Sulmojnë një person me thikë, arrestohen dy gjakovarë


Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin sulmuar një person duke e goditur me thikë, me ç’rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në udhën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar  duke e goditur me thikë, me ç’ rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *