Mezani flet pas humbjes nga Arbëria


Gjilani ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Arbëria, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ia ka vështirësuar punët Gentian Mezanit që ta mbajë hapin për titullin e kampionit.

Mezani ka folur pas ndeshjes duke thënë Arbëria tregoi më shumë se ta për ta fituar këtë ndeshje.

Ai ka thënë se s’ i ka motivuar sa duhet lojtarët e tij.

“E patëm mundësinë tonë në pjesën e parë. Po të kishim shënuar gjërat do ishin më të lehta në pjesën e dytë. Por s’ duhet të qajmë, por duhet të shohim në vetën tonë, përse s’ mund të krijojmë dhe s’ mund të realizojmë. Ekipi kundershtar tregoi më shumë dëshirë se ne për ta fituar këtë ndeshje. Këto janë ndeshje që duhet më tepër motivim, s’ i kam motivuar sa duhet, andaj është ky rezultat. s’ na lejohet të humbasim në këtë mënyrë. Kjo humbje s’ falet për shumë arsye”, ka thënë Mezani për ‘Art Sport’.

Arbëria shënon fitore ndaj Gjilanit



Related posts

Mezani i lumtur pas fitores ndaj Drenicës


Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.

Pas kësaj Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të ishte që të shënonin fitore sot.

“Unë kisha disa probleme kështu që s’ isha pranë skuadrës. E rëndësishme është që kemi marrë rezultate pozitive dhe kemi treguar profesionalizëm në lojë. Gjëja tjetër e rëndësishme është që ne e fituam këtë ndeshje, derisa kemi luajtur kundër një ekipi shumë të përgatitur dhe profesionist. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër kundër Drenicës. Ne kemi qëllimin kryesor të fitojmë, kështu që do të luftojmë deri në fund për të”, ka thënë Mezani.

Gjilani fiton ndaj Drenicës



Related posts