Spitalit i Ferizajt bëhet edhe me dy respiratorë të rinj

loading...

24 mijë maska, 900 palë veshje mbrojtëse, 990 dezinfektues, dy respiratorë dhe një autoambulancë ia ka dhuruar sot Ministria e Shëndetësisë Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Këtë Spital sot e ka vizituar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Në konkursin për shkollim specialistik, për kandidatët nga komuna e Ferizajt janë ndarë 22 vende”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Ai ka theksuar se të gjithë këta specializantë do të shërbejnë në këtë komunë dhe do i dalin në ndihmë stafit mjekësorë.

Sipas drejtorit Jeton Zeqiri, në fillim të pandemisë spitali ka bërë kërkesë në Ministrin e Shëndetësisë që të ndihmohen me shtretër dhe pajisje tjera për tretmanin e pacientëve me COVID-19 në objektin e ri të IKShPK-së në Ferizaj.

Zeqiri tutje ka thënë se spitali ka kapacitet edhe për 90 pacientë të tjerë, kurse tani janë të shtrirë 55 pacientë me COVID-19.

 

Spitali i Ferizajt pret rritjen e kapaciteteve për t’i përballuar kërkesat gjatë pandemisë



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *