Devolli: s’ na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën


Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-2, si mysafir ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi duke thënë e objektivi i tyre sot ishte vetëm fitorja.

“Për neve objektivi ishte t’i marrim tri pikë. Kemi nevojë edhe me ushtru fazën defanzive, për atë në pjesën e dytë vendosem me luajt ma mbyllur. Ishte rezultati 0-2, kundërshtari  na vuri në vështirësi, Drenica është skuadër shumë e mirë edhe ne e arritëm objektivin”, tha Munishi për ‘Art Sport’

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 32 pikë.

Në xhiron e ardhshme suharekasit e presin në shtëpi Arbërinë, ndeshje e cila luhet të hënën.

Devolli: s’ na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën

The post Dokument – Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset në Presidencë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Related posts

E rrallë: Trajneri i Drenicës bën tre zëvendësime në pjesën e parë ndaj Ballkanit


Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka bërë tre zëvendësime në pjesën e parë të takimit ndaj Ballkanit.

Lulzim Doshlaku, Albutrin Morina dhe Egzon Fazliu inkuadrohen në vend të Valdo Zeqajt, Shkelzen Lushtakut dhe Almedin Muratit në minutën e 39’të të sfidës, përcjell GazetaBlic Sport.

Rezultati aktual i takimit është 0-2.

Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku shënuan për Ballkanin.

/GazetaBlic Sport



Related posts

Drenica – Ballkani, trajneri Devolli paralajmëron skuadrën e Munishit


Klubi Futbollistik “Drenica” në mesjavë do ta pres skuadrën me formën më të mirë në Superligën e Kosovës, Ballkanin.

Formë të mirë ka edhe skuadra e Drenicës që në 5 ndeshjet e fundit ka 3 fitore, 1 humbje dhe një barazim. E para kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i kësaj skuadre, Bledar Devolli.

Devolli ka lavdëruar skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi, por ka paralajmëruar që skuadra e tij synon rezultat pozitiv ndaj Ballkanit, përcjell GazetaBlic.

“Ballkani është ekip i mirë. Është një nga ekipet më të mira në Superligën e Kosovës. Ata kanë lojtarë shumë të fortë. Megjithatë do të mundohemi t’i eleminojmë diferencat me gjëra të tjera”, është shprehur Devolli në emisionin ‘Sports Show’.

Takimi mes Drenicës dhe Ballkanit luhet të enjtën në Skenderaj.



Related posts

Trajneri i Drenicës flet pas humbjes nga Gjilani


Drenica ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Gjilani, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka deklaruar se humbja ndaj Gjilanit s’ e ka mërzitur pasi e kanë dominuar.

“Humbja gjithmonë të mërzit, mirëpo kjo ndaj Gjilanit (1-0) aspak. Ne dominuam kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”, ka thënë Devolli.

Ai ka thënë se s’ është e lehtë të luajnë ndaj një kundërshtari siç është Gjilani.

“Patëm mundësi të shumta për të shënuar, teksa goditëm edhe shtyllën. s’ është lehtë të luash këso ndeshje ndaj një kundërshtari si Gjilani që ka shumë futbollistë dhe atë të mirë paguar”, tha Devolli pas ndeshjes.



Related posts

Bledar Devolli s’ mërzitet për humbjen e Drenicës: Ky rezultat është një gënjeshtër, ne e dominuam kundërshtarin!


Drenica është mposhtur pas 4 ndeshjeve pa humbje.

Skuadra e Bledar Devollit s’ dinte për humbje që nga ardhja e trajnerit të ri, ku kishte tre fitore dhe një barazim, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, sot Gjilani triumfoi minialisht ndaj drenicakëve 1 me 0. Nikaç shënoi golin e vetëm në minutën e 12′, në këtë takim.

Pas kësaj ndeshje është prononcuar trajneri i skuadrës së Drenicës, Bledar Debovolli.

Ai tha se rezultati i ditës së sotme është një gënjeshtër, ngaqë skuadra e tij e dominoi ndeshjen.

“s’ jam aspak i mërzitur nga kjo humbje, ngaqë ky rezultat është një gënjeshtër. Ne kemi dominuar në të gjitha aspektet kundërshtarin sot. Jam krenar për këta djem dhe për ato që dhanë sot” tha Devolli pas ndeshjes.

Kujtojmë që Drenica tashmë renditet në pozitën e katërt me 18 pikë.

 



Related posts

Bledar Devolli trajner i Drenicës


Klubi i futbollit Drenica, ka njoftuar se Bledar Devolli është trajneri i ri i kësaj skuadre.

KF Drenica ka njoftuar me anë të faqes zyrtare në Facebook, për zyrtarizimin e trajnerit nga Gjirokastra.

Devolli është trajner 42-vjeçar ndërsa më herët ka qenë në futbollin kosovar në skuadrën e KEK-ut, ndërsa në Shqipëri ka udhëhequr Lutfëtarin, Bylisin, Kamzën, Kastriotin, Tomorin e të tjera.

Bledar Devolli vjen si zëvendësues i Fadil Ramës, i cili dha dorëheqje nga Drenica të shtunën pas humbjes nga Drita.



Related posts