Synetia ( circumcisio) ose rrethprerja, problem që nuk duhet neglizhuar nga prindërit!


Synetia , Cirkumcisioni, Rrethprerja

Synetia ( circumcisio) ose rrethprerja, problem që nuk duhet neglizhuar nga prindërit!

Shkruan : Dr. Isa Haxhiu – Mjek Urolog

Problemi i synetisë ose rrethprerjes është një problem që nuk duhet marrë me lehtësi nga prindërit, për shkak të problemeve të mëvonshme që mund të rrjedhin nga një procedurë joprofesionale dhe nga joprofesionistë.

Dikur, rrethprerjen , synetinë ,te ne e kanë ushtruar berberët, por kjo tashmë i përket të kaluarës. Sot synetia kryhet nga kirurgët kryesisht, por , për fat të keq jo të gjithë ata e njohin anatominë dhe fiziologjinë e penisit, si parakusht për një syneti ( rrethprerje) korrekte , ndaj edhe pasojat e mëvonshme janë, jo të vogla.

Në vendet perendimore, ku ka një ligjshmëri dhe shëndetësi të konsoliduar, kirurgët e vetëm që merren me këtë procedurë kirurgjike( Synetia), janë urologët dhe kirurgët e fëmijëve.

Diçka e tillë do duhesh të ndodhte edhe te ne, sepse tashmë, për fat të mirë, kem kuadro të mjaftueshme, nga të dy këto lëmi, që do e kryenin këtë procedurë me mjaft profesionalizëm dhe pa pasoja të mëvonshme.

Po cilat janë pasojat e një synetie jokorrekte:

1. Dhembja gjatë ereksionit ( ngritjes ), që vie për shkak se lafsha ( prepuciumi) është prerë më shumë se sa duhet ;

2. Penisi i përkulur , për shkak se frenulum breve, nuk është korrigjuar gjatë procesit të rrethprerjes ( synetisë);

3. Lafsha që mbulon akoma majën ( glansin ) e penisit, për shkak të prerjes së pakët të lafshës. Kjo, sidomos ndodh te pacientët obezë ( të majmur, trashë) ;

4. Por, gjithësesi, problemi më serioz që shfaqet gjatë dhe pas pubertetit , është problemi i disfunksionit erektil, e që vie si pasojë e dëmtimit të fijeve nervore dhe enëve të imëta të gjakut, gjatë procesit të rrethprerjes . Për këtë arsye preferohet që rrethprerja të bëhet me skallper ose gërshërë dhe mpiksja ( koagulimi ) ose me ligatura me penj rapidë 4.0 ose me termokoagulatorë bipolarë !

Tashmë, ne që punojmë në lëmin e urologjisë, e kem të njohur “ epideminë” e disfunksionit erektil , apo të keqfunksionit të penisit në marrëdhëniet seksuale. Kjo e gjitha , mu për shkak të dëmtimit të të ashtuquajturave mbaresa nervore, të nervit dorzal, si një nerv somatosenzorik dhe enëve të imëta të gjakut, me djegie koagulatorë monopolarë ose ligaturave të shumëta , për të ndaluar gjakderdhjen !
Rruga somatosenzoriele e ka origjinën në receptorët ndijorë në lëkurën penile, glans dhe uretër dhe brenda trupave kavernozë. Në gllansin( majën ) penisit gjenden mbarime të shumta afferente: mbarime nervore të lira dhe receptorë korposkularë me një raport prej 10:1. Fibrat nervore nga receptorët konvergjohen, për të formuar fashikujt e nervit dorzal të penisit, i cili bashkohet me nervat e tjerë, për të formuar nervin pudendal. Ky i fundit hyn në palcën kurrizore nëpërmjet rrënjëve S2-S4, për të përfunduar në neuronet kurrizore dhe inteneruronet në rajonin qendror gri, të segmentit llumbosacral. Nervi dorzal i penisit konsiderohet si nervi thjeshtë somatik. Giuliano dhe bashkëpunëtorët kanë treguar se stimulimi i zinxhirit simpatik në nivelin L4–L5 shkakton një shkarkim të evokuar në nervin dorzal të penisit dhe stimulimi i nervit dorzal, ngjallë një shkarkim refleksiv, në zinxhirin simpatik llumbosakral. Këto gjetje tregojnë qartë se nervi dorzal është një nerv i përzier me komponente somatike dhe autonomike që i mundësojnë atij të rregullojë funksionin erektil dhe ejakulator.
Po ç është synetia ( rrethprerja, cirkumcizioni )?

Synetia është prerja e lafshës ( prepuciomit ) që e rrethon majën ( glansin) e penisit.

Cirkumcizioni apo Synetia ( rrethprera) kryhen ose në mënyrë profilaktike në periudhën neonatale ( të jetës së foshnjërisës) është rreth 80% në Shtetet e Bashkuara dhe 40% në Kanada.

Synetia, Rrethprerja ,heqja e prepuciumit (lafshës) të organit mashkullor ( penisit) ishte fillimisht një rit religjioz i përhapur në mesin e vendeve perëndimore semitike që kryhej në fillim të pubertetit ose para dasmës . Në Mesopotami, rrethprerja u bë një veçori dalluese midis popullit të mërguar dhe babilonasve, gjatë kohës së Babilonisë

Përcaktimi më i rëndësishëm, i vetëm, nëse një mashkull i sapolindur do të rrethpritet është qëndrimi i mjekut që e përcjellë atë. Literatura u shqyrtua për të përcaktuar dobitë e vërtetuara të rrethprerjes dhe për t’i krahasuar këto me rreziqet e njohura.

Synetia apo Rrethprerja e të porsalindurit lehtëson higjienën penile, parandalon sëmundjet seksualisht transmisive, si HIV dhe infeksionet me papilloma virus, që mund të shkaktojnë herpes gjenital; kancerin e penisit . Nëse zvogëlon numrin e kancerit të cerviksit është ende e pasigurtë. Më e rëndësishme, rrethprerja neonatale( në moshën e foshnjërisë) është e lidhur me morbiditetin dhe vdekshmërinë shumë më të ulët dhe me kosto më të ulët se rrethprerja terapeutike.

Kështu, rrethprerja profilaktike është e rekomanduar për popullsinë mashkullore në tërësi.
Proff. Ass, Isa Haxhiu, Dr.Sci, urolog

Synetia , Cirkumcisioni, Rrethprerja

Leave a Reply

error: Content is protected !!