Haradinaj: Kam informata se s’ jam më subjekt i hetimit të Speciales


Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka informata që Gjykata Speciale s’ është duke e hetuar më.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të kandidojë për President të Kosovës. Po i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga kryeministri pasi kishte marrë ftesë nga Specialja.

“Kam informata se s’ jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di”, tha ai.

“Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, shtoi ai, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkuar në Hagë dhe është intervistuar nga Gjykata Speciale. Më pas ai kandidoi për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.



Related posts

Shefi i EULEX: Njerëzit në Kosovë besojnë se ne i arrestuam të akuzuarit nga Specialja




Në fillim të muajit nëntor ish-presidenti Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dërguan në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, ndërsa misioni i BE-së në Kosovë, EULEX ishte pjesë e operacionit të bastisjes së shtëpive të krerëve të UÇK-së.

Kjo solli edhe reagimin e një pjese të qytetarëve të Kosovës, të cilët besojnë se është EULEX-i që po i kryen këto operacione.

Por çfarë mendon kreu i këtij misioni në Kosovë? Lars-Gunnar Wigemark në një intervistë për emisionin “Ballkan” në “ABC” sqaron rolin e misionit të BE-së.

Pjesë nga intervista

Kjo pritej. Po. Le të vazhdojmë të flasim për çështjet aktuale. Dhe, e keni parasysh, gjëja ose tema për të cilën njerëzit po flasin më së shumti tani është gjykata speciale ose dhomat e specializuara. Njerëzit që ndoshta kanë qenë këtej në vitin 1992 duke u përpjekur që të vazhdonin me një rezistencë paqësore, por e cila s’ funksionoi me Serbinë dhe Millosheviçin në atë kohë, u detyruan që ta mbrojnë veten e tyre dhe t’i mbrojnë familjet e tyre dhe t’i mbrojnë civilët dhe të luftojnë. Çfarë mund të bënin ata? ndërsa tani i shohim në Hagë. Siç e dimë, EULEX-i e ka një rol logjistik në këtë, pra rol operacional dhe logjistik. Sa e vështirë është kjo për EULEX-in?

Shefi i EULEX-it: Më duhet ta them që s’ është e lehtë për ne, ngase njerëzit këtu besojnë se është EULEX-i ai që po i kryen këto operacione, se ne jemi ata që po i arrestojmë njerëzit, se ne po e arrestojmë z. Krasniqin, ose Presidentin Thaçi e kështu me radhë, ose që ne po i kryejmëbastisjet e shtëpive. Në fakt është Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila ka autoritetin që ta bëjë këtë, ne s’ kemi autoritetin për ta bërë këtë. Por, ne jemi të mandatuar në fakt për ta bërë këtë, sipas ligjit të Kosovës, bazuar në legjislacionin e këtushëm që e rregullon krijimin e Dhomave të Specializuara, por gjithashtu edhe rolin tonë mbështetës në lidhje me këto, ky angazhim yni praktik është, për shembull, që ne të sigurojmë automjetet. Kështu që, njerëzit i shohin automjetet me targa të EULEX-it para ndërtesës, dhe ata supozojnë se brenda ndërtesës janë stafi, policia e EULEX-it, etj. Puna s’ qëndron kështu, ne jemi jashtë, duke siguruar mbrojtje së bashku me Policinë e Kosovës. Por,ju s’ e shihni edhe aq shumë Policinë e Kosovës, ndërsa ata janë atje, ata janë të informuar për këto operacione ashtu siç duhet. Ata janë reaguesi i parë i sigurisë, ne bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës, ne gjithashtu bashkëpunojmë me KFOR-in, me forcën e NATO-s, i cili është reaguesi i tretë i sigurisë, kështu që ne e kemi këtë treshe. Dhe më duhet të them që kjo ka funksionuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu. Por,kjo gjë është e ndjeshme dhe është e vështirë edhe për Policinë e Kosovës. Ata disi mendojnë se kjo është paksa e komplikuar për ta. Në situatë ideale, ata do të duhej ta bënin këtë. Në situatë ideale, këtë punë do duhej ta bënin ata.

E kuptoj. Gjithsesi kjo po ndodh dhe ju jeni në këtë pozitë të vështirë, ju duhet ta bëni atë dhe të siguroni atë që është e nevojshme të sigurohet, por përsëri besoj se kjo ka një ndikim në imazhin dhe situatën e sigurisë në Kosovë. s’ është aq e lehtë, apo jo?. duhet të ketë një ndikim.

Shefi i EULEX-it: Sigurisht. Dua të them, le të flasim së pari për Kosovën. Ajo që është me rëndësi është thënë. Ambasadori amerikan e tha shumë mirë kohëve të fundit se këto aktakuza s’ janë aktakuzë kundër Kosovës. Ne s’ po flasim për një lloj faji ose përgjegjësie kolektive për atë që ka ndodhur këtu, ngase të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, shumë njerëz e dinë me të vërtetë se çfarë ka ndodhur, unë gjithashtu e di mjaft mirë që disa gjëra kanë ndodhur si këtu ashtu edhe në Serbi dhe gjetkë gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne po flasim për aktakuza kundër individëve të caktuar, të cilët në disa raste ishin pjesë e krijimit të këtyre institucioneve – Dhomat e Specializuara – ata votuan në parlament në favor të kësaj dhe unë mendoj se kjo është pjesë e një procesi për ta trajtuar trashëgiminë nga e kaluara, të mirat dhe të këqijat e luftës për pavarësinë e Kosovës. Kjo është pjesë e një procesi të gjatë që filloi sigurisht me raportin e Dick Martit që në vitin 2010, e mbase edhe para kësaj. Unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që të lejojmë që ky proces të vazhdojë. duhet të ketë një të ashtuquajtur proces të rregullt, ku ekzistojnë disa të drejta ligjore që i kanë të gjithë të përfshirë, ata që janë akuzuar për këto krime duhet ta kenë të drejtën e mbrojtjes dhe unë mendoj se ata do të kenë disa nga avokatët më të mirë të mbrojtjes që paratë mund të blejnë, ndërsa po që se ndonjëri nga ata që akuzohen s’ i kanë mjetet e tyre, burimet e tyre,atëherë ekzistojnë fonde të ndihmës juridike në dispozicion për këtë. Në të njëjtën kohë, unë e kuptoj që kjo do të ishte e vështirë për çdo shoqëri dhe më duhet të them se kam shumë respekt për mënyrën se si Kosova po e trajton këtë. Unë do të doja të shihja, ju jeni vetë nga Shqipëria, si do të reagonin njerëzit në Shqipëri, si do të reagonin njerëzit në Serbi. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, por duhet të them se bashkë me Bosnjën dhe Hercegovinën unë mendoj se Kosova është i vetmi vend në rajon që po e ballafaqon tani këtë më hapur, ngase transparenca është e domosdoshme, ju duhet ta dini të vërtetën ashtu që të gjithë të mund ta shohin atë.

Pra,ju po thoni se Kosova është duke e dhënë një shembull pozitiv me mënyrën se si po reagon.

Shefi i EULEX-it: Unë do të thoja kështu. Mendoj se kjo është diçka për të cilën njerëzit duhet të reflektojnë dhe të ndjenjë një krenari të caktuar për faktin se Kosova s’ ka frikë të merret me të kaluarën e saj. Unë njoh disa që janë akuzuar, ish-Kryeministrin Haradinaj, i cili tha se jam krenar sot ngase e mbrojta veten e kështu me radhë, gjithashtu të tjerë si z. Limaj e kështu me radhë, si dhe gjithashtu në suaza të tjera në kuadër të së ashtuquajturës Gjykata Penale për ish-Jugosllavinë. Edhe ata e dinë këtë. Kështu që, unë mendoj se tani, siç e thashë, duhet të ketë një proces të rregullt, s’ duhet të ketë asnjë ndërhyrje politike, s’ besoj se ky është një proces politik ose procedurë politike, ky është mendimi im, unë e di se ka të tillç që kanë mendime ndryshe, por ju keni disa profesionistë juridikë shumë të mirë, si në aspektin e prokurorëve dhe atë të mbrojtjes, dhe ata do t’i argumentojnë rastet e tyre, ata tashmë kanë filluar, dhe se ky është aspekt themelor i sundimit të ligjit, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, ne si mision i Bashkimit Evropian në përgjithësi s’ kemi një shkop magjik që mund të sjell zgjidhjet. Siç e thashë, ne në vendet tona anëtare kemi kaluar nëpër këto procese, por tani me rritjen e populizmit jo vetëm në Evropë, por edhe në shumë vende tjera, ne shohim se si mund të përdorenkëto trashëgimi të së kaluarës Po qe se s’ janë trajtuar si duhet. Ka shumë dezinformata, njerëzit fillojnë ta rishkruajnë historinë.Revizionizëm në një mënyrë apo tjetër. Revizionizmi është shumë i vështirë, Po qe se keni prova, Po qe se keni dëshmi, por është e vështirë kur një person e thotë një gjë ndërsa tjetri thotë një gjë tjetër, fjala e njërit kundër tjetrit dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi ligjin, të ashtuquajturin sundimi i ligjit.




Related posts

Isa Mustafa: Pres që Specialja t’i trajtojë edhe vrasjet ndaj zyrtarëve të LDK-së


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar nga Avdullah Hoti në Washington duhet të zbatohet, pavarësisht se tani po ndërrohet administrata në SHBA.

Në Rubikon të Klan Kosovës ai tha se do të ishte gabim fatal Vetëm po të sillemi ndryshe.

“Jam i bindur që marrëveshja e nënshkruar në Washington duhet të zbatohet se është ne interes të Kosovës. Ajo çka ndodh me administratën në SHBA dhe me bartjen e pushtetit është çështje e brendshme e SHBA-së, por sa i përket Kosovës dhe interesave tona, ne gjithmonë kemi pasur përkrahje si të demokratëve ashtu edhe të republikanëve, dhe tani do të gabonim Vetëm po të themi se shkoi një president i SHBA-së me të cilin kemi nënshkruar marrëveshjen që s’ do të ishte në rregull. Do të ishte gabim fatal që të sillemi ashtu”.

Mustafa u deklarua edhe në lidhje me atë Vetëm po të Gjykata Speciale do të duhej t’i trajtonte edhe vrasjet politike që janë bërë ndaj zyrtarëve të LDK-së.

“Gjykata Speciale e ka periudhën në të cilën do të trajtohen të gjitha krimet. Pres që do të trajtohen edhe këto vrasje që janë bërë. Unë sot s’ i adresoj askujt këto vrasje që është e padrejtë dhe e pandershme t’i adresohen dikujt. Do të duhet gjykata t’i adresojë vet. Do të ishte shumë më mirë që këto çështje t’i trajtonte drejtësia në Kosovë deri më tani dhe që ne t’i zgjidhnim këto vrasje, por s’ është arritur të zgjidhen, por do të ishte mirë që kjo gjykatë t’i trajtojë dhe t’i zgjidhë në këtë periudhë për të cilën është themeluar”.

“Është gabim të mendohet zhbërja e Gjykatës Speciale. E kemi kot se s’ e bëjmë, por është gabim edhe të mendohet. Tani duhet t’i jepet hapësirë drejtësisë, por të kërkohet drejtësi e pavarur dhe e cila zhvillohet mbi bazën e drejtësisë evropiane në këtë gjykatë. Por Vetëm po të ne organizohemi t’i anulojmë ndryshimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Veçanta, e ndërlikojmë çështjen e kësaj gjykate dhe pozitën e njerëzve atje që mund t’i përshkruhet atyre që janë të involvuar atëherë si edhe u tentua e u shkruajt për ta”.

“Neve na u bë e qartë në vitin 2015 kur kam qenë kryeministër, nga përfaqësuesit amerikanë në mënyrë eksplicite na është thënë se ‘ju duhet ta themeloni Gjykatën Speciale, dhe Vetëm po të s’ e themeloni atë, kemi kërkesë të Rusisë dhe të Kinës që të themelohet në Këshillin e Sigurimit, dhe ne s’ do të votojmë kundër themelimit të saj’”.

“Vetëm po të edhe sot dikush tenton në zhbërje, do të ishte diçka fatale. Mendoj se s’ është mirë që ka ardhur puna që të themelohet një gjykatë e tillë, por tani ne duhet të sillemi në mënyrë konstruktive që kjo gjykatë ka filluar të veprojë”, u shpreh Mustafa.



Related posts

Tahiri: Albin Kurti s’ mund të kthehet më në postin e kryeministrit


Analisti i njohur kosovar, Ramush Tahiri, në emisionin “Debat” të RTK-së e ka sqaruar mënyrën se si zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Ai ka thënë se deri më tani asnjë kandidat s’ është zyrtarisht i certifikuar për garën e presidentit dhe se deri më tani kemi vetëm nominim nga një parti, siç është rasti me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së.

“Kuvendi fillimisht duhet t’i ketë 80 vota për të nisur seanca për zgjedhjen e presidentit, andaj situate aktuale është në fillim dhe s’ka zhvillim tjetër. Po qe se AAK-ja insiston se Haradinaj është kandidati i vetëm ose shkojmë në zgjedhje, ose PDK-ja insiston njëjtë vendi shkon në zgjedhje, posaqë Kuvendi s’ i ka 80 vota për të nisur seancë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për vendimin që do ta merr Gjykata Speciale në rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Sipas tij, Kushtetuesja s’ do të merr vendim që votën e tij ta shpall të pavlefshme.

“Deputeti është legjitim derisa t’i merret mandati nga Kuvendi dhe derisa komisioni për imunitet dhe mandate s’ ia merr mandatin dhe në vend të tij s’ vjen dikush tjetër”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje ka thënë se Arifit s’ mund t’i merret mandati nga Gjykata pasi që ai është përfaqësues i popullit.

Kushtetuesja e konsaton gjendjen dhe ajo tash s’ ka lëndë, por po bëhet një kthim në pozicion. Te rasti i Pacolli ishte ndryshe, andaj Kurti s’ kthehet në detyrë në asnjë mënyrë. Po qe se ndodh kështu s’ është procedurë. s’ është votë përcaktuese ajo e Arifit, posaqë po mos të ishte ai, do të ishte dikush tjetër. Ka qenë deputet i certifikuar dhe çdo vendim është legjitim”, ka thënë Tahiri.



Related posts

Rezultati i Podujevës “rimëkëmb” raportet LDK- PDK


Pas shumë kundërshtimesh për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, sot tha se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e këtij Projektligji.

“Sot kemi debatuar si ta ndihmojmë vendin. PDK do të iniciojë një seance të jashtëzakonshme sa i takon Projektligjit ku mendojmë se edhe partitë tjera duhet ta votojnë. Propozimet tona janë amendamentuar në komisionin parlamentar dhe kanë mbështetjen e PDK-së“, ka thënë Hoxhaj në konferencë për media.

Këtë iniciativë të PDK-së e ka mbështetur partneri i koalicionit të Qeverisë Hoti, AAK-ja.

Kryetari i kësaj partie,  Ramush Haradinaj, ka mirëpritur dakordimin e partive politike për ta votuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi,” ka shkruar Haradinaj.

Paralajmërimin e PDK-së disa analistë politikë në vend e kanë parë si përafrim politik me Qeverinë Hoti për t’i shmangur zgjedhjet, ndërsa të tjerë e kanë parë si vendim në dobi të interesit nacional.

Bashkim forcash për t’i shmangur zgjedhjet

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se votimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike është hapi i parë për një përafrim të PDK-së me Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Janë pjekur kushtet tek PDK-ja, LDK-ja dhe disa partnerë të tjerë që të gjendet një zgjidhje pasi kështu Qeveria Hoti s’ po mundet të funksionojë. Është momenti që të arrihet një pajtim minimal, Nëse ka pajtim për presidentin është mirë të bëhet publik tash për t’u tejkaluar kriza”, ka thënë ai.

Maliqi ka theksuar se duke i parë rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, partitë duhet të kalkulojnë Nëse u konvenon të shkojnë në zgjedhje të reja.

“Një zgjidhje e përkohshme duhet të sigurohet, dhe më vonë të shihet a krijohen kushtet për zgjedhje të reja. Besoj me rezultatet në Podujevë të gjithë e kanë të qartë dhe mund të ndodhë një skenar Nëse jo i njëjtë, atëherë i përafërt dhe secila parti e kalkulon Nëse ka interes për të shkuar në zgjedhje, ku munden me kalu edhe ma keq”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Podujevë janë mbajtur të dielën, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në rundin e parë. Sipas rezultateve që priten të publikohen nga KQZ, Bulliqi ka fituar 51.6 për qind.

PDK-ja dhe synimet për postin e presidentit

Ramush Tahiri, analist politik në Kosovë, e ka vlerësuar si hap në dobi të interesit shtetëror paralajmërimin e PDK-së për të votuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas tij, ky vendim do të ndikojë pozitivisht për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Mirë është që Kosova po e kalon krizën pasi vendet e tjera i kanë bërë deri më tani paketat e rimëkëmbjes dhe ne jemi duke shkuar me vendime ad-hoc. Kjo flet se për interesa të shtetit bëhen bashkë pozitë dhe opozitë dhe kjo ndikon tek PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, pasi dallon interesi shtetëror dhe interesi partiak”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas tij, PDK-ja si parti s’ e ka interesin për t’u bërë pjesë e Qeverisë Hoti, por ka synime për postin e presidentit.

“Unë s’ mendoj që do të jetë pjesë e Qeverisë, por janë të interesuar për postin e presidentit, e posti i presidentit është një benifit i mjaftueshëm për PDK-në Nëse ia japin partnerët e koalicionit. Nëse PDK-ja arrin marrëveshje jo vetëm me LDK-në por edhe me Aleancën, atëherë zgjidhet presidenti dhe Qeveria e vazhdon mandatin deri në fund”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë s’ kanë pasur ndikim që PDK-ja të ndryshojë vendimin e saj për Ligjin vetëm për t’i shmangur ato.

“Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë e shpreh gjendjen në këtë komunë por edhe gjendjen e përgjithshme pasi ka një mllef ndaj qeverisjes së deritashme. s’ e di a është votë pro LVV-së apo kundër qeverisjes së deritanishme, por s’ ka ndikim në PDK-në ky votim”, ka theksuar ai.

Në Kosovë, Presidenca vazhdon të udhëhiqet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kjo pasi që ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

deri më tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për këtë post, përderisa LDK-ja ka insistuar për një marrëveshje politike për këtë çështje.

ndërsa sot ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj tha që kjo parti s’ ka asnjë votë për presidentin që s’ vjen nga PDK-ja.

 ‘Tentativat’ për të votuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi i Kosovës në tetor të këtij viti me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka votuar në parim i Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19 pas gjashtë tentimeve.

Por, më 11 nëntor Kuvendi ka tentuar të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të votuar në lexim këtë Projektligj i cili s’ kishte arritur të ketë kuorumin as për ta filluar seancën.

akoma pa filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, ishte mbyllur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkaku i mungesës së kuorumit.

Ndryshe, koalicioni qeveritar i Kosovës ka dështuar të jetë vendimmarrës në Kuvend, pasi gati në të gjitha seancat plenare s’ po arrijnë që t’i grumbullojnë të gjithë deputetët që votuan për formimin e Qeverisë.

Kallxo.com ka shkruar se në mungesë të deputetëve të pozitës, në këtë sesion vjeshtor Kuvendi s’ ka miratuar asnjë ligj, me përjashtim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Interesat e partnerëve të koalicionit, e mbajnë qeverinë nën presionin e zgjedhjeve



Related posts

Zhvillime të papritura: PDK mban mbledhjen e Kryesisë në ora 11:00, këto janë temat që do të diskutohen


Partia Demokratike e Kosovës sot në orën 11:00 pritet të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohet për situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmaur për “Gazeta Blic” edhe deputetja e PDK-së njëherësh anëtare e Kryesisë, Blerta Deliu.

“Po është mbledhje e rregullt e Kryesisë, do të flitet për zhvillimet e fundit”,  tha shkurt Deliu për Gazeta Blic.

Ndërkohë “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda kësaj partie merr vesh se temë e disktutimit pritet të jetë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, situata aktuale politike, dhe kandidatët për kryetar komunash.

Posshtu do të diskutohet edhe për mundësinë e një koalicioni me LDK-AAK e Nisma, apo shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e sa muaj ka krijuar ngërç në vend, pasi s’ po arrin të marrë votat e mjaftueshme, duke luhatur ndjeshëm pozicionin e Qeverisë Hoti.

Nga kjo parti dje kanë konfirmuar se janë duke negociuar me Qeverinë Hoti për të arritur një marrëveshje për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje Ekonomike.

“s’ është që s’ka negociata. Ne kemi ofru disa pika ku ne mendojmë që duhet me u futë në ligjin për Rimëkëmbje. Edhe ma herët në ligjin tonë të propozuar para 7-8 muajsh që s’ është marrë parasysh kanë qenë të parapara këto pika. Meqë Qeveria nga ajo kohë e ka injoru totalisht propozimet tona, ne i kemi propozu edhe katër pika të reja në mënyrë që me u fut në ligjin për Rimëkëmbje që me u harmonizu edhe me ligjin tonë të vjetër, e kështu të kemi votim në Kuvend. Ne mendojmë që aktualisht ky ligj s’ e ndihmon ekonominë, sektorin privat, punëtorët e papunë”, deklaroi deputeti Kujtim Gashi për Gazeta Blic.

Partia Demokratike e Kosovës muajt e fundit është përfshirë nga zhvillime të vrullshme pasi krerët kryesorë të saj janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Kjo parti që nga 6 tetori vazhdon të jetë në opozitë pavarsisht thirrjeve edhe të LDK-së për t’u përfshirë në Qeveri.

UD. i kësaj partie ka mohuar kategorikisht, ditë më parë, përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë Hoti.

/Gazeta Blic/

Ekskluzive: Qeveria Hoti fillon negociatat me PDK-në, për t’i plotësuar kushtet e tyre për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike



Related posts

Enver Hoxhaj: Dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë


Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale e ka marr peng dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë.

Në RTK, Hoxhaj, ka thënë se në mënyrën se si është udhëheqë dialogu nga ish qeveria Kurti dhe tani nga kjo Hoti, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar atë.

“Unë mendoj që Gjykata Speciale e ka marr në peng dialogun. Unë mendoj që vet qeveritë, si ajo Kurti dhe kjo Hoti në mënyrën si e kanë udhëheqë dialogun, e kanë marrë peng dialogun. E kanë dëgradu dialogun. Ajo marrëveshja e Ëashingtonit si draft është negociu nga presidenti Hashim Thaçi dhe e dini që ajo marrëveshje ka pasur të nënshkruhet në qershor”, ka thënë Hoxhaj.

“Dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë për të hapë dhe të mbyllë kaptina të reja dhe s’ i shërben Kosovës që ta përmbyllë shtetndërtimin”, ka thënë tutje Hoxhaj.



Related posts

specialisti i sigurisë: Aktakuzat e Gjykatës Speciale s’e destabilizojnë vendin, por e dëmtojnë atë


specialisti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi ka komentuar aktakuzat e Gjykatës Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan GazetaBlic.

Në një intervistë për GazetaBlic, Ibishi ka thënë se aktakuzat e Dhomave të Specializuara, sipas tij, s’e destabilizojnë vendin, por që siç ka thënë ai, e dëmtojnë atë në disa aspekte.

“Mendoj që s’munden me destabilizu vendin thirrjet nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së, por e dëmtojnë edhe në aspektin politik e diplomatik. Kur është nisur Gjykata Speciale është nisur me një qëllim tjetër, për trafikim organesh. Por, hetimet preliminare të Prokurorit Ëillaimson tregon që s’ ka pasur”, ka thënë Ibishi.

Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi ka konfirmuar për GazetaBlic se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit./GazetaBlic