Punëtorët teknikë të hënën në grevë


Punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale paralajmërojnë protestë dhe greva, s’ iu ndanë para si të tjerëve.

Rrobat u janë zbardhur nga dezinfektimi që bën në Klinikën Infektive.

E të gjithë punëtorët që kujdesen për higjienën brenda këtij reparti janë tejet të pakënaqur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos përfitojnë nga shtesat materiale.

Gjyle Veliu e cila punon si punëtore teknike brenda Klinikës, thotë se puna e tyre që nga fillimi i pandemisë është e papërshkrueshme.

Sipas Veliut punëtorëve iu është bërë një diskriminim i madh me mos ndarjen e parave nga Qeveria ashtu siç iu ndanë punëtorëve të tjerë.

Madje një punëtor tjetër teknik që punon në Klinikën Infektive thotë se ka biseduar vetë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për këtë çështje.

Ndërkohë gjatë ditës së enjte Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në një konferencë për media thanë se nga dita e hënë do të fillojë greva për të gjithë punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale.

Ndërkohë mbi 30% të punëtorëve teknik në spitale janë prekur nga virusi Covid-19 deri më tani.

The post Punëtorët teknikë të hënën në grevë appeared first on Insajderi.

Related posts

Zemaj: Planifikohet që pajisjet lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar të mbulohen nga shteti


Në seancën e kuvendit sot është diskutuar për çështjen e personave me aftësi të kufizuar.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ka akoma shumë për t’u bërë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Ai po ashtu tha se për herë të parë po planifikohet që pajisjet që shërbejnë për lëvizje, për këtë kategori,  të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, shumë shpejtë i njëjti do të shkojë për aprovim në Qeverinë e Kosovës.

“Për herë të parë planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve tanë të Kosovës pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim e asistim të mbulohen nga shteti, me anë të buxheti të Republikës së Kosovës. Ju njoftoj se bazuar në legjislacioni në fuqi të gjithë qytetarët që e kanë statusin e personit me aftësi të kufizuar lirohen nga participimet me pagesë në institucionet shëndetësore publike, në të gjitha nivelet për shërbimet që marrin.

Zemaj tha se ka akoma shumë për të bërë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, duke theksuar faktin që akoma mundojnë shërbimet rehabilituese./Familjajonë/

Related posts

Holanda ndihmon ShSKUK-në, me donacion në vlerë 250 mijë…

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, në prezencë të ud, drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dorëzuar donacion për ShSKUK-në, në vlerë prej 250 mijë eurove, në të…

More

Image may contain: 1 person, suit and outdoorImage may contain: one or more people and people standing, text that says 'NL Netherlands Kosovo and the Netherlands: together in the figh einst Covid-19 lemented OPS fel'


Source

Related posts

Pajisjet që shërbejnë për lëvizje do të mbulohen nga shteti


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se gjatë vitit 2020, kanë hartuar draft udhëzimin administrativ për hartimin e listës dhe llojet e pajisjeve ndihmëse falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim bazuar me ligjin për statusin dhe të drejtat për personat me aftësi të kufizuar.

“Ky draft ka marrë aprovimin tim dhe të zyrës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar brenda MSh”, tha Zemaj.

Sipas tij ky projektligj planifikohet që shumë shpejt të aprovohet në qeveri.

“Pajisjet që shërbejnë për lëvizje të mbulohen nga shteti me anë të buxhetit të shtetit”, tha ai.

Zemaj tha se e përkrah plotësisht rezolutën dhe debatin parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës.

Adresimet që do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, Zemaj tha se do t’i marrin dhe do t’i trajtojnë sipas legjislacionit dhe detyrave kushtetuese.

 



Related posts

Kryeministri Hoti: s’ është bërë mjaftueshëm për personat me nevoja të veçanta, Qeveria do iu dalë në ndihmë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë nënshkruar në panon për gjithëpërfshirje, e cila i dedikohet personave me nevoja të veçanta.

Hoti me këtë rast është zotuar se Qeveria do t’i dal në ndihmë kësaj kategorie.

“Humanizimin në shoqëri e tregon me anë të kujdesit të kësaj kategorie. Janë bërë veprime konkrete por sigurisht që s’ është bërë mjaftueshëm. Besoj që e kemi kompletuar bazën shoqërore për këtë kategori, duke ju siguruar qasje në të gjitha institucionet”, ka thënë ai.

ndërsa, drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë, meqenëse s’ janë përfshirë në pakon e dytë për rimëkëmbje ekonomike.



Related posts

A ka mungesë të oksigjenit nëpër spitale? Flet ministri Zemaj


Spitali i Gjilanit dje me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ky spital ka mungesë furnizimi me oksigjen, duke i bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhjen e këtij problem.

“Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim.

Edhe në grupe të ndryshme në Facebook ka pasur kërkesa për oksigjen për të afërmit e tyre, e po ashtu mungesë oksigjeni është raportuar edhe në Gjakovë

I pyetur për këtë situatë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se është e pavërtetë që në Spitalin e Gjakovës ka mungesë oksigjeni. Sipas tij, këto janë gënjeshtra që të frikësohen qytetarët.

“… Mungesa ka pasur në vazhdimësi, por furnizimet janë të rregullta. s’ ka ndonjë shqetësim. s’ është e vërtetë është gënjeshtër, këto gënjeshtra në kohë pandemie janë shkelje e ligjit. Po shfrytëzojnë situatën për të shpërndarë panik. Është e turpshme të shpërndahen dezinformuar të tilla”,deklaroi Zemaj për TV Dukagjinin.

Related posts

Mungesa e oksigjenit në Spitalin e Gjakovës, Zemaj: E turpshme, e pamoralshme që të shpërndahet panik


Mbrëmë në media është raportuar se në Spitalin e Gjakovës ka mungesë të oksigjenit për pacientët që janë duke u trajtuar me COVID 19.

Për këtë çështje ka folur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në TV Dukagjini, derisa, është pyetur Në qoftë se është i vërtetë lajmi dhe thirrja që kanë marrë nga një mjek i këtij spitali se kanë oksigjen vetëm edhe për gjashtë orë.

Zemaj ka thënë se furnizimet janë të rregullta, e se lajmet për mungesë oksigjeni janë të pavërteta.

“Po mungesa ka pas në vazhdimësi ta quaj, po furnizimet janë të rregullta, me këto kapacitete që i ka s’ ka ndonëj shqetësim, s’ e di pse po e bënë këtë pyetje.

S’është e vërtetë, është gënjeshtër, këto gënjeshtra janë të dënueshme me ligjin, idenfitikone atë mjek me emër e mbiemër. Kam pa statuse edhe në orët e vona mbrëmë, po i shfrytëzojnë këto në orë të vona në kurriz të pacientëve”, thotë Zemaj, duke shtuar se po bëhet panik.

“Është e turpshme e pamoralshme që të shpërndahet panik. s’ ju bën nderë, le të gjajnë zgjidhje të tjera”, shtoi ai.

Ministri i Shëndetësisë ka treguar Në qoftë se në Kosovë do të ketë masa të reja.

“Kemi mbledhë të gjithë inspektoratin policinë, në zbatimin e masave, sidomos lëvizjes që bëhen gjatë ditës, mund të ketë edhe lëvizje, këto masa e kanë ndalë infeksionin, po duhet ta shtojmë kujdesin”, shton ai.

Për mungesën e oksigjenit në spitalin e Gjakovës ka shkruar mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

“Që disa ditë jemi duke reaguar dhe duke kërkuar oksigjen për Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe asgjë. Jetërat e njerëzve po rrezikohen nga moskokqarja juaj, mjëkëve dhe infermierëve po ua pamundësoni punën. Jeni përgjegjës si institucion dhe si zyrtar për këto punë. REAGONI! OKSIGJEN sillni…urgjent madje”, ka thënë ai.

Batusha ka reaguar përsëri pas këtij lajmi, duke thënë se 48 bombola të oksigjenit janë siguruar pas raportimit.

“Pas disa telefonatash dhe kontaktesh me institucionet, më informuan që 48 bombola me oskigjen janë siguruar për Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për sonte. Kjo gjendje që po ndodh jo rrallë herë në Spitalet tona duhet të marrë fund duke siguruar sasi të mjaftueshme për shërbim dhe sasi të konsiderueshme rezervë për përdorim emergjent të oksigjenit. s’ i meritojnë pacientët këto situata panike posa mjaftushëm shqetësim kanë nga virusi. Shërim të shpejtë gjithë të infektuarve dhe dhashtë Zoti që të mos kemi më viktima në vendin tone”, ka thënë ai.



Related posts

SHBA ndihmon Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë

SHBA ndihmon Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar sot Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një Skaner- tomografië të kompjuterike (CT).

Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur.

ShBA me anë të misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera.