Shëndeti
Fri. Mar 31st, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Sporet ose endosporet

Endosporet apo sporet janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh gjatë kushteve të pavolitshme jetësore; forma aktive e rritur e qelizës quhet formë vegjetative.

Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë temperaturat e larta dhe tretësit organikë).

Citoplazma e sporeve është e dehidruar dhe përmban kalcium dipikolinat (acidi dipikolinik), që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj nxehtësisë.

Sporet më së shpeshti hasen te gjinitë Bacillus dhe Clostridium./Gazeta Shëndeti

You cannot copy content of this page