Sulmohet një infermiere në QKUK, reagon Sindikata e Infermierëve të Kosovës

loading...


Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierës me inicialiet H.I, e cila u sulmua të premten në Repartin Infektiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

me anë të një statusi në rrjetin social në Facebook, përfaqësues të sindikatës iu kanë bërë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësi të dalë para drejtësisë.

Me dt 08.01.2021 në Klinikën Infektive në QKUK ka ndodhë një sulm ndaj infermieres H.I. të kësaj Klinike. Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermieres. Sindikata e Infermierëve ju bën thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të merren me rastin dhe kryerësi të dal para drejtësisë. Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në, që infermierëve të ju ofroj siguri në vendin e punës, në mënyrë që rastet e tilla të mos ndodhin më kurrë”, kanë shkruar nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, në Facebook.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *