loading...
Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash.
Rasti ka ndodhur në fshatin Grejkoc të Suharekës dje rreth orës 12:30.
Policia thotë se personi është rrëzuar deri sa ishte duke punuar në objektin e një kompanie.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
Në vendin e dukurisë kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe inspektorët e punës.
Rasti po trajtohet si lëndim aksidental.