Studimi i ri: Mishi i kuq, njëri ndër shkaktarët e kancerit


Viteve të fundit shumë shkencëtarë kanë argumentuar një relacion mes konsumimit të mishit të kuq dhe kancerit. Sido që të jetë, ata akoma janë duke hulumtuar disa prej mekanizmave që e drejtojnë këtë lidhje, shkruan Medial News.

Sipas disa autorëve të një studimi të publikuar në revistën shkencore “BMC ”, e kanë argumentuar se një pjesë e përgjigjes së kësaj dileme qëndron edhe tek sistemi imunitar i personave.

e ndryshme dhe të ushqyerit kanë një rol shumë të madh në gjendjen shëndetësore duke përfshirë këtu edhe disa sëmundje si , kanceri, si dhe të gjitha sëmundjet tjera kardiovaskulare.

i kuq dhe mishi i përpunuar kanë marrë vëmendjen më të madhe në këtë aspekt, të cilat janë të përfshira në rritjen e rrezikut të kancerit, por mënyra se si e kanë këtë ndikim akoma s’ ka një përgjigje.

Por, në studimin e fundit shkencëtarët pretendojne se një acid i quajtur N-glikilneuraminik (Neu5Gc) ka rol të rëndësishëm në këtë aspekt.https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Ky acid është një karbohidrat apo sheqer që është i pranishëm në disa produkte të cilat janë të prodhuara nga gjitarë dhe gjindet në mishin e kuq si dhe në qumështin e lopës. Ai është i pranishëm më pak edhe në disa lloje të peshqve por jo edhe tek shpendët.

s’ mund ta largojnë këtë karbohidrat por kur e konsumojnë, sasi e madhe të tij akumulohet në sipërfaqe të qelizave.

Kur qelizat hasin në këtë material “të papranueshëm”, prodhohen antitrupa në shenjë mbrojteje, si rezultat i kësaj ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre antitrupave nxit kancerin tek njerëzit.

Tani shkencëtarët duke i kombinuar njohuritë e mëparshme dhe të dhënat e reja nga studimi i ri, shprehen se kjo teori është bërë më e fortë.

Pra, konsumimi i produkteve të gjitarëve, të tilla si mishi i kuq dhe qumështi rrisin sasinë e Neu5Gc në sipërfaqet e qelizave.

Nga ana tjetër, kjo rrit nivelin e antitrupave qarkullues anti-Neu5GC dhe si rezultat shkaktohet inflamacioni qelizor, i cili shpesh përfundon me kancer.

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *