdo vend tjetër, ndërsa 14.6 milionë të tjerë janë të infektuar.

230 mijë raste të tjera u raportuan në Shtetet e Bashkuara të premten dhe më shumë se 100,000 njerëz tani janë të shtruar në spitale të infektuar me virus. specialistët e shëndetësisë po parashikojnë që dhjetëra mijëra amerikanë të tjerë do të vdesin nga COVID-19 para se pandemia të mund të vihet nën kontroll.

Postime të ngjashme