loading...
Një shofer i autoambulancës në Mitrovicë ka raportuar është sulmuar fizikisht nga shoferi i një veture e cila s’ i ka dhënë të drejtën e përparësisë së kalimit, përderisa ishte duke bartur pacientë me COVID-19.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në udhën Knjaz Miloshi në pjesën veriore dje rreth orës 13:00.
Tutje policia sqaron se viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedure të rregullt.