Skip to toolbar

Suedia me numrin më të ulët të rasteve pozitive me Covid-19


loading...

ndërsa shumë vende evropiane po shohin nivelet e tyre të infektimit të rriten në nivele që s’ janë parë që nga kulmi i pandemisë së Covid-19, Suedia, qëndrimi i të cilës është diskutuar shumë, ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve ditore që nga shfaqja e virusit.

Vendi në skandinavi, ka raportuar 108 raste të martën, numri më i ulët ky që nga 13 marsi. Të dhënat tregojnë se vetëm 1.2 për qind e 120 mijë testeve të kryera javën e kaluar, kanë rezultuar pozitivë.

Sipas qendrës evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, totali i rasteve të reja për një periudhë 14 ditore në suedi është 22.2 për 100 mijë banorë ndërkohë që shifra është 279 për 100 mijë banorë në Spanjë, 158.5 në Francë dhe 118 në Republikën çeke. Suedia madje ka regjistruar edhe më pak infektime ditore se Norvegjia dhe Danimarka, fqinjët e saj nordikë.

13 pacientë me koronavirus janë në kujdes intensiv në spitalet suedeze dhe mesatarja shtatë ditore e vdekjeve të lidhura me koronavirusin është zero. “Ne s’ po shohim rritjen e rasteve që shumë vende të tjera po shohin”, thotë Anders Tegnell, kryepidemiologu i vendit dhe arkitekt i strategjisë së tij të mos izolimit, duke shtuar se vendi ishte i kënaqur më udhën e ndjekur.

Suedezëve iu sugjerua por s’ u urdhëruan të respektojnë distancimin fizik dhe të punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Dyqanet, baret, restorantet dhe palestrat mbetën të hapura dhe maska s’ u rekomandua kurrë.

loading...