Devolli: s’ na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën


Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-2, si mysafir ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi duke thënë e objektivi i tyre sot ishte vetëm fitorja.

“Për neve objektivi ishte t’i marrim tri pikë. Kemi nevojë edhe me ushtru fazën defanzive, për atë në pjesën e dytë vendosem me luajt ma mbyllur. Ishte rezultati 0-2, kundërshtari  na vuri në vështirësi, Drenica është skuadër shumë e mirë edhe ne e arritëm objektivin”, tha Munishi për ‘Art Sport’

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 32 pikë.

Në xhiron e ardhshme suharekasit e presin në shtëpi Arbërinë, ndeshje e cila luhet të hënën.

Devolli: s’ na mposhti Ballkani, ne e mposhtëm vetën

The post Dokument – Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset në Presidencë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Related posts

Trajneri i Drenicës flet pas humbjes nga Gjilani


Drenica ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Gjilani, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka deklaruar se humbja ndaj Gjilanit s’ e ka mërzitur pasi e kanë dominuar.

“Humbja gjithmonë të mërzit, mirëpo kjo ndaj Gjilanit (1-0) aspak. Ne dominuam kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”, ka thënë Devolli.

Ai ka thënë se s’ është e lehtë të luajnë ndaj një kundërshtari siç është Gjilani.

“Patëm mundësi të shumta për të shënuar, teksa goditëm edhe shtyllën. s’ është lehtë të luash këso ndeshje ndaj një kundërshtari si Gjilani që ka shumë futbollistë dhe atë të mirë paguar”, tha Devolli pas ndeshjes.



Related posts

Fadil Rama jep dorëheqje nga Drenica


Fadil Rama më s’ do të jetë trajner i Drenicës, duke dhënë dorëheqje pas humbjes nga Drita.

Drenica sot e pësoi humbjen e dytë radhazi nga Drita me rezultat 4-1, pas humbjes në mesjavë në Skenderaj nga Arbëria.

Lajmin për dorëheqjen e Ramës e ka konfirmuar Drenica në faqen zyrtare të klubit.

“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës, pas humbjes 4:1 kundër FC Drita. Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës. Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Pas tetë ndeshjeve, Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me tetë pikë.

 

 



Related posts