Studim i ri: Kush e ka kaluar Covidin, ka nivel të ngjashëm të mbrojtjes me të vaksinuarit

loading...


Sipas një studimi të ri të kryer së fundi, personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur pothuajse njëjtë sikurse ata që janë vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje, të paktën deri në pesë muajt e ardhshëm.

Studimi i autoriteteve shëndetësore publike në Angli, në të cilin u përfshinë 20.000 punëtorë shëndetësorë, tregon që imunitetit i fituar nga një infeksion i mëparshëm me Covid ofron 83 për qind mbrojtje ndaj riinfektimit për të paktën 20 javë.

Rezultatet e këtij studimi gjithashtu tregojnë se ndonëse ka pak gjasa që një person që e ka kaluar Covidin të infektohet së shpejti përsëri, ka gjasë që një person të infektohet dy herë dhe ta shpërndajë virusin te të tjerët, shkruan The Guardian.

“Në përgjithësi, mendoj se ky është lajm i mirë. Ua mundëson njerëzve të ndiejnë se infektimi i mëparshëm do t’i mbrojë ata nga infektimet e ardhshme, por njëkohësisht s’ është mbrojtje e kompletuar, andaj ata akoma duhen të jenë të kujdesshmë kur të dalin jashtë”, tha profesoresha Susan Hopkins, këshilltare e lartë mjekësore e autoriteteve shëndetësore në Angli.

Ndonëse ky studim është inkurajues, është akoma e paqartë Po qe se nivelin e njëjtë të mbrojtjes e kanë edhe personat më të mushuar. Pjesëmarrësit në këtë studim ishin persona nga mosha 35 deri 54-vjeçare dhe pritej që të kenë sistem imunitar të qëndrueshëm. të moshuarit zakonisht kanë reagime më të dobëta të sistemit imunitar ndaj infeksioneve.

Një pyetje tjetër që mbetet pa përgjigje është Po qe se ka rrezik nga riinfektimi me variantet e reja të koronavirusit, të cilat janë paraqitur në Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazil. Kjo çështje do të hulumtohet nga autoritetet shëndetësore në muajt e ardhshëm, meqenëqë studimi do të vazhdojë.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *