Supozojmë se ju kërkohet të prodhoni një medikament proteinik prej një mikroorganizmi si E. coli. Duke u bazuar në parimet e inxhinierisë gjenetike shpjegoni të
gjitha hapat e punës suaj në një laborator të tillë.
Përgjigje:
Marrim në shqyrtim rastin e prodhimit në rrugë bioteknologjike të insulinës, që është një medikament proteinik dhe shërben për kurimin e sëmundjes së diabetit.
Fillimisht veçohet ADN nga qelizat e njeriut dhe plazmidi i bakterit E.coli.
Me ndihmën e një enzime të restriksionit pritet dhe veçohet nga ADN e njeriut gjeni
që kodon insulinën. Me të njëjtën enzimë restriksioni pritet edhe plazmidi ku do të instalohet gjeni i insulinës, sepse në këtë mënyrë fijet ngjitëse të tyre do të jenë koomplementare. Si rrjedhojë formohet një plazmid rekombinant.
Ky plazmid rekombinant futet në qelizën bakteriale. Gjatë riprodhimit të qelizës bakteriale, dyfishohet ADN e saj, si edhe gjeni që kodon isulinën. Në qelizën bakteriale sintetizohet edhe insulinë.
Pasi formohet një klon qelizash bakteriale me metoda kimike veçohet insulina.