Çfarë është Pandemia? Një pandemi është përhapja e një epidemie në nivel global. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për një ngjarje të sëmundjes që do të quhet një pandemi, ajo duhet të plotësojë dy kushte. Një, ajo duhet të përhapet në të gjithë botën nga një komb në tjetrin. Së […]

VERTEBRAT LUMBALE Vertebrat e belit. Janë vertebrat më të mëdha të trupit dhe gjithsej janë pesë. Kanë një trup të madh, veçori kjo që i dallon nga vertebrat e tjera.

Shenjat vitale Shenjat vitale janë shenja të cilat tregojnë se një person është gjallë. Në shenjat vitale bëjnë pjesë: frymëmarrja, prania e pulsit dhe konstriksioni i pupilave gjatë ekspozimit të dritës në to.

VEZIKA URINARE Organ i sistemit urinar, ku mblidhet urina, e cila vjen nga veshkat me anë të uretereve. Gjendet në legenin e vogël prapa simfizës pubike dhe mbi diafragmën urogjenitale. Sasia e urinës në fshikë luan midis 150-500 cc. Në fshikën urinare dallojmë: majën (apex vesicae), trupin (corpus vesicae) dhe […]

VES Një dëmtim strukturor irreversibël, i lindur apo i fituar, i cili shoqërohet me çrregullime funksionale.

VERAPAMIL Medikament antihipertensiv i grupit të bllokuesve të kanaleve të kalciumit. Përdoret për mjekimin e aritmisë supraventrikulare, anginës pektorale dhe hipertensionit arterial.

VEZIKAL Fshikëz, qeskë, e cila shërben për të mbledhur sekrecionet, p.sh. vezika fellae (fshikë ku mblidhet tëmthi).

VESTIBULUMI LABIRINTHOR Pjesë e veshit të brendshëm. Formon pjesën e mesit të labirithit. Është hapësirë e vogël në formë vezake. Komunikon nga prapa me pesë vrima të kanaleve gjysmërrethore, ndërsa nga përpara me hapjen më të gjerë të kanalit të kërmillit.

VIPOMË   Vipoma është tumor pankreatik malinj me origjinë nga qelizat D1, të cilat sekretojnë peptide intestinale vazoaktive, duke shkaktuar çrregullime kardiovaskulare dhe elektrolitike, hipotension vazodilatator, diarre, hipokalemi dhe dehidrim.

VERTEBRAT CERVIKALE Vertebrat e qafës. Gjithsej janë shtatë. Vertebrat cervikale dallohen nga vertebrat e tjera nga këto karakteristika: trupi i vertebrës është i vogël, të dyja faqet që kufizojnë trupin, janë të thelluara në formë shale, brima vertebrale është e gjerë, zgjatimi spinoz është i shkurtër.

VINORELBINE Medikament antineoplastik nga grupi i alkaloideve të vinkristinës. Përdoret për mjekimin e karcinomës së gjirit dhe karcinomës së mushkërive

Pneumonia virale është infeksion akut i mushkërive, i shkaktuar nga viruset, si: adenovirus, influenca, parainfluenca, enterovirus. Karakterizohet me dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore dhe kollë me sputum.