Spirale Patatesh të Skuqura – Imagjinatë dhe Shije në Tryezë

loading...


Patatet e sidomos ato të skuqurat s’ mungojnë në tavolinat ku festohet.

Kjo për shkak të gezimit që sjellin si tek fëmijët, por edhe tek të rritur që i shijojnë.

Megjithëse ushqimet e skuqura mund të mos jenë idealet për shëndetin, disa receta mund t’ju lejoni vetes herë pas here Po qe se i përgatisni vetë në shtëpi.

Spitalet me purë patatesh që do ju tregojmë në recetën e sotëme janë sat ë bukura për t’u parë aq edhe të shijshme për t’u ngrënë.

Në vetëm pak minuta do t’i keni gati dhe s’ do t’i harroni më kurrë.

Përbërësit

3 patate të mëdha

2 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

1 vezë

3 lugë gjelle niseshte

3 lugë gjelle qumësht

Gjysmë luge gjelle miks erëzash të thata

Piper i zi

Fara susami

Kripë

Vaj për skuqje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësja recete AgroWeb.org ju këshillon që të zieni patatet e qëruara.

Më pas vendosini ato në një enë të thellë dhe shtypini derisa të formohet pureja e zakonshme.

Për këtë proces të marë mund të përdorni edhe një mikser apo paisje të tjera të posaçme.

Më pas tek ena shtoni të gjithë përbërësit e tjerë.

Pra djathin e grirë, vezën niseshtenë, qumështin, erëzat, piperin e zi, susamin dhe pak kripë.

Përzieni mirë derisa të formohet një masë kremoze dhe pa kokrriza.

Të gjithë këtë masë hidheni në një shiringë kuzhine si ajo që përdoret për t’i dhënë formën karkateristike tollumbave.

Dalje e kësaj shiringe apo xhepi s’ duhet të jetë më e madhe se 1.5 cm në mënyrë që spiralet tuaja të jenë sa më uniforme.

Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan të thellë dhe musheni deri në gjysmë me vaj.

Me kujdes merrni shiringën dhe filloni të krijoni spiralet mbi vaj.

Filloni nga mesi dhe formoni një spirale të vogël me tre rrathë.

Në një tigan mesatar mund të skuqni 2 ose 3 njëherësh ndërsa në fund do të keni gati 8 copë për t’i shijuar.

Po qe se gjatë këtij procesi ju prishet forma, hiqeni brumin e patateve menjëherë nga vaji dhe shtojeni sërish në shiringë e provoni përsëri.

Lërini të skuqen nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë e më pas vendosini në një pjatë të shtruar me letër për të thithur vajin e tepërt.

Në fund shërbejini me ushqime të tjera sipas dëshirës tuaj.

Ato shkojnë me peshk, mish, sallatë apo salca të ndryshme që ju preferoni.

Po qe se s’ krijoni dor format e spiraleve merreni purenë pak nga pak me anë të një luge dhe skuqini duke krijuar toptha të vegjël patatesh./AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *