Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Varfëria duhet të konsiderohet si një faktor i madh rreziku për vdekje të parakohshme. Ky është përfundimi i shkencëtarëve pas analizimit të të dhënave të mbi 1.7 milionë njerëzve.

Ky është studimi i parë ku krahasohet ndikimi i statusit të ulët social-ekonomik me kërcënime të tjera për shëndetin, si: mungesa e ushtrimit, pirja e duhanit, diabeti (sëmundja e sheqerit), presioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe konsumi i alkoolit, transmeton Ekonomia Online.

Njerëzit e varfër kanë gati 1.5 herë më shumë gjasa të vdesin para moshës 85-vjeçare, sesa të pasurit.

Statusi i ulët social-ekonomik shoqërohet me rënie prej 2.1 vite të jetëgjatësisë, e ngjashme me efektin e të qenit joaktiv, që shkurton me 2.4 vjet jetëgjatësinë mesatare.

Varfëria e shkurton jetën me dy vite, ose 1.5 vite për femrat dhe 2.6 vite për meshkujt. Jo aq shumë sa “vrasësit e mëdhenj”, por rezultatet s’ janë të mira. Të pish duhan shkurton 4.8 vite, diabeti (sëmundja e sheqerit) 3.9 vite dhe të bësh jetë sedentare të shkurton jetën me 2.4 vite.

Studiuesit kombinuan të dhënat nga 48 studime që përfshijnë më shumë se 1.7 milion pjesëmarrës nga Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Portugalia, Italia, SHBA dhe Australia.

[ad_2]

Leave a Reply