Sylejmani: Klubet tona njoftojnë vetëm kur të kenë ditëlindje, me gjasë koronavirusi s’ po u duket më interesant

loading...


Futbolli kosovar vazhdon të përballet me probleme të shumta.

Një tjetër problem që ka ardhur nga “qielli” është pandemia COVID-19, e cila e goditur jo pak futbollin tonë.

Rastet kur janë infektuar zyrtarë klubesh, trajnerë, futbollistë e punëtorë sportivë s’ kanë munguar në futbollin tonë.

Gjithsesi, klubet kosovare vazhdojnë t’i “mbajnë për vete” rastet pozitive.

Përjashtim ka bërë skuadra e Dritës, e cila në muajt e parë të pandemisë (maj) njoftoi publikisht në faqen zyrtare se njëri nga lojtarët është i prekur, Izair Emini.

Krahas Dritës, edhe Prishtina dhe Gjilani gjatë ndeshjeve ndërkombëtare e kanë njoftuar opinionin rreth infektimeve, por ky “adet” më pas u harrua.

Ka raste kur pas ndonjë telefonate të rastësishme për ndonjë temë rreth sportit më të popullarizuar në botë njerëzit e futbollit lajmërojnë se janë të infektuar me COVID-19, por assesi klubet s’ po gjejnë forcë që ta njoftojnë opinionin edhe zyrtarisht përmes faqeve zyrtare të klubeve.

Një gjë e tillë s’ ndodh në futbollin evropian, derisa klubet raportojnë në kohë reale për infektime.

Çështjen në fjalë për “Zeri.info” e ka komentuar edhe gazetari i Gazetës ” Sheshi”, Drilon Sylejmani.

Pandemia “Covid-19” ka prekur gjithë botën dhe jo vetëm Kosovën, andaj s’ do të ishte asgjë tragjike dhe as e papritur Po qe se ndonjëri nga futbollistët, stafi teknik apo drejtuesit e klubeve infektohen me koronavirus, sidomos tash pas valës së re të infektimeve në vend. andaj klubet përveçse duhet marrë masat dhe t’i zbatojnë protokolet nga institucionet shtetërore, gjithashtu duhet të tregohen korrekte së pari në raport me vetën e tyre dhe personave që ndodhen brenda klubit e më pas edhe me opinionin, pasi që duhet të kemi shumë kujdes dhe t’i ruajmë të tjerët”, ka deklaruar Drilon Sylejmani.

“Klube të mëdha evropiane po përballen me këtë shqetësim duke njoftuar pothuajse çdo ditë me nga një futbollistë të infektuar. Klubet tona njoftojnë vetëm kur të kenë ditëlindje dikush brenda klubet, ngaqë me gjasë ‘koronavirusi’ s’ po u duket më interesant”, përfundoi Drilon Sylejmani, njohës i rrethanave të futbollit kosovar.



Related posts