Rrezikimi i trafikut publik

Neni 370
Rrezikimi i trafikut publik
1.  
Kushdo që shkel
ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikon jetën e njerëzve
apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt dëm të konsiderueshëm pasuror,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Kushdo që shkel
cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe me këtë rrezikon
trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus, me teleferik ose
trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve, sigurinë fizike ose
pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1 ose 2. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej
pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej
gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të
ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më
shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me
burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
6.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në
një (1) vit.
7.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me dëm pasuror në vlerë prej
pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
8.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm
pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


9.   Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
një (1) deri në tetë (8) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur

Vozitja i dehur, vozis i dehur, sa denohet dehja
Neni 371
Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur
1.  
Kushdo që drejton
automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit nëse në gjak ka alkool
mbi 0,5 g/kg respektivisht me sasi përkatëse në miligram për litër të ajrit të
nxjerrë apo të substancave tjera dehëse nëse shkaktohet aksident dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë
personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë,
kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)
vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë
personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë,
kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme

Neni 372
Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
1.  
Kushdo që
asgjëson, heq ose dëmton rëndë instalimet, pajisjet, shenjat apo sinjalizimet
që shërbejnë për sigurinë e trafikut, ose jep shenja ose sinjale të gabueshme
ose vë pengesa në rrugët publike apo në ndonjë mënyrë tjetër e rrezikon jetën e
njeriut apo sigurinë fizike, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë
personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet
me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1)
vit.
6.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 5. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë
personi ose dëm të konsiderueshëm pasuror, kryesi dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
7.   Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni
rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
8.   Nëse vepra penale nga paragrafi 5. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
një (1) deri në tetë (8) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik

Neni 373
Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik
1. Personi
përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së
rrugëve dhe
e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të
përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar
menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon
jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në pesë (5) vjet.

2.  
Kushdo që është
përgjegjës për dhënien e urdhrave për ngasje apo që lejon tjetrin të ngas edhe
pse e di se ngasësi për shkak të lodhjes, sëmundjes, dehjes me alkool apo
shkaqeve të tjera nuk është në gjendje që në mënyrë të sigurt të drejtojë
automjetin, ose automjeti nuk është në gjendje të rregullt dhe me këtë rrezikon
jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me dënimin
nga paragrafi 1. i këtij neni.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në
tre (3) vjet.
4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror,
kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
5.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me
burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
6.   Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni
rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëm substancial pasuror, kryesi dënohet
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
7.   Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni
rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej
një (1) deri në tetë (8) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik

Neni 374
Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik
1.   Ngasësi i automjetit ose i mjetit tjetër të transportit,
i cili nuk i ofron ndihmë personit të lënduar me atë mjet të transportit,
dënohet me burgim deri në një (1) vit.
2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj
deri në pesë (5) vjet.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me vdekjen e personit të lënduar, kryesi dënohet me burgim prej
gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit

Neni 375
Keqpërdorimi i sinjaleve ndërkombëtare të komunikacionit
Kushdo që pa
nevojë dërgon sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të komunikimit ose sinjalin e
shfrytëzuar ndërkombëtarisht të fatkeqësisë apo sinjalin e rrezikut, ose
mashtron se nuk ka rrezik ose keqpërdor sinjalin e pranuar ndërkombëtarisht të
komunikimit, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale

Neni 377
Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale
1.  
Kushdo që duke
qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjes së ndonjë vepre penale, nuk e
lajmëron këtë fakt në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mund të
evitohet ndërsa vepra penale është kryer ose është tentuar, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në një (1) vit.
2.   Kushdo që nuk lajmëron përgatitjen për kryerjen
e një apo më shumë prej veprave penale në vijim, dënohet me burgim prej tre (3)
muaj deri në tre (3) vjet.
2.1. vrasja e
rëndë;
2.2. vrasja;
2.3. sulmi me
lëndim të rëndë trupor;
2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV –
Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV –
Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën
ndërkombëtare;
2.6. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual;
2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII –
Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;
2.8. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve;
2.9. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve;
3.  
Me përjashtim të
veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi
nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse është në
lidhje familjare me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose
bashkëshorte, vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person
me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre

Neni 378
Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre
1.  
Kushdo që është
në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në
vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në
tre (3) vjet.
1.1. vrasja e
rëndë;
1.2. vrasja;
1.3. sulmi me
lëndim të rëndë trupor;
1.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV –
Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;



1.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV –
Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën
ndërkombëtare;
1.6. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual;
1.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII –
Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;
1.8. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve;
1.9. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve;
2.  
Personi zyrtar
apo personi përgjegjës i cili nuk e lajmëron veprën penale të cilën e ka
zbuluar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, dënohet me dënimin nga paragrafi 1.
i këtij neni, nëse vepra e tillë është e dënueshme me së paku tre (3) vjet
burgim.
3.  
Me përjashtim të
veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi
nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare
me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte,
vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin
kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal

Neni 379
Moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal
1.  
Kushdo që është
në dijeni për aktakuzën dhe vendndodhjen e personit të akuzuar nga tribunali
ndërkombëtar penal dhe nuk lajmëron për vendndodhjen e tillë edhe pse zbulimi
në kohën e duhur i personit të kërkuar varet nga lajmërimi i tillë, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Personi nuk është
penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare me kryesin
e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte, vëlla ose
motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin kryesi jeton
në bashkësi jashtëmartesore.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

Neni 380
Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
1.  
Kushdo që strehon
kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin
2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit
përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që
strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit,
ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në një (1) vit.
2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet:
2.1. vrasja e
rëndë;
2.2. vrasja;
2.3. sulmi me
lëndim të rëndë trupor;
2.4. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XIV – Veprat
penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
2.5. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XV –
Veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën
ndërkombëtar

2.6. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XX – Veprat penale kundër integritetit seksual;
2.7. ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIII –
Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;
2.8. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIII – Veprat penale të narkotikëve;
2.9. ndonjë vepër
penale nga Kapitulli XXIX – Veprat penale të armëve;
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
ka të bëjë me vepër penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, kryesi dënohet
me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
4.  
Dënimi i paraparë
me paragrafin 1. të këtij neni nuk mund të jetë më i ashpër, as sipas llojit e
as sipas lartësisë, se dënimi i përcaktuar për veprën penale të kryer nga
personi të cilit i jepet ndihma.
5.  
Me përjashtim të
veprave penale që përfshijnë abuzimin e fëmijëve dhe dhunën në familje, personi
nuk është penalisht përgjegjës sipas këtij neni nëse është në lidhje familjare
me kryesin e veprës penale si prind, fëmijë, bashkëshort ose bashkëshorte,
vëlla ose motër, prind adoptues apo fëmijë i adoptuar ose person me të cilin
kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Lajmërimi apo kallëzimi i rremë

Neni 382
Lajmërimi apo kallëzimi i rremë
1.  
Kushdo që bën
lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo
ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës
zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose
me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
2.  
Kushdo që ofron
prova të rreme për veprën penale ose në ndonjë mënyre tjetër shkakton fillimin
e procedurës penale për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër
personit për të cilin ai e di se nuk e ka kryer veprën penale, dënohet me
dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
3.   Kushdo që lajmëron veten se ka kryer vepër
penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk e ka kryer veprën e
tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) muaj.
4.  
Kushdo që
lajmëron te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se
është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse ai e di
se vepra nuk është kryer, dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal

Neni 381
Dhënia e ndihmës personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal
1.  
Kushdo që i jep
ndihmë apo e fsheh personin e akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal ose e
ndihmon personin e tillë për t’iu shmangur zbulimit, dënohet me burgim deri në
tre (3) vjet.
2.  
Prindi, fëmija,
bashkëshorti ose bashkëshortja, vëllai ose motra, prindi adoptues apo fëmija i
adoptuar ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi jashtëmartesore nuk
dënohet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Deklarimi i rremë nën betim

Neni 383

Deklarimi i rremë nën betim

1. Kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Nëse deklarata nga paragrafi 1. i këtij neni është dhënë gjatë procedurës penale, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

3. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para fundit të dëshmisë së tij, gjykata mund ta zbusë dënimin.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Deklarimet e rreme

Neni 384
Deklarimet e rreme
1.  
Pala, dëshmitari,
eksperti në cilësi të dëshmitarit, përkthyesi apo interpreti i cili në procedurën
gjyqësore ose penale, procedurën paraprake, në procedurën për kundërvajtje, në
procedurën administrative, në procedurën para noterit publik ose në procedurën
disiplinore jep deklaratë, ekspertizë ose raport të rremë dënohet me gjobë dhe
me burgim deri në një (1) vit.
2.   Nëse deklarata e rreme merret si bazë për
vendimin përfundimtar në procedurë, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj
deri në tri (3) vjet.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me pasoja të rënda, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë
(5) vjet.
4.   Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i
këtij neni vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para marrjes së vendimit
përfundimtar, gjykata mund ta zbusë dënimin.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Deklaratat e rreme të dëshmitarëve bashkëpunues

Neni 385
Deklaratat e rreme të dëshmitarëve bashkëpunues
1.  
Dëshmitari
bashkëpunues, i cili jep deklaratë apo dëshmi të rreme në cilëndo pjesë
relevante ose i cili qëllimisht nuk ia tregon tërë të vërtetën prokurorit ose
policisë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5)
vjet.
2.  
Kushdo që kryen
vepër penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe pastaj e tërheq deklaratën apo
dëshminë dhe deklaron apo dëshmon të vërtetën para përfundimit të intervistës
apo dëshmisë së tij, dënohet me gjobë deri në pesëqind (500) Euro ose me burgim
deri në tre (3) muaj, por gjykata mund ta lirojë nga dënimi nëse ekzistojnë
rrethana lehtësuese.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare

Neni 386
Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare
1. Kushdo që me
anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të:
1.1. nxitjes
së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë apo
të fsheh ndonjë fakt material në procedurë zyrtare;
1.2.
parandalimit apo vonesës së pjesëmarrjes apo dëshmisë së ndonjë personi në
procedurë zyrtare;
1.3.
parandalimit apo vonesës se ndonjë personi nga komunikimit i informatës zyrtarit
policor ose hetuesit tjetër të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me
kryerjen e veprës penale;
1.4.
parandalimit apo vonesës së ndonjë personi nga paraqitja e çfarëdo dokumenti
apo regjistri në procedurë zyrtare;

1.5. nxitjes
së ndonjë personi që të ndryshojë, heq, fsheh, shkatërrojë, dëmtojë ose ta bëjë
të pashfrytëzueshëm, tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send
ose dokument me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të objektit në procedurë
zyrtare;
1.6. nxitjes
së personit të shmang thirrjen për të dhënë dëshmi ose për të paraqitur dëshmi
në procedurë zyrtare; ose
1.7. nxitjes
së dëshmitarit apo ekspertit për të refuzuar dhënien e dëshmisë ose për të
dhënë dëshmi të rreme në procedure gjyqësore, procedurë për kundërvajtje,
procedurë administrative ose në procedurë para noterit apo në procedurë
disiplinore, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.  
Kush me qëllim të
parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore,
procedurën kundërvajtëse, procedurën administrative, në procedurën para noterit
publik ose në procedurën disiplinore fsheh, dëmton, asgjëson, ose bënë të pa
përdorueshme, në tërësi ose pjesërisht, sendin e personit tjetër ose dokumentet
që mund të përdoren si prova, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet.
3.  
Me dënimin nga
paragrafi 1. i këtij neni dënohet edhe kushdo që me qëllim të parandalimit ose
vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën gjyqësore ose
administrative largon, zhvendos ose ndërron vendin e shenjave të kufijve
kadastral, shenjën e matjes së tokës ose çfarëdo shenje tjetër që shënjon
pronësinë a pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin e ujit, ose
për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të mashtrimit.
4.   Kushdo që gjatë kryerjes së veprës penale nga
paragrafët 1. deri 3. të këtij neni përdor dhunë ose kanos më përdorim të dhunës,
dënohet me së paku dy (2) vjet burgim.
5.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj dëshmitarit, kryesi dënohet me së
paku tre (3) vjet burgim, e nëse vepra e tillë rezulton me lëndim trupor,
kryesi dënohet me së paku pesë (5) vjet burgim.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Frikësimi gjatë procedurës penale

Neni 387
Frikësimi gjatë procedurës penale
Kushdo që
përdor forcën apo kanosjen serioze apo ndonjë mënyre tjetër të detyrimit,
premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të
përmbahet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklaratë të rreme, ose të
mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo
gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale
dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me
burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Hakmarrja dhe Kodi Penal

 

Neni 388
Hakmarrja
1.  Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo
person, përfshirë ndërhyrjen në punësimin e ligjshëm apo sigurimin e mjeteve të
jetesës së ndonjë personi me qëllim të hakmarrjes për shkak të dhënies së
informatave të vërteta policisë, hetuesit të autorizuar, prokurorit apo
gjyqtarit lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprës penale, dënohet
me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për
cilindo person me qëllim të hakmarrjes për shkak të raportimit ose shpalosjes
së informacionit për veprimet dhe mosveprimet që paraqesin kërcënim ose cenim
të interesit publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy
(2) vjet.
3.  Kushdo që vret personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit
zyrtar për ndonjë vepër
të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij
zyrtare, dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim
të përjetshëm.
4.  Kushdo që tenton të vrasë personin tjetër me
qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë
ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se dhjetë
(10) vjet burgim.
5.  Kushdo që me qëllimin e paraparë në paragrafët
1. deri 3. të këtij neni, shkakton lëndim trupor ose dëm pasuror të ndonjë
personi, dënohet me burgim së paku tre (3) vjet, por nëse vepra është kryer në
lidhje me procedurën penale, kryesi dënohet së paku me dënimin e njëjtë sikur
për veprën penale më të rëndë e cila ka qenë subjekt i procedurës penale.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Manipulimi me prova

Neni 389
Manipulimi me prova
1.  
Kushdo që
ndryshon, heq, fsheh, shkatërron, dëmton ose e bën të pashfrytëzueshëm,
tërësisht ose pjesërisht, ndonjë regjistër, pasuri, send ose dokument me qëllim
të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, dënohet me
gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.  
Kushdo që me
qëllim të parandalimit ose vështirësimit të mbledhjes së provave në procedurën
gjyqësore ose procedurën administrative, largon, zhvendos ose ndërron vendin e
shenjave të kufijve administrativë, shenjën e tokës ose çfarëdo shenje tjetër
që shënjon pronësinë apo pasurinë e paluajtshme ose të drejtën për shfrytëzimin
e ujit, ose për të njëjtin qëllim vendos shenja të tilla me qëllim të
lajthimit, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Falsifikimi i dokumenteve

Neni 390
Falsifikimi i dokumenteve
1.  
Kushdo që
përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit
të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo
të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4)
vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në lidhje me dokumentin publik,
testamentin, kambialin, regjistrin publik apo zyrtar ose ndonjë regjistër
tjetër që ruhet në bazë të ligjit, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri
në pesë (5) vjet.
3.    Kushdo që e kryen veprën e paraparë në
paragrafin 1 ose 2 të këtij neni si anëtar i grupit të njerëzve, dënohet me
gjobë dhe burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve

Neni 391
Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve
1.   Personi do të konsiderohet se ka kryer vepër
penale të falsifikimit të dokumenteve dhe do të dënohet me gjobë ose me burgim
deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë:
1.1. pa autorizim plotëson ndonjë letër, formular të zbrazët ose ndonjë
formë tjetër në të cilën është vënë nënshkrimi i personit tjetër dhe plotëson
deklaratën përmes së cilës krijon marrëdhënie juridike;
1.2. mashtron personin tjetër lidhur me përmbajtjen e ndonjë dokumenti
dhe personi i tillë e nënshkruan këtë dokument duke menduar se nënshkruan
ndonjë dokument tjetër ose dokument me ndonjë përmbajtje tjetër;
1.3. lëshon dokumentin në emër të ndonjë personi tjetër pa autorizimin e
tij ose në emër të personit që nuk ekziston;


1.4. lëshon një dokument dhe pohon me nënshkrimin e vet se ka ndonjë
pozitë, thirrje apo gradë edhe pse nuk ka pozitë, thirrje apo gradë të tillë,
ndërsa veprimi i tillë ka ndikim substancial në vlerën e dokumentit; ose
1.5. lëshon një dokument duke përdorur vulën apo shenjën e vërtetë pa
autorizim paraprak.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Shkelja e fshehtësisë së procedurës

Neni 392
Shkelja e fshehtësisë së procedurës
1.  
Kushdo që pa
autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare,
që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si
fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në një (1) vit.
2.  
Kushdo që pa
autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit
të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes,
dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e
mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të
madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni
rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku
dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mospërfillja e gjykatës

Mospërfillja e gjykatës, Gjykata
Neni 393
Mospërfillja e gjykatës
1.  
Kushdo që nuk i
bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm të ndonjë gjykate
në Republikën e Kosovës ose refuzon apo pengon publikimin e vendimit apo
aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës së tillë, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në gjashtë (6) muaj.
2.   Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të
jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin
apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.
3.   Nëse mospërfillja ka të bëjë me veprimin në mes
të dy palëve private, gjykata mund të urdhërojë që gjoba t’i paguhet palës së
dëmtuar.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Neni 394
Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore
1.  
Personi zyrtar
apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo
aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i
cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me
vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2.  
Nëse me veprën penale
nga paragrafi 1 i këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave
njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë
(6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3.  Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i
këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të
ndërmerret.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Legalizimi i përmbajtjes së rreme

Neni 395
Legalizimi i përmbajtjes së rreme
1.  
Kushdo që vë në
lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të
vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një
çështje ligjore, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.   Kushdo që përdorë dokumentin, regjistrin apo
librin e tillë edhe pse e di së është i rremë, dënohet me dënimin nga paragrafi
1. i këtij neni.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Rebelimi i personave të privuar nga liria

Neni 396
Rebelimi i personave të privuar nga liria
1.  
Kushdo që nga institucioni
ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria,
organizon rebelimin e personave të privuar nga liria, me qëllim që të lirohen
me forcë ose së bashku të sulmojnë personat zyrtarë në atë institucion ose me
forcë apo kanosje serioze t’i detyrojnë personat e tillë zyrtarë të veprojnë
apo të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre, dënohet me burgim prej
një (1) deri në pesë (5) vjet.
2.   Pjesëmarrësi në rebelim nga paragrafi 1. i këtij
neni dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
është kryer me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4.  
Nëse kryesi i
veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni heq dorë vullnetarisht nga
rebelimi para se të ketë ushtruar forcën apo kanosjen serioze, gjykata mund ta
lirojë nga dënimi.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Arratisja e personit të privuar nga liria

Neni 397
Arratisja e personit të privuar nga liria
1.   Kushdo që arratiset nga institucioni ku gjendet
në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me
burgim deri në tre (3) vjet.
2.   Kushdo që me anë të ryshfetit arratiset nga
institucioni ku gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin
nga liria, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.
3.  
Kushdo që duke
përdorur forcën apo kanosjen serioze, arratiset nga institucioni ku gjendet në
mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me
burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS



Related posts

Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria

Neni 398
Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria
1.   Kushdo që mundëson arratisjen e personit i cili
gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria,
dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.  
Kushdo që me anë
të ryshfetit mundëson arratisjen e personit i cili gjendet në mbajtje në bazë
të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria, dënohet me burgim prej tre (3)
muaj deri në pesë (5) vjet.
3.  
Kushdo që duke
përdorur forcën apo kanosjen serioze, mundëson arratisjen e personit i cili
gjendet në mbajtje në bazë të vendimit të ligjshëm mbi privimin nga liria,
dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
4.   Nëse vepra penale nga ky nen kryhet së bashku
nga më shumë se një person, dënohen me burgim prej një (1) deri në tetë (8)
vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria

Neni 399
Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria
Personi
zyrtar i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, në mënyrë të
kundërligjshme e liron personin e privuar nga liria dhe i cili i është besuar
në ruajtje, ose e ndihmon arratisjen e tij apo i mundëson lidhje apo korrespondencë
të kundërligjshme me qëllim të përgatitjes së arratisjes, dënohet me burgim
prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës

Neni 400
Mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose
detyrës
Kushdo që i
mundëson personit tjetër ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës edhe
pse e di se me aktgjykim të plotfuqishëm i është shqiptuar dënimi plotësues i
ndalimit të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë,
dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Neni 401
Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare
1.  
Kushdo që me
forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në
kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të
kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3)
vjet.
2.  
Kushdo që merr
pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët pengon ose tenton të
pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet
e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet.
3.   Udhëheqësi apo organizatori i grupit që kryen
vepër penale nga paragrafi 2. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri
në pesë (5) vjet.
4.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni përfshin kanosjen për përdorimin e armës
apo mjetit të rrezikshëm ose rezulton me lëndim trupor, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
5.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj gjyqtarit, prokurorit,
zyrtarit të gjykatës, zyrtarit të prokurorisë apo personit të autorizuar nga
gjykata dhe prokuroria zyrtarit policor, zyrtarit doganor, zyrtarit
ushtarak apo zyrtarit të shërbimit korrektues gjatë ushtrimit të funksioneve të
tyre zyrtare, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
6.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i
këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me jo më pak se
pesë (5) vjet burgim.
 KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Sulmi ndaj personit zyrtar

                                          

 
                                                 Neni 402

                               Sulmi ndaj personit zyrtar

1. Kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 përfshin gjyqtarin, prokurorin, policin, zyrtarin doganor, zyrtarin korrektues, në lidhje me detyrat zyrtare, sigurinë e përgjithshme, sigurinë e Republikës së Kosovës apo ruajtjen e rendit publik, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

4. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor, zyrtarit korrektues, ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

6. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor apo zyrtarit korrektues, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

7. Nëse kryesi i veprës penale nga ky nen është provokuar nga veprimi i kundërligjshëm apo i vrazhdë i personit zyrtar, gjykata mund ta zbusë dënimin.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Thirrja për rezistencë

Neni 403
Thirrja për rezistencë
1.   Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo
mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo
zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të
zbatimit të vendimit, masës apo veprimit zyrtar të ligjshëm, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi

Neni 404
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi
1.  
Kushdo që merr
pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë personave, e cila me veprime
të përbashkëta e privon personin tjetër nga jeta, i shkakton lëndime të rënda
trupore personit tjetër, shkakton rrezik të përgjithshëm, shkakton dëm pasuror
në vlerë prej njëzetmijë
(20.000) Euro apo
më shumë ose kryen vepra tjera të rënda të dënueshme me së paku pesë
(5) vjet burgim apo tenton të kryejë vepra të
tilla, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.   Organizatori i turmës nga paragrafi 1. i këtij
neni dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3.  
Secili person, që
me veprimet e tij të dhunshme ose në ndihmë, ose me pjesëmarrje në veprimet
huligane, duke hedhur gjësende në drejtim të personave ose të qytetarëve, të
pjesëmarrësve në aktivitet sportiv, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet,
infrastrukturën publike, ose duke thyer, dëmtuar pajisjet dhe infrastrukturën
dhe objektet sportive publike ose private, i vetëm ose në grup të organizuar
dhe që ka për qëllim dëmtimin e personave zyrtarë, të pjesëmarrësve sportivë
ose të personelit të sigurimit në detyrë zyrtare, në fushat sportive të hapura
ose të mbyllura, kryen vepër penale të huliganizmit.
4.  
Për veprën
penale, të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, parashihet dënimi me
gjobë prej dyqind (200) deri dhjetë mijë (10.000) Euro për huliganizëm me
pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë (5) vjet për huliganizëm me pasoja
të rënda.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm

Neni 405
Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm
Kushdo që në
kundërshtim me urdhrat e organit kompetent refuzon pa arsye të merr pjesë në
mënjanimin e rrezikut për jetën e njerëzve apo të pasurisë gjatë zjarrit,
vërshimit, tërmetit ose fatkeqësive tjera, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në një (1) vit.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave

Neni 406
Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave
Kushdo që
heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar me
qëllim të sigurimit të objektit ose të lokaleve, apo kushdo që hap objektet e
siguruara ose hyn në lokalet e tilla pa e hequr ose pa e dëmtuar vulën apo
shenjën, ose hap sendin në të cilin ka qenë e vendosur vula apo shenja e tillë,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare

Neni 407

Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare

Kushdo që në
mënyrë të kundërligjshme merr, fsheh, asgjëson, dëmton apo në ndonjë mënyrë
tjetër e bën të papërdorshme vulën, regjistrin, shkresat apo dokumentet zyrtare
që i përkasin ose janë në posedim të organit publik apo personit tjetër juridik
i cili ushtron autorizime publike, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre
(3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor

Neni 408
Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor
Kushdo që në
mënyrë të kundërligjshme asgjëson, fsheh ose bën të papërdorshme materialet
arkivore apo nxjerr materialet e tilla jashtë vendit, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre
(3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Prezantimi i rremë si person zyrtar

Neni 409

Prezantimi i rremë si person zyrtar

1.  
Kushdo që
prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak i cilitdo shtet ose mban pa
autorizim shenja të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një

(1)  vit.

2.  
Kushdo që me
qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me
qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, prezantohet rrejshëm si person
zyrtar apo ushtarak ose kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore
për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit
tjetër, mban pa autorizim shenja të personit zyrtar ose ushtarak ose ndërmerr
ndonjë veprim të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë dhe me burgim
deri në tre (3) vjet.

Related posts

Vetëgjyqësia

Neni 410
Vetëgjyqësia
1. Kushdo që ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën që mendon se i takon
në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në gjashtë (6) muaj.
2. Kushdo që me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes serioze,
ushtron një të drejtë që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit
kompetent, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij
neni kryhet nga kryesi duke vepruar si anëtar i grupit, kryesi dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike

Neni 411
Dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike
1.   Kushdo që jep ndihmë juridike pa autorizim nga
klienti i tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
2.   Kushdo që jep ndihmë juridike pa kualifikim
profesional, pa licencë apo në ndonjë mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
3.   Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1.
ose 2. i këtij neni me pagesë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5)
vjet.
4.   Për qëllime të këtij neni, shprehja “ndihmë
juridike” ka kuptim të njëjtë siç përcaktohet me Ligjin për Avokatinë.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Pengimi i ceremonive fetare

Neni 412
Pengimi i ceremonive fetare
1.   Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme pengon ose
ndalon kryerjen e ceremonisë fetare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një
(1) vit.
2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
kryhet me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, kryesi dënohet me burgim
prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Dëmtimi i varreve apo kufomave

Neni 413
Dëmtimi i varreve apo kufomave
1.   Kushdo që pa autorizim gërmon, mih, rrënon, heq,
dëmton, shkatërron ose përdhos varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2.   Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron
ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në tre (3) vjet.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Neni 414

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
1.  
Personi zyrtar, i
cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e
tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo
dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër
ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1)
deri në tetë (8) vjet.
2.  
Personi zyrtar që
e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e
tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre
(3) deri në dhjetë (10) vjet.
3.  
Për qëllime të këtij neni, shpërdorimi i detyrës
zyrtare përfshinë, por nuk kufizohet në:
3.1. shkeljen me
dashje apo me dijeni të ligjit lidhur me detyrat apo punësimin e zyrtarit;
3.2. moskryerja
me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj;
3.3. pranimi i
dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së
detyrës zyrtare,
përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me ligj;
3.4.
keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë
sendit tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo
posedimin e zyrtarit si rezultat i detyrës apo punës së tij;
3.5. nënshtrimi
me dashje i personit tjetër në keqtrajtim ose arrest, ndalim, kontroll, marrje,
heqje, vlerësim ose barrë për të cilën e di se është e kundërligjshme; ose
3.6. ndalimi
ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të drejte,
privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik

Neni 415
Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik
1.  Kushdo që me vetëdije shkel rregullat e
prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit
publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, marrëveshje të fshehtë
kundërligjore apo ndërmerr ndonjë veprim tjetër të paligjshëm me qëllim të
mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe më qëllim të ndikimit në
vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik,
dënohet me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet.
2.  Personat përgjegjës apo kushdo i cili më
qëllimisht dhe duke shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, nuk
zbatojnë detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik me qëllim të
përfitimit për vete apo duke shkaktuar dëme buxhetore, nëse karakteristikat e
veprave të tjera penale nuk janë përmbushur, dënohet me gjobë dhe burgim deri
në pesë (5) vjet.
3. Nëse kryerësit e veprave penale nga paragrafët 1
dhe 2 të këtij neni, përfitojnë ose shkaktojnë dëme të konsiderueshme pasurore,
në vlerat mbi pesëmijë euro (5.000), atëherë kryerësi dënohet me gjobë dhe me
burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4.  Në rastet e shpalljes fajtor të kryerësit,
përveç dënimit, gjykata do t’i shqiptojë kryerësit ndalimin e marrjes pjesë në
procedurat për dhënien e kontratave në prokurim publik.

Related posts

Keqpërdorimi i informatës zyrtare

Neni 416
Keqpërdorimi i informatës zyrtare
1.  
Personi zyrtar i
cili keqpërdor informatën zyrtare me qëllim që për vete apo për personin tjetër
të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon, dënohet me gjobë dhe me burgim prej
gjashtë
(6) muaj deri në
pesë (5) vjet.
2.   Nëse informata zyrtare ka të bëjë me ndonjë
veprim të prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim
prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerën që
tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një
(1) deri në tetë (8) vjet.
4.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton në dobi pasurore apo humbje në vlerën që
tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim
prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
5.   Për qëllime të këtij neni, shprehja “informatë
zyrtare” nënkupton informatën në të cilën personi ka qasje si rezultat i
detyrës apo punës së tij dhe e cila nuk është bërë publike.
KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Konflikti i interesit

Neni 417
Konflikti i interesit
1.  
Personi zyrtar i
cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare për të cilën e ka ditur
apo është dashur ta dijë se ai apo ajo, ndonjë anëtar i familjes së tij ose të
saj, ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të, ka interes financiar,
dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
2.   Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit
apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3.  
Për qëllime të
këtij neni, shprehja “merr pjesë” nënkupton ushtrimin e autoritetit zyrtar përmes
vendimit, miratimit, mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit,
mbikëqyrjes, administrimit, likuidimit, pagesës ose në ndonjë mënyrë tjetër të
ushtrimit të ndikimit të padrejtë për një çështje zyrtare.
4.  
Për qëllime të
këtij neni, shprehja “çështje zyrtare” nënkupton procedurë gjyqësore ose
procedurë tjetër zyrtare; aplikim, kërkesë për vendim ose përcaktim tjetër
zyrtar; kontratë apo kërkesë; ankand publik ose veprim tjetër i prokurimit; ose
ndonjë çështje tjetër e cila prek interesat financiare të personit zyrtar,
anëtarit të familjes apo ndonjë personi juridik që ka të bëjë me të.
5.  
Për qëllime të
këtij neni, shprehja “person juridik që ka të bëjë me të” – nënkupton personin
juridik në të cilin zyrtari apo anëtari i familjes ka marrëdhënie financiare
aktuale apo të ardhshme, përfshirë marrëdhënien afariste ose të punës apo dobi
financiare të çfarëdo natyre.
6.  
Për qëllimet e
këtij neni, një anëtar i familjes do të thotë bashkëshorti ose bashkëshortja,
prindi, prindi adoptues, fëmija, fëmija i adoptuar, vëllai ose motra, gjyshi
ose gjyshja, nipat e mbesat nga vajza dhe djali, hallat dhe tezet, nipat e
mbesat nga vëllai dhe motra, dajët dhe axhallarët, njerku/njerka,
thjeshtri/thjeshtra, vëllai /motra nga njëri prind, i afërmi i gjakut që jeton
në të njejtën shtëpi ose personi me të cilin kryesi jeton në bashkësi
jashtëmartesore.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Përvetësimi në detyrë

Neni 418
Përvetësimi në detyrë
1.  
Personi zyrtar, i
cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo
për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të
detyrës apo pozitës së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6)
muaj deri në pesë (5) vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që
tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një
(1) deri në tetë (8) vjet.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
rezulton me dobi pasurore apo humbje në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë
(50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në
dymbëdhjetë (12) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Mashtrimi në detyrë

Neni 419
Mashtrimi në detyrë
1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të
dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, bën krijimin, përdorimin ose
prezantimin e rremë të raportit të llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e vë
në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës ose transferit të
kundërligjshëm të parave, pasurisë ose të drejtave tjera, dënohet me gjobë dhe
me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2.   
Kushdo që me qëllim të kryerjes, fshehjes ose
maskimit të një vepre penale sipas neneve
309, 310,
421, 422, 423 ose 424 të këtij Kodi, krijon ose përdor një faturë ose ndonjë
dokument tjetër kontabël ose regjistrim që përmban informata të rrejshme ose jo
të plota, ose heq dorë nga regjistrimi i pagesës, dënohet me gjobë dhe me
burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon
pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri
në tetë (8) vjet.
4.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon
pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre
(3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Related posts

Përdorimi i paautorizuar i pasurisë

Neni 420
Përdorimi i paautorizuar i pasurisë
Kushdo që pa
autorizim përdor paratë, letrat me vlerë apo pasurinë tjetër të luajtshme e
cila i është besuar atij në detyrë ose në përgjithësi në vendin e punës apo në
të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij, ose kushdo që i jep
pasurinë e këtillë personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Marrja e ryshfetit

Neni 421
Marrja e ryshfetit
1.  
Personi zyrtar
ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim
tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për
dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj
zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me
detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë
(8) vjet.
2.  
Personi zyrtar
ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim
tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për
dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj
zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim
me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në
dymbëdhjetë (12) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi materiale në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë
mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në
pesëmbëdhjetë (15) vjet.

KODI NR.
06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Dhënia e ryshfetit

Neni 422
Dhënia e ryshfetit
1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo
për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme
apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të
mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim
deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo
për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme
apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të
mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim
në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë
dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose
2. i këtij neni e ka dhënë dhuratën e paarsyeshme apo përfitimin me kërkesë të
personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para fillimit të
procedurës penale ose para se ta dijë që ka filluar procedura penale, gjykata
mund ta lirojë nga dënimi.

KODI NR.
06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar

Neni 423
Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar
1.  
Kushdo që në
mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë
dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj
zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik
apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në
pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me
gjobë dhe me
burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2.  
Kushdo që në
mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë
dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj
zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik
apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në
kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre
(3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
3.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon
pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej
tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
4.  
Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në
kundërshtim të këtij neni konfiskohet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore

Neni 425
Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore
Gjyqtari i
cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të çfarëdo dobie për vete ose
për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, nxjerr vendim të
kundërligjshëm, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Zbulimi i fshehtësisë zyrtare

Neni 426
Zbulimi i fshehtësisë zyrtare
1. Personi zyrtar
i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në



dispozicion
personit tjetër informatën që përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informatën e
tillë me qëllim që t’ia përcjellë ndonjë personi të paautorizuar, dënohet me
burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
2.  
Nëse vepra penale
nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet për përfitim personal ose me qëllim të publikimit
apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, kryesi dënohet
me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni
kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3)
vjet.
4.   Dispozitat e këtij neni zbatohen ndaj personit i
cili zbulon fshehtësinë zyrtare edhe pasi që të ketë pushuar statusi i tij
zyrtar.
5.  
Për qëllime të
këtij neni, shprehja “fshehtësi zyrtare” nënkupton informatat ose dokumentet të
shpallura si fshehtësi zyrtare me ligj, dispozita të tjera ose me vendim të
organit kompetent të nxjerrë në bazë të ligjit dhe zbulimi i të cilave ka
shkaktuar ose mund të shkaktojë pasoja të dëmshme. Sidoqoftë, informatat në
vijim nuk konsiderohen fshehtësi zyrtare:
5.1. informatat apo dokumentet të cilat janë të drejtuara në cenimin e
rëndë të të drejtave themelore të njeriut ose mos zbulimi i të cilave do të
mund të rrezikonte rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Kosovës; ose
5.2. informatat dhe dokumentet të cilat kanë për qëllim fshehjen e
kryesit të veprës penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme

Neni 428
Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme
1.  
Personi zyrtar i
cili arkëton nga tjetri diçka që personi i tillë nuk është i detyruar të
paguajë ose arkëton më shumë se që personi i tillë është i detyruar të paguajë
apo që gjatë pagesës ose dërgesës, paguan ose dërgon më pak se që është dashur,
dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
2.   Nëse vlera e pagesës apo dërgesës nga paragrafi
1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi
dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

    

Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është
e dënueshme

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor


Neni 429
Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo
ekzekutimit të
vendimit gjyqësor
Personi
zyrtar i cili gjatë bastisjes së lokaleve, personit apo gjatë ekzekutimit të
vendimit gjyqësor, merr pasurinë e luajtshme me qëllim të përfitimit të dobisë
pasurore për vete ose për personin tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6)
muaj deri në pesë (5) vjet.

KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Related posts

Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare

               

Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare

Kodi Penal i Kosovës 

Neni 430 

NR. 06/L-074





1. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.  


2. Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili bën deklaratë të rreme ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.  


3. Vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër pasurore, konfiskohet.

Related posts

Ja sa dënoheni për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Ja sa dënoheni për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Kodi Penal

Neni 314

Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin

1. Kushdo që jep deklaratë të rrejshme ose lëshon dokument të rrejshëm kur paraqitja e deklaratës apo dokumentit të vërtetë kërkohet me ligj, ose kushdo që nuk lëshon dokumentin lëshimi i të cilit kërkohet me ligj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin numër të madh të dokumenteve, ose nëse vepra penale është kryer për të shmangur pagesën e tatimit prej pesëmbëdhjetë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet shmangia nga tatimi

Ja sa dënohet shmangia nga tatimi

Kodi Penal

Neni 313

Shmangia nga tatimi

1. Kushdo që me qëllim që ai apo personi tjetër të fsheh apo t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, jep të dhëna të pavërteta apo nuk i përfshin të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë, gjendjen ekonomike apo fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

3. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Ja sa dënohet falsifikimi i dokumentit zyrtar

Kodi penal 


Neni 434


Falsifikimi i dokumentit zyrtar


1. Personi zyrtar i cili në dokumentin zyrtar, në regjistër ose në shkresën zyrtare shënon të dhëna të rreme ose nuk shënon të dhënat e duhura apo me nënshkrimin e tij ose me vulën zyrtare vërteton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme ose mundëson përpilimin e dokumentit, regjistrit ose shkresës së tillë me përmbajtje të rreme, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


2. Personi zyrtar i cili shfrytëzon dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare të rreme si të vërtetë në veprimtarinë e tij afariste ose i cili asgjëson, fsheh, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshëm dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

Related posts

Ja sa dënohet puna e detyruar!

Ja sa dënohet puna e detyruar!
Kodi i Punës ndalon çdo lloj punë të detyruar në të gjitha format e saj. Kodi i Punës përcakton si punë të detyruar ose të detyrueshme çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullnetit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.
Ndalohet përdorimi i punës së detyruar si:
  1. masë shtrënguese ose sanksion ndaj personave që kanë ose që shprehin bindje në kundërshtim me rendin politik, ekonomik, shoqëror në fuqi;
  2. metodë mobilizimi ose përdorimi të fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik;
  3. masë për disiplinën në punë;
  4. dënim për pjesëmarrje në grevë;
  5. masë diskriminimi racial, shoqëror, kombëtar ose fetar.

Në përputhje me Kodin Penal, puna e detyruar dënohet me burgim nga dhjet deri në njëzet vite.

Related posts

Ja sa dënohet ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike!

Ja sa dënohet ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike!


Neni 262
Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike
1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet mosdhënia e ndihmës mjekësore!

Ja sa dënohet mosdhënia e ndihmës mjekësore!


Neni 261
Mosdhënia e ndihmës mjekësore
1. Mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili në kundërshtim me detyrën e tij refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma e tillë, ndonëse ai është i vetëdijshëm ose do duhej të ishte i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë në lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ose vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor!

Ja sa dënohet trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor!


Neni 260
Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor
1. Mjeku i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Punonjësi shëndetësor i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet marrja e ryshfetit!

Ja sa dënohet marrja e ryshfetit!


Neni 428 
Marrja e ryshfetit
1. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet dhënia e ryshfetit!


Ja sa dënohet dhënia e ryshfetit!


Neni 429 
Dhënia e ryshfetit
1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë ryshfetin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para se ajo të jetë zbuluar ose para se të ketë kuptuar se vepra është zbuluar, gjykata mund ta lirojë nga dënimi.

Related posts

Ja sa dënohet përhapja e virusit HIV

Ja sa dënohet përhapja e virusit HIV


Neni 258 
Përhapja e virusit HIV
1. Kushdo që duke ditur se është i infektuar me HIV, nuk e zbulon këtë fakt dhe infekton personin tjetër, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
2. Kur vepra vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer nga pakujdesia, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri pesë (5) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

4. Kur vepra vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri tetë (8) vjet.

Related posts

Ja cilat janë sanksionet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

LIGJI Nr. 06/L – 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Neni 7 
Sanksionet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve
1. Për shkelje disiplinore, Këshillat përkatës mund t’u shqiptojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve një ose më shumë nga sanksionet disiplinore në vijim:
1.1. vërejtje jopublike me shkrim; 1.2. vërejtje publike me shkrim;
1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit;
1.4. transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët;
1.5. propozim për shkarkim.
2. Masat disiplinore shqiptohen vetëm në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe duke marrë parasysh:
2.1. numrin dhe seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga një gjyqtar apo prokuror; 2.2. pasojat e shkeljes disiplinore;
2.3. rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore;
2.4. performancën dhe sjelljen e përgjithshme të gjyqtarit apo prokurorit;
2.5. sjelljen dhe nivelin e bashkëpunimit të gjyqtarit apo prokurorit gjatë procedurës disiplinore.
3. Vendimi për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit ose prokurorit lëshohet edhe në rastet kur pas fillimit të procedurave disiplinore, gjyqtari ose prokurori ka lënë detyrën ose funksioni i të cilit si gjyqtar ose prokuror është ndërprerë në ndonjë mënyrë tjetër.
4. Me përjashtim të vërejtjes jopublike, të gjitha vendimet përfundimtare mbi sanksionet disiplinore publikohen pa vonesë, por jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga këshillat përkatës në faqen e tyre zyrtare.

5. Këshilli mban regjistër mbi të dhënat e procedurës disiplinore, në të cilin shënohen të gjitha hetimet disiplinore dhe sanksionet ndaj një gjyqtari ose prokurori. Shënimet mbi hetimet ose sanksionet disiplinore fshihen pas një periudhe prej pesë (5) viteve, me përjashtim të sanksioneve disiplinore të shqiptuara për shkelje të qëllimshme të ligjit ose për shkelje disiplinore që kanë rezultuar me shqiptim dënimi për vepër të rëndë penale.

Related posts

Ja sa dënohet punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse

Ja sa dënohet punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse


Neni 259
Punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse
1. Kushdo që në kundërshtim me ligjet e shëndetësisë, në spital, në maternitet të spitalit, në shkollë, në restorant apo në punëtori ose në organizatë biznesi apo në ndonjë vend të ngjashëm pune ku përpunohen artikujt ushqimorë apo ku kryhen shërbime higjienike, e punëson apo e mban në punë personin për të cilin e di se lëngon nga sëmundja ngjitëse dhe me këtë shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të tjetrit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit të
tjetrit, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet ushtrimi i ndikimit

Ja sa dënohet ushtrimi i ndikimit


Neni 431 
Ushtrimi i ndikimit
1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar apo zyrtarit publik të huaj, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tetë (8) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit tjetër, në mënyrë që ky person të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar apo zyrtarit publik të huaj, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

3. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në shkelje të këtij neni konfiskohet.

Related posts

Ja kur konsiderohet se Gjyqtari ka kryer shkelje disiplinore!

Ja kur konsiderohet se Gjyqtari ka kryer shkelje disiplinore!





LIGJI Nr. 06/L – 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Neni 5
Shkeljet disiplinore për gjyqtarë
1. Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo: 
1.1. dënohet për një vepër penale;
1.2. shkel ligjin, ose
1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar.
2. Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:
2.1. kryen detyra zyrtare duke mos respektuar parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore duke vepruar me paragjykime në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal të palës në procedurë;
2.2. nuk i trajton siç kërkohet me ligj palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë;
2.3. u komunikon personave të paautorizuar informata jo-publike të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare;
2.4. pranon çfarëdo lloj dhurate ose shpërblimi që mund të çojë ose duket se çon në ndikim të paligjshëm në vendimet dhe veprimet zyrtare;
2.5. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;
2.6. nuk raporton rastet e përjashtimit të mundshëm nga procedura kur kërkohet me ligj;
2.7. në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj;
2.8. përfshihet në çfarëdo komunikimi ex-parte, lidhur me lëndët;
2.9. ndërhyn në veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë me qëllim të ndikimit në aktivitetet dhe vendimet e tyre në çfarëdo mënyre të ndaluar me ligj;
2.10. bën deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund ose duket se ndikojnë negativisht në gjykim të drejtë dhe trajtim të barabartë të palëve në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës, apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni të tillë kërkohet me ligj;
2.11. kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe kodit të etikës profesionale për gjyqtarë;
2.12. në vazhdimësi nuk merr pjesë në procedurat disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç në rastet kur lejohet me ligj;
2.13. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që ndërlidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative gjyqësore, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet;
2.14. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat e këshillit;
2.15. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit;

2.16. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik.

Related posts

Ja kur konsiderohet se Prokurori ka kryer shkelje disiplinore!

Ja kur konsiderohet se Prokurori ka kryer shkelje disiplinore!





LIGJI Nr. 06/L – 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Neni 6
Shkeljet disiplinore për prokurorë
1. Prokurori kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo: 
1.1. dënohet për një vepër penale;
1.2. shkel ligjin; ose
1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror.
2. Shkelje e detyrave të prokurorit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:
2.1. në mënyrë të vazhdueshme nuk ndërmerr ndonjë veprim prokurorial që kërkohet me ligjin në fuqi ose nuk ushtron funksionet prokuroriale brenda afateve kohore të parapara me ligj, përveç nëse serioziteti i mos veprimit apo niveli i shkeljes paraqet bazë për inicimin e procedurës disiplinore për një shkelje të vetme;
2.2. nuk merr parasysh provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese gjatë hetimit të krimit dhe nuk siguron që hetimi është zhvilluar në respektim të plotë të të drejtave të të pandehurit;
2.3. komunikon me personat e paautorizuar informacionin konfidencial të marrë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare;
2.4. nuk siguron se dëshmitë dhe faktet gjatë hetimeve mblidhen në përputhje me ligjin;
2.5. nuk merr parasysh të drejtat e dëshmitarëve ose palëve të dëmtuara, veçanërisht për të marrë masa për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe privatësinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi;
2.6. nuk vepron në përputhje me vendimet apo udhëzimet e ligjshme të kryeprokurorit;
2.7. nuk merr pjesë në procedura disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç kur lejohet me ligj;
2.8. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që lidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative prokuroriale, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet, përveç nëse ndryshe nuk parashihet me ligj;
2.9. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat përkatëse;
2.10. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e prokurorit të shtetit;
2.11. pranon çfarëdo lloj dhurate apo shpërblimi që mund të ndikoj apo duket se ndikon në vendimet dhe veprimet zyrtare;
2.12. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;
2.13. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik.

Related posts

Ja sa dënohen marrëdhëniet seksuale brenda familjes

Ja sa dënohen marrëdhëniet seksuale brenda familjes





Neni 243

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes
1. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose me vëlla apo motër që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
2. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, mes moshave gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, dënohet me jo më pak se (3) tre vjet burgim.
3. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me jo më pak se pesë
(5) vjet burgim.
4. Kur prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku ose njerka, gjyshi apo gjyshja, daja apo axha, tezja ose halla, kryen akt seksual me fëmijën e tij, me fëmijën e birësuar, me thjeshtrin e tij, me nipin ose me mbesën e vajzës apo të djalit, me nipin ose me mbesën e motrave apo të vëllezërve, nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
5. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 2. i këtij neni.
6. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 3. i këtij neni.

7. Kur vëllai apo motra më e madhe kryen akt seksual me vëllanë apo motrën, me vëllanë ose motrën e adoptuar, me vëllanë apo motrën e birësuar, që është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, motra apo vëllai më i madh dënohet me dënimin nga paragrafi 4. i këtij neni.

Related posts

Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet







Neni 235

Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
1. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim:
1.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (20) njëzet vjet.
1.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet.
1.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (10) dhjetë vjet.
1.4.kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim:
2.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
2.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
2.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në (20) njëzet vjet.
2.4.kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer me marrëveshjen e dy personave të cilët kanë arritur moshën katërmbëdhjetë (14) vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon dy (2) vjet, akti i tillë nuk përbën vepër penale.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim:
4.1.veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor;
4.2.kryesi përdor forcë;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
4.4.kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5.kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera;
4.6.vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7.kryesi e di se personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës apo shtatzënisë;
4.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet;
4.9. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit.

5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se njëzet (20) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Related posts

Ja sa dënoheni nëse bëni sulm seksual

Ja sa dënoheni nëse bëni sulm seksual





Neni 232 


Sulmi seksual

1. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet.
2. Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin tjetër të prekë kryesin apo personin e tretë për qëllim seksual në një ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një (1) deri në shtatë (7) vjet:
2.1. me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës;
2.2. me kanosje të rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit tjetër; ose
2.3. duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi i tillë është i pambrojtur dhe ku siguria e tij është në rrezik.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet:
3.1. veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor;
3.2.kryesi e përdor forcën;
3.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
3.4.kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
3.5.kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera;
3.6.vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
3.7. kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor, paaftësisë ose shtatzënisë;
3.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet;
3.9. kryesi është në marrëdhënie familjare me personin dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjet;
3.10.kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekje të viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Related posts

Ja sa dënoheni nëse e keqtrajtoni dikënd gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike



Kodi Penal

Neni 198
Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike
1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Related posts

Ja sa dënoheni nëse i braktisni personat e paaftë





Neni 192

Braktisja e personave të paaftë
1. Kushdo që e lë personin e paaftë që i është besuar të përkujdeset për të, pa ndihmë në rrethana të rrezikshme për jetën apo për shëndetin, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk i është dhënë ndihma, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet burgim.

Related posts

Ja sa dënohet mosdhënia e ndihmës

Neni 191
Mosdhënia e ndihmës
1. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten apo tjetrin, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
2. Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit në gjendje apo në rrethana të rrezikut për jetë të shkaktuara nga vetë kryesi, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Related posts

Ja sa dënohet marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit

Neni 197
1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorë detyrën apo autorizimet e tij, e përdorë forcën apo kanosjen serioze ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me përdorimin e dhunës së rëndë ose nëse të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër i janë shkaktuar pasoja të rënda në procedurën penale si rezultat i deklaratës së marrë nga ai me shtrëngim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

Related posts

Ja sa dënoheni nëse falsifikoni dokumentin zyrtar

dokumentet zyrtare, denimet, burgu, lajme, nese falsifikon dokumentet zyrtare


Ligjet që janë në fuqi në Kosovë përkatësisht kodi penal e përcakton dënimim e çdo personi zyrtar(Mjek i përgjithshëm, Mjek Specializant, Mjek Specialist, Drejtor,Drejtoreshë,Dekan,Prodekan, Profesor, Profesoreshë, Infermiere, Infermier, Kryeinfermiere etj.)nëse falsifikon dokumentin zyrtar. 

Dënimi në bazë të nenit 434 të kodit penal është me burg dhe shkon deri në 5 vjet.
Për më shumë lexoni më poshtë.

1. Personi zyrtar i cili në dokumentin zyrtar, në regjistër ose në shkresën zyrtare shënon të dhëna të rreme ose nuk shënon të dhënat e duhura apo me nënshkrimin e tij ose me vulën zyrtare vërteton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme ose mundëson përpilimin e dokumentit, regjistrit ose shkresës së tillë me përmbajtje të rreme, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Personi zyrtar i cili shfrytëzon dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare të rreme si të vërtetë në veprimtarinë e tij afariste ose i cili asgjëson, fsheh, dëmton apo në ndonjë mënyrë tjetër e bën të papërdorshëm dokumentin zyrtar, regjistrin ose shkresën zyrtare, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

Related posts

Ja sa dënohet kanosja me fjalë, vepra apo gjeste!

 

Kanosja me fjale, Kercenimi fjale, Sa vjet denohet kercenimi, Veprat, gjestet, Kercenimet ne pune

Në Kosovë ndodh shpesh që të kemi kanosje të ndryshme dhe sidomos në vendin e punës dhe kjo ndodh shumë shpesh edhe në shëndetësi  ku udhëheqësit(drejtorët, shefat,kryeinfermieret etj) duke e keqpërdorur pozitën e tyre udhëheqëse i kanosin punëtorët me vërejtje, me ndërrim të vendit të punës, me raportim, dhënie të deklaratës ose me largim nga vendi i punës. Kanosja ose kërcënimet e tilla tek punëtorët shkaktojnë frikësim dhe ankth.

Mirëpo kjo kanosje (kërcënim) e cila bëhet ndaj punëtorit shëndetësor (mjek specialist, mjek specializant, mjek i përgjithshëm,  infermier, infermiere etj) me fjalë, vepra ose gjeste me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te mjeku specialist, mjeku specializant, mjeku i përgjithshëm, infermieri, infermierja atëherë në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bazë të kodit penal dënohet me gjobë ose burgim personi që e bën kanosjen ose kërcënimin ( drejtori, shefi, kryeinfermieri, kryeinfermierja etj).

Ekziston neni 185 i kodit penal përkatësisht paragrafi i parë që e shtjellon këtë:

Neni 185

Kanosja

1. Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.

2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

4. Kushdo që kryen vepër penale nga ky nen me përdorim të armës, mjetit të rrezikshëm ose ndonjë sendi tjetër me të cilin mund të shkaktohet lëndimi trupor ose dëmtimi i rëndë për shëndetin, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

5.Procedura penale për veprën penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni fillohet sipas propozimit.

Related posts

FMN, e shqetësuar me Ligjin për pagat, viti 2020 problematik

Ndarja e buxhetore për Ligjin për pagat, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt të këtiij viti, nga viti 2020 do të jetë pothuajse e pamundur të jetë në përputhje me kufizimet sipas rregullit, ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ruud Vermeulen, drejtor i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. Ndër të tjera ai ka thënë se kjo bën ngushtimin e shpenzimeve për sektorët prioritar dhe do të pengojë rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që nevojiten për të zvogëluar papunësinë e lartë në Kosovë dhe hendekun e gjerë të të ardhurave me vendet në rajon dhe BE. paraprake për rritjen e Bruto Produktin Vendor më 2018.
Radio Evropa e Lirë: Kosova planifikon që të shpenzojë 615 milionë euro për paga, pa përfshirë këtu edhe një shumë, të cilën Qeveria ende nuk e ka bërë publike. A do ta rrezikojë stabilitetin financiar Ligji i ri për pagat?
Ruud Vermeulen: Nuk do të shkoja aq larg sa të them se Kosova po përballet me një krizë të afërt si pasojë e këtij ligji. Por, kjo nuk do të thotë se nuk jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me ndikimin që do të ketë mbi buxhetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Ndikimi fiskal është i madh. Vetëm rritja e pagave bazë do të kushtojë rreth 80 milionë euro. Për vitin 2019, kostoja do të jetë e menaxhueshme, pasi që ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në muajin nëntor. Buxheti i vitit 2019 parasheh një rritje të ndarjes buxhetore për paga prej rreth 26 milionë euro, që është pak nën hapësirën e lejuar sipas rregullit të ndarjes për pagat. Ky rregull, i cili është menduar të parandalojë rritjen e ndarjes së pagave të sektorit publik më shpejt sesa vet ekonomia (më saktësisht rritja e BPV-së) ka hyrë në fuqi vitin e kaluar. Ne nuk shohim ndonjë rrezik të menjëhershëm nga rregulli për ndarjen për paga në vitin 2019.
Megjithatë, në vitin 2020, do të jetë pothuajse e pamundur që ndarja buxhetore për paga të jetë në përputhje me kufizimet sipas rregullit. Kemi parë vlerësime që thonë se ndarja për paga do të arrijë në vlerë prej mbi 730 milionë euro vitin e ardhshëm. Kjo do të jetë afro 75 milionë euro më shumë sesa tavani i përcaktuar nga vlerësimet paraprake për rritjen e BPV-së më 2018.
Madje, edhe një vlerësim më konservator që supozon që më 2019-‘20 nuk do të ketë punësime të reja (në sektorin publik), sërish tregon se ndarja për paga do të jetë rreth 30 milionë euro më shumë sesa tavani i lejuar ligjor. Përveç nëse nuk mund të gjenden kursime tjera diku tjetër në ndarjen për pagat, për shembull duke reduktuar ndjeshëm mëditjet, rregulli i ndarjes buxhetore për paga nuk do të respektohet vitin e ardhshëm. Jo vetëm që do të ishte në kundërshtim me ligjin dhe do të cenonte kredibilitetin e politikave fiskale, por kjo edhe do të ngushtonte hapësirën për shpenzime – përfshirë edhe për punësime të reja – në sektorët prioritare si gjyqësori, shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura. si dhe do të ndalonte aplikimin e primeve për sigurime shëndetësore.
Ç’është edhe më rëndësi, rritja e madhe e pagave në sektorin publik, pashmangshëm do të ushtrojë presion mbi pagat në sektorin privat, duke rritur koston e përgjithshme të punës dhe duke dobësuar konkurrueshmërinë në ekonomi. Së bashku me ngushtimin e shpenzimeve për sektorët prioritarë që i përmenda më lartë, kjo do të pengojë rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që nevojiten për të zvogëluar papunësinë e lartë në Kosovë dhe hendekun e gjerë të të ardhurave me vendet në rajon dhe BE. 
Është e vështirë që të vlerësohet kjo kosto për ekonominë, por ajo mund të jetë edhe më e madhe se kostoja në buxhet, madje edhe mund ta tejkalojë atë. Thënë shkurt, ata që janë të papunë do ta paguajnë çmimin e kësaj reforme.
Radio Evropa e Lirë: A e keni këshilluar ju Qeverinë lidhur me këtë ligj dhe a janë marrë komentet tuaja parasysh?
Ruud Vermeulen: Mund t’ju kujtohet se ne publikisht kemi shprehur shqetësimet tona për koston veçse të madhe fiskale për versionin e ligjit që u miratua nga Qeveria në muajin shtator. Duke pasur këtë parasysh, si dhe dobësitë e tjera si rritja e mëditjeve diskrecionare dhe lejimin e pagesës shtesë (pagat mbi nivelin e paraparë me koeficientin e ri), ne i kemi këshilluar autoritetet që ta rihartojnë projektligjin për pagat, që kostoja të mbetet brenda kufirit të lejuar me rregullin e ndarjes për pagat dhe të jetë në përputhje me qëllimin e “pagesës së njëjtë për punën e njëjtë”.
Ndryshimet e plotësimet në projektligj kanë hequr dispozitat kalimtare që lejonin pagesën shtesë dhe arritën të kenë një mosbalancë më të vogël të rritjes së pagave, duke i ulur disa koeficientë të lartë dhe rritur disa të tjerë më të ulët.
Megjithatë, rritja e konsiderueshme e atypëratyshme e koeficienteve në sektorët si arsimi, policia dhe kujdesi shëndetësor që u miratua më 2 shkurt, nënkupton që kostoja tani është shumë më e madhe. Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës tha se përmes këtij ligji do të rriten pagat për rreth 70 mijë punëtorë në sektorin publik. A do ta dëmtojë kjo sektorin privat dhe konkurrueshmërinë?
Ruud Vermeulen: Përgjigja e shkurtër është po, por më lejoni ta shpjegoj pse. Rritja mesatare e pagës bazë në bazë të koeficienteve të reja është rreth 15 për qind. Kjo është një rritje e madhe, veçanërisht nëse kihet parasysh që inflacioni në Kosovë ka qenë në nivel të ulët dhe pagat në sektorin publik veçse ishin më të larta se ato në sektorin privat.
Zakonisht, do të duhej të ishte e kundërta, marrë parasysh sigurinë më të madhe të punës dhe produktivitetit më të ulët në sektorin publik. Rritja e pagave në sektorin publik çrregullon tregun e punës, duke e bërë më të vështirë që sektori privat të tërheqë dhe mbajë punëtorë të kualifikuar. Kështu, rritja e madhe e pagave në sektorin publik me shumë gjasë do të bëjë që pagat të rriten edhe në sektorin privat, por me këtë do të rritet edhe kosto e përgjithshme e punës. Që një shtet pa valutë të vetën, si rasti i Kosovës, të jetë konkurrent, është thelbësore që kostoja e punës të jetë në përputhje me produktivitetin.

Një ndikim tjetër që ka rritja e pagave në dobësimin e aftësisë konkurruese të Kosovës është zvogëlimi i shpenzimeve në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, të cilat janë shumë të nevojshme për të mbushur boshllëqet e mëdha të kapitalit njerëzor dhe fizik dhe për ta bërë sektorin privat më konkurrues. Për të gjeneruar rritje më të lartë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse, Kosova ka nevojë për një sektor privat që lulëzon. Pagat më të larta në sektorin publik nuk do të ndihmojnë që të arrihet një gjë e tillë.

Related posts

Punëdhënësi mund të dënohet deri në 35.000 euro për shkelje ndaj punëtorit

Gjobat
Punëdhënësi  është personi fizik apo juridik i cili siguron punë për një ose më shumë të punësuar, i paguan pagën të punësuarit/ve për punën ose shërbimet e kryera dhe është përgjegjës për subjektin punues.
Sipas ligjit nr.04/L 161 i cili është në fuqi, punëdhënësi mund të dënohet deri në 35.000 euro dhe ekzekutimi i dënimit mund të bëhet edhe me përmbarues privat.
Punëdhënësi mund të dënohet me gjobë nëse punëtorit nuk i ofron siguri në punë, nëse rrezikon shëndetin mendor dhe fizik të punëtorit, nëse e ekspozon ndaj sëmundjeve të ndryshme, nëse e kërcënon punëtorin etj.

Related posts