Spitalet tona janë të ngarkuara me pacientë me COVID-19

loading...


U. d. i drejtorisë së ShSKUK-së, Valbon Krasiqi, tha se Spitalet Rajonale dhe Klinika e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të ngarkuara me pacientë me COVID-19.

Krasniqi potencoi se rreth 700 pacientë janë me oksigjeno –terapi përderisa një numër i lartë i pacientëve janë në respiratorë.

“Më shumë se një muaj spitalet tona janë më se të ngarkuara e kemi arritur shtimin prej 100 pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK dhe Spitalet Regjionale poashtu është i lartë numri i pacientëve që e kemi në oksigjeno- terapi rreth 700 kemi sot dhe është një numër i madh i pacientëve që janë në respirator dhe të intubuar apo në maskën CPAP”, tregoi Krasniqi.

Gjithashtu ai tha se situatë është e rënduar dhe kemi nevojë për kujdes shtesë në mënyrë që të mos ngarkohen edhe më shumë spitalet në vend.

Sot në Kosovë u regjistruan edhe 478 raste të reja me COVID-19, u shpallën të shëruar 690 ndërsa kanë humbur jetën 11 persona të tjerë brenda 24 orëve.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri me anë të spërklave të cilat përhapen në ajër me anë të të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.



Related posts