Specialisti i Reumatologjisë që ka diplomuar dy herë në Mjekësi

Albinfo.ch sjell historinë interesante të reumatologut shqiptar që drejton ordinancën e tij private në lindje të Zvicrës, në Wil

Reumatologu, Nait Bajrami, ka një mur të mbushur me diploma të mjekësisë. Jetën studentore e ka nisur më 1982 në Sarajevë si student i veterinarisë dhe i ka dhënë fund më 2007 në Gjermani duke diplomuar si specialist i reumatologjisë . “Në Sarajevë shkova për mos të çuar kohën dëm, pasi që në Universitetin e Prishtinës nuk më pranuan”, kujton doktor Bajrami, fillet e tij studentore, pa menduar ndonjëherë, siç shprehet ai, “se jeta e tij do të kishte kaq shumë batica e zbatica”.
Rinia e tij ka qenë e mundimshme, me plotë peripets e sfida që e kanë shtyrë atë në kufirin e durimit të një njeriu që ka sakrifikuar gjithçka nga vetja, për t’i siguruar familjes së tij, në Piranë, një jetë me të mirë e më të dinjitetshme.
“Në Wil kam gjetur qetësinë”
Doktor Nait Bajrami ka hapur para shtatë vjetësh ordinancën e tij specialistike në Zvicër i ardhur nga Gjermania, si shtetas gjerman. “Këtu kam gjetur qetësinë për punë”, tregon ai,
në bashkëbisedim me albinfo.ch, ndonëse nuk lë pa e përmendur ndjesinë që i japin pacientët zviceranë, të nisur nga kurreshtja për emrin, të ndjehet dy herë i huaj -një herë shqiptar, pastaj gjerman.  “Emri im është gjithçka tjetër, veç jo gjerman, prandaj kanë dyshime dhe më pyesin me kurreshtje edhe njëherë se përveç gjerman, çka jam tjetër”, tregon doktor Bajrami, ndryshe  shumë i kënaqur  me përvojën e tij të shkëlqyer me pacientët zviceranë në ordinancën e tij private në një shtëpi mbi 200 vjeçare.
Qyteti që ai ka zgjedhur për të hapur ordinancën e tij, Wili, ka një numër të madh të banorëve me prejardhje shqiptare. Në këtë regjion shqiptarët shquhen për aktivitete të larmishme kulturore e politike; ekziston një xhami fringo e re shqiptare, një mision katolik shqiptar dhe nënkryetari i socialdemokratëve për kantonin e St Gallenit është me prejardhje shqiptare. Ky qytet ka mbetur po ashtu në kujtesën e shqiptarëve për meshën e organizuar nga besimtarët katolikë shqiptarë në kishën e qytetit në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku merrte pjesë edhe mikja e shqiptarëve, asokohe ministre e Punëve të Jashtme, Micheline Calmy Rey. Se a është edhe kjo njëra nga arsyet që e ka shtyrë doktorin drejt këtij vendi, nuk dihet, por doktori Nait Bajrami thotë pa hezitim, se ky qytet ishte dashuria ime në shikim të parë. “Në këtë qytet jam lidhur sikur lidhesh me dikë në shikim të parë”, kujton doktor Bajrami rikthimin e tij në Zvicër. Por tani jo më si herën e parë, në vitet e nëntëdhjeta  kur kishte ardhur të punonte si punëtor krahu në Zvicër, por si specialist i sëmundjeve reumatike.
Në këtë profesion, krahas titullit si mjek i mjekësisë së përgjithshme, është para së gjithash, specialist i sëmundjeve reumatike i cili përcakton peshën e sëmundjes së një pacienti, për aftesinë e tij punuese. Me rekomandim të prizrenasit, pacientët i kthehen punës ose nisin rrugën e testimeve të verifikimeve për pension invalidor.
Por kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë për të. Sfidat që ai ka hasur në ngritjen e tij profesional, duken më të rënda se te çfarëdo bashkatdhetari që ka kryer madje edhe punë krahu.
“Qysh si student në Prishtinë me duhej shpesh, gjatë tëre javës ta haja ushqimin e njëjtë…”. Kurse për ta paguar rrugën për në shtëpi duhej t`i shisja kuponat e ushqimit të fundjavës e të rrija tërë ditën e premte pa bukë”, kujton ditët e vështira studentore, iai që sot, ndonëse ka të gjitha mundësitë, bën një jetë modeste pa luksin e një mjeku të pasur.
Festa e Bajramit e shpëton nga lufta në Bosnjë
Dr. Nait Bajrami tregon se si i kishte shpëtuar krejt rastësisht rrethimit të Sarajevës duke u kthyer  në Kosovë për festën e Bajramit. “Më 1991 më kishin mbetur edhe tri provime dhe ne refuzonim provimet e organizuara nga serbët (profesorët shqiptarë ishin përjashtuar të gjithë nga puna). Kështu, shkova në Sarajevë për ti  kryer provimet“.
Një vit më vonë, më 1992, ai kishte ardhur në Kosovë për festën e bajramit dhe nuk ishte kthyer më kurrë në Bosnje. “Mbeta në Kosovë, sepse atje filloi lufta”. Më 1993 ka diplomuar në Prishtinë dhe pas një viti ka mbaruar edhe praktikën në spitalin e Gjakovës. Për një kohë ka punuar nëpër shtëpi duke improvizuar dhomat private, pas masave të dhunshme të pushtetit serb. “Odën e babës e kisha kthyer në një ambulancë për mjekim të pacientëve që kërkonim ndihmë mjekësor”, tregon ai.
Duke parë kushtet e rënda të punës nën masat e dhunshme, doktor Bajrami, largohet nga Kosova, duke kërkuar fatin e tij të jetës, edhe njëherë, larg familjes, në Gjermani.
Mjek në Kosovë, teknik medicinal në Gjermani
Në pamundësi që të punonte si mjek në Gjermani ai kishte bërë punën e teknikut medicinal. Më 1995 ai regjistron Fakultetin e Mjekësisë në Tübingen, afër Stuttgartit. “Atje mi njohën shumicën e provimeve të mbaruar në Universitetin e Prishtinës”. Tri vite pasi që kishte lëshuar Kosovën, doktor Bajrami diplomon edhe një herë, por kësaj radhe në Gjermani, ku e bën edhe praktikën dhe fillon jetën e re si mjek, më vonë edhe si specialist i reumatologjisë, mirëpo larg gruas dhe tre djemëve, të cilët jetonin në Kosovë.
Ai ka jetuar për vite me radhë larg gruas dhe fëmijëve. Vetëm tani viteve të fundit që është stabilizuar me ordinancën e vet dhe i janë rritur fëmijët, ka sjellë gruan të jetojë me të në Zvicër. Tre djemtë që ai nuk i ka parë të rritën në afërsi të tij, sot janë bërë burra. I madhi ka diplomuar në ekonomi, i dyti mjekësi në Prishtinë duke ndjekur zanatin e babait, dhe treti është student i arkitekturës në Konstanz të Gjermanisë, tregon Bajrami.
Në vitin 2006 dr. Naiti ka specializuar në mjekësi interne dhe më 2007 në reumatologji. Ai ka punuar për një kohë si kryemjek në një klinikë rehabilitimi, një kohë ka punuar në Lörrach, po edhe ne Lindau si mjek i lirë i angazhuar nëpër klinika e spitale ku është shfaqur nevoja dhe ka drejtuar ordinancën e tij reumatologjike ne Lörrach, për të cilën gjermanët nuk i kishin lëshuar leje afatgjate pune, me arsyetimin e dendësisë së ordinancave.
Dallimet e sëmundjeve mes pacientëve vendas dhe nga Ballkani nuk janë të mëdha, pos, që thotë se kur kemi të bëjmë shpesh me dhimbje kronike të shpinës ose „dhimbjes si sëmundje“, kjo nga ana e mjekëve vendas  ka marrë emrin „Syndromi Ballkan“.
 “Sëmundja i ka 100 fytyra” thotë internisti i specializuar edhe në reumatologji
Me pacientët kërkohet durim dhe shumë diskutime, duhet krijuar besimin e duhet kuptuar pacientin para se ta trajtosh, sepse një sëmundje shfaqet në njëqindë mënyra. “Mjekët këtu flasin dhe i dëgjojnë shqetësimet e pacientëve”. Ai tregon si krijon besimin me pacientët e tij përmes bisedës e shpjegimeve që ju jep për trajtimin e një sëmundjeje. Sidomos të atyre kronike që shumë herë janë të përcjella me frikën „se mos është diçka serioze ose sëmundje e keqe”, thotë doktor Bajrami. „Mjekësia në Kosovë, pa e përgjithësuar, krahas mosdijes dhe mungesës së përvojës për të vepruar ndryshe, manifestohet edhe me papërgjegjësi dhe mungesë hierarkie“, vlerëson doktori që ka kaluar nëpër universitete e spitale kosovare e gjermane, nga ku duke parë përgjegjësinë e lartë të punës dhe hierakisë të gjermanët, ka një vlerësim tejet kritik ndaj kolegëve të tij në Kosovë.

Related posts:

Të gjithë e keni në oborr, por nuk e dini se është shumë më efektive sesa kimioterapia
Si realizohet apo si funksionon dializa peritoneale?
Ligji për Paga, Sindikata e Shëndetësisë përfundimisht në grevë
Liridon Lika ka doktoruar në Shkenca politike dhe shoqërore
Vizita sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave në Kryeqytet
Skandaloze: Emrat e pacientëve keqpërdoren për analiza nga ana e infermierëve dhe infermiereve
SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Dr.Bujar Gashi
Vitamina C e mposht koronavirusin? Mjekët kinezë, garë për testimin e efekteve
QKMF në Kaçanik në hall me mungesë të barnave e materialit shpenzues
Ikja e trurit: A do t’i fikë dritat mjeku i fundit që largohet nga Kosova?
Causes of psoriatic arthritis: Triggers and risk factors
Doktorët shqiptarë në Londër rrëfejnë betejën e tuar ndaj COVID-19
Venografi
Në Spitalin Rajonal të Durrësit për herë të parë realizohet kjo ndërhyrje kirurgjike
Studentët shqiptarë në Austri, të vetëm përballë sfidave
Doktori nga Lipjani ftohet nga Gjykata Speciale
Stop dhunës ndaj Mjekëve dhe personelit mjekësor
Gripi në shkollë, Mjekët: Përhapet me shpejtësi
Demenca vaskulare
Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që kemi thënë nga fillimi se vendimi për kufizimin e lëvizjes së q...
Mentor Llugaliu: Për 20 vjet jemi qeverisë nga llojlloj hajni e krimineli
Studimi në Gjermani: Infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur
Me dhimbje mora lajmin që një bashkëvendëse e imja sot ka ndërruar jetë, duke mos arritur të përball...
Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë
Kryeministri britanik Boris Johnson shtrohet në spital nga COVID-19
Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes de...
Sllovenia s' ka lehëtsime kufiri për shtetasit shqiptarë
Ventrikulopunksion
Pacientët po e keqpërdorin Urgjencën dhe Emergjencën
Pa shërbime emergjente shëndetësia Kosovare do të kolapsojë për 2 orë.
Ismaili: Kosova mund të mbetet pa mjekë pas vendimit të Kushtetueses
Familja Demaku, ne bashkëluftëtarët dhe kombi ynë, para 21 vitesh, humbi një nga trimat e saj, Xheva...
Në Ferizaj u ndala në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe sh...
Skandaloze: Express dhe Monitor.al plasojnë lajm të rremë rreth pagave të mjekëve
Lëre beben të qajë
Skandaloze: Në Shqipëri Infermierët nuk marrin pagën e tetorit
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e he...
Gastronomët shqiptarë në Austri, të lumtur për rihapjen e restoranteve
OBSH: Duhanpirja vret çdo vit 7 mln njerëz
Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Iz...
Situata me COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino: Janë prekur 41 persona nga stafi mjekësor
3 mitet që besojnë të gjithë, mjekët japin arsyet e vërteta pse nuk mbeteni shtatzënë
Efektet çudibërëse të specit djegës
Gjermani: profesioni i mjekut më i paguar, paga shkon deri 120 mijë euro në vit
Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Ligjin për Paga
Dr.Fatmir Salihu: Kolikat infantile
Qëndrimi ulur gjithë ditën dhe infeksionet respiratore
Akuzon mjekun por nuk e lejon autopsinë e familjarit të tij!
Urdhëresë administrative për pagesën e anëtarësisë vjetore 2019
Kjo nënë kosovare i krahason mjekët dhe infermierët në Neonatologji me engjëj
Dhëndri i shqiptarëve zgjidhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës
Kanabisi mund të shkaktojë depresion dhe nxit vetëvrasje
Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë
Deri në tre vjet burg për sulmet ndaj mjekëve dhe infermierëve në Kroaci
Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë “kosovarët”?
Punëtorët e shtetit mund të mbesin pa rroga
15-vjeçari kosovar provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë
Enlirat Duraku: Me vendim arbitrar dërgohet në “standby” shkollimi i specializantit!
Digital Health Intervention Does Not Lower Heart Attack Risk
Ja çfarë nevojitet për të rritur fëmijë të lumtur!
Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19! Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare ...
Vizitova fabrikën e miellit "Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku falënderova pronarët d...
Dita e parë e kimioterapisë…, një reflektim që duhet lexuar
Raport 24 orësh nga Klinika Infektive Në Klinikën Infektive, sot me 01/04/2020, gjenden të spitalizu...
Paga e avokatit të Telekomit më e madhe se e Pilotit të NASA-s
Tipet e demencës
Dështoi në reformën në shëndetësi, qeveria finlandeze jep dorëheqjen
Merri këto tableta se të ndihmojnë…
Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës!
Publikohen libra dygjuhësh për fëmijët e diasporës
Cila fazë e mitozës është paraqitur në figurë?
PËR 5 VJET BIE NATALITETI MBI 30% NË KOSOVË
SONTE ASNJË RAST ME COVID-19 NË TESTIMIN E DYTË! Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë ...
E pranon edhe Trump: New York një katastrofë, hotele e stadiume do kthehen në spitale
Infermierët, akuza mbi portalin e punësimit: S’ka transparencë!
Kosova është e bekuar që ka shtete mike partnere që na kanë ndihmuar në çdo sfidë gjatë së kaluarës ...
Marrja e ryshfetit
Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
46 mijë shqiptarë ikin në 1 vit, përveç të rinjve largohen mjekë, infermierë, mësues dhe inxhinierë
Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi: Virusi doli në Kinë, nga laboratori ku po punonin për vaksinën e ...
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini kafe me stomakun bosh
Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve
Më 7 prill 1999, në luftë për t'i shpëtuar bashkëluftëtarët e tij ka rënë heroikisht Xhevat Dem...
Nasim Haradinaj akuzon “komandantët e PAN-it”
Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material...
Soridiet shërbejnë për shumëzim te:
Skuqjet në fytyrë
Ngjarje tmerri në Greqi, mjekët zbulojnë abuzimin seksual tek foshnja e vdekur nga Siria
Mjeku francez habit me deklaratën e tij: Përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Sekretin ma ...
Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Sefer Avdi Batushës nga Krusha e Vogël. Ai kishte humb...
Sa kujdestari janë të obliguar t'i mbajnë Specializantët gjatë një muaji?
Lamtumirë Cigare!!!
Gjatë vizitës sime në veri, sot shkova edhe tek varri i Isa Boletinin, në fshatin Boletin të komunës...
Si matet funksioni i veshkave?
OECD: Mosha për pensionim në Zvicër duhet të rritet “urgjentisht” në 67 vjet
Ja sa mjekë kanë kërkuar të largohen nga Maqedonia brenda vitit 2019
Më mirë këtu atje? Flet mjeku kosovar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani
#CME SAQ INDUCTION AGENTS Which of the following inhibits 11-Beta-Hydroxylase !? A. STP... B. Pro...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Infermierët, akuza mbi portalin e punësimit: S’ka transparencë!

Fri Feb 22 , 2019
Voltiza Duro  – Infermierë për Shqipërinë” është një portal nëpërmjet të cilit, punonjësit e shëndetësisë si infermierë, fizioter-apistë e teknikë imazherie apo laboratori mund të aplikojnë për një vend pune. Por men-jëherë pas publikimit të pikëve të grumbulluara në testim, jo pak kandidatë kanë shfaqur shqetësimet e tyre e madje kanë […]