Besa Famgas fiton edhe në duelin e dytë ndaj skuadrës boshnjake


Klubi hendbollistik Besa Famgas, ka mposhtur Bosna Visokos me rezultat 32-20, ndeshje e cila u zhvillua në rundin e dytë të Kupës Europiane.

Kjo ndeshje u zhvillua në palestreën “Karagaçi”, në Pejë.

Ndeshjen e parë pejanët e fituan me rezultat 36-18, e cila u zhvillua të shtunën.

Më këto dy fitore, Besa kalon në rundin e tretë të Kupës Europiane.

Lojtari më i dalluar ishte Drilon Tahirukaj me gjashtë gola, ndërsa ndeshje të mirë bëri edhe Arbios Mushkolaj.

 



Related posts

Vashat e Istogut mposhtin skuadrën bjelloruse


Klubi i Hendbollit Istogu në kategorinë e vajzave, ka shënuar fitore me rezultat 33-30, ndaj skuadrës bjelloruse Victoria Berestie.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin e parë në kuadër të 1/8 së finales në Kupën Europiane.

Ndeshja e radhës do të luhet të dielën në Istog.



Related posts