dukuritë e datës 24 nëntor 2020


 

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

– Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

– Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ara i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)



Related posts

Loriana Kuka e bronztë në kampionatin evropian në Pragë


Loriana Kuka ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian që po mbahet në Pragë, përcjell GazetaBlic.

Kuka, në luftën për vend të tretë e mposhti italianen Giorgia Stangherlin.

Kjo e fundit shkaktoi tri penallti brenda lojës, e çka në botën e xhudos është e ndaluar.

Kuka, me këtë triumf do të sigurojë edhe pikë olimpike, që do të jenë pastaj të vlefshme për kualifikimet për Lojërat Olimpike, Tokyo 2021.

/GazetaBlic/



Related posts

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë


Loriana Kuka e ka ftuar medaljen e bronztë në kategorinë 78 kilogramë, në Kampionatin Europian të Xhudos në Çeki.

Kuka e mposhti xhudisten italiane Giorgia Stangherlin.

Kosova kthehet nga Praga me dy medalje të bronzta.

Kujtojmë se Disttria e fitoi medaljen e bronztë me ippon.



Related posts

Kuka arrin në gjysmëfinale, mposht rusen


 

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka arriur që të kualifkohet në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian në Pragë.

Ajo ka mposhtur xhudisten ruse, Aleksandra Babintseva.

Kuka,  garon deri në 78 kilogramë, ndërsa  në gjysmëfinale do të përballet me kampionen e botës francezen, Madeleine Malongan./21Media



Related posts

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Budapest


Xhudistja kosovare Loriana Kuka, e ka fituar medaljen e bronztë në Budapest.

Kuka e ka mposhtu rusen Antonina Shmeleva në luftë për vendin e tretë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kosova edhe njëherë ka dëshmuar fuqinë e saj në xhudo.

Kujtojmë se Distria Krasniqi, të premten fitoi medaljen e artë.



Related posts