33 të vdekur e 946 të infektuar nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut


Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar.

Të dhënat i referohen testimit të 2,564 mostrave. Viktimat, sipas raportit të Ministrisë janë, nëntë në Shkup, gjashtë në Prilep, katër në Strugë, dy në Pehçevë dhe nga një në 12 qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 63,890 persona.

Prej tyre 1,825 kanë humbur jetën, 40,977 janë shëruar ndërsa 21,088 janë akoma raste aktive.

Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve është në Shkup me mbi 50 për qind të rasteve, pasuar nga qytetet e Tetovës dhe Kumanovës.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në ditët e fundit është stabilizuar, por jo edhe numri i viktimave.

Vetëm gjatë muajit nëntor janë regjistruar 769 të vdekur, shifër kjo përafërsisht e njëjtë me periudhën mars-tetor kur janë regjistruar 994 të vdekur.

“Fakti është që ne kemi numër të madh të viktimave me COVID-19. Në fillim të pandemisë vendosëm të gjithë njerëzit që vdiqën nga ndonjë mundësi tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19 pasi më pas kishin rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri. Ata s’ kanë ndërruar jetë me fajin e mjekëve pasi një numër i lartë i të vdekurve janë sjellë në spitale shumë vonë, dhe disa prej tyre kanë ndërruar jetë udhës për në spital”, ka deklaruar mjeku infektolog Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Puna e KomisioniT në vazhdimësi është kritikuar nga opozita por edhe mjekë të tjerë duke kërkuar ndryshimin e protokollit për evidentimin e viktimave nga COVID-19. Partitë opozitare kanë kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Maqedoninë së Veriut./REL



Related posts

Maqedonia e Veriut regjistron 33 viktima dhe 946 të infektuar me COVID-19


Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar.

Të dhënat i referohen testimit të 2,564 mostrave. Viktimat, sipas raportit të Ministrisë janë, nëntë në Shkup, gjashtë në Prilep, katër në Strugë, dy në Pehçevë dhe nga një në 12 qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 63,890 persona.

Prej tyre 1,825 kanë humbur jetën, 40,977 janë shëruar ndërsa 21,088 janë akoma raste aktive.

Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve është në Shkup me mbi 50 për qind të rasteve, pasuar nga qytetet e Tetovës dhe Kumanovës.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në ditët e fundit është stabilizuar, por jo edhe numri i viktimave.

Vetëm gjatë muajit nëntor janë regjistruar 769 të vdekur, shifër kjo përafërsisht e njëjtë me periudhën mars-tetor kur janë regjistruar 994 të vdekur.

“Fakti është që ne kemi numër të madh të viktimave me COVID-19. Në fillim të pandemisë vendosëm të gjithë njerëzit që vdiqën nga ndonjë mundësi tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19 pasi më pas kishin rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri. Ata s’ kanë humbur jetën me fajin e mjekëve pasi një numër i lartë i të vdekurve janë sjellë në spitale shumë vonë, dhe disa prej tyre kanë humbur jetën udhës për në spital”, ka deklaruar mjeku infektolog Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Puna e KomisioniT në vazhdimësi është kritikuar nga opozita por edhe mjekë të tjerë duke kërkuar ndryshimin e protokollit për evidentimin e viktimave nga COVID-19. Partitë opozitare kanë kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Maqedoninë së Veriut.

The post Maqedonia e Veriut regjistron 33 viktima dhe 946 të infektuar me COVID-19 appeared first on Insajderi.

Related posts

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi


Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të tërë botën gjatë vitit 2019, vlersoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace – IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit.

Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.

Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Bosnja dhe Hercegovina thuhet se ka përjetuar rënien më të madhe të ndikimit terrorist në krahasim me vendet tjera në botë.

Siguria në Ballkanin Perëndimor

Raporti thekson se rreth 6.8 milionë armë të lehta mbeten të depozituara në Ballkanin Perëndimor pas konfliktit të viteve 1990. Përveç rrezikut të shpërthimeve aksidentale në këto depo, krimi i organizuar në rajon dhe kthimi i luftëtarëve terroriste përmenden gjithashtu si një problem.

“Është e arsyeshme të shqetësohemi se këto armë mund të vidhen nga këto depo në mënyrë që të pajisen më shumë se një ushtri e vogël terroriste,” tha raporti.

Më tej thuhet se s’ është për t’u habitur që secili vend vendos përdorimin terrorist të eksplozivëve, materialeve dhe armëve të rrezikshme në vendin e parë në regjistrat e tij të rrezikut. Shumica e qeverive pretendojnë se mund të merren vetë me këtë rrezik, por provat sugjerojnë se shumë prej tyre s’ ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Nitrati i amonit ruhet në sasi të mëdha në depo të mbrojtura dobët në shumë vende të tjera, jo vetëm në Bejrut. Por besohet se ishte i nevojshme një shpërthim në Bejrut që disa qeveri të vendosnin të rishikonin pikëpamjet e tyre.

“Bashkimi Evropian, dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor, po punojnë kryesisht për zgjidhjen e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta”, thuhet në raport.

Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparimin më të madh në vlerësimin për vitin 2019, dhe ajo ka marrë pak më shumë vëmendje krahasuar me vendet e tjera në rajon, pasuar nga Austria dhe Suedia.

Në përgjithësi, që nga viti 2002, ndikimi i terrorizmit në Bosnje-Hercegovinë është zvogëluar. Nga 24 sulme të regjistruara që nga viti 2002, asnjë s’ u është atribuuar grupeve të njohura terroriste.

Kroacia, Kosova dhe Sllovenia renditen ndër vendet më të sigurta në Evropë dhe në botë në përgjithësi. Sipas kësaj matjeje, ato ndajnë vendin e 138-të me 23 vende të tjera, duke përfshirë Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë nga vendet evropiane dhe Kubën, Kamboxhian, Mongolinë, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë e Veriut, e cila gjithashtu renditet si një vend i prekur minimalisht nga terrorizmi.

Maqedonia Veriore është në vendin 123-të dhe Mali i Zi në 107-të, ndërsa Shqipëria është në vendin e 95-të.

Serbia është gjithashtu ndër vendet e renditura më mirë në Evropë dhe botë dhe renditet në vendin e 128-të.

Rreth 80 persona nga Kosova besohet se janë akoma në Siri

Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga terrorizmi ra për të pestin vit radhazi, pasi arriti kulmin në 2014. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është ulur për 15.5 për qind dhe ky raport thotë se një total prej 13,826 njerëz janë vrarë. Rënia e numrit të vdekjeve pasqyron një ulje të ndikimit të terrorizmit, me 103 vende që regjistruan një përmirësim në rezultatin e tyre, krahasuar me 35 që e kanë gjendjen e përkeqësuar.

Afganistani është akoma vendi më i prekur nga terrorizmi, pasi me 2018 e kaloi Irakun.

Në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Oqeaninë, sulmet e ekstremit të djathtë janë rritur me 250 për qind që nga viti 2014 dhe numri i vdekjeve është rritur me 709 për qind gjatë së njëjtës periudhë. Në vitin 2019, 89 vdekje iu atribuuan terroristëve të ekstremit të djathtë, 51 prej tyre në sulmet ndaj një xhamie në Kristçërç të Zelandës së Re.

Raporti thekson se fuqia dhe ndikimi i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IDIL) vazhdoi të bie, dhe vdekjet që i atribuohen këtij grupi në 2019 ranë në 942, krahasuar me 1,571 në vitin paraprak./REL



Related posts

Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës


Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë.

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID.

Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda në të ardhmen ka shkuar në 1.242.

Kjo është hera e parë, në tre muajt e fundit, që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve.

Në Klinikën Infektive dhe qendrat tjera spitalore janë duke u trajtuar mbi 1.300 persona, shumë prej të cilëve në oksigjeno terapi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, më parë kanë thënë se masat që janë në fuqi kanë nisur të japin efekte, përkundër shifrës së lartë të atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 62.945 persona dhe prej tyre 1.792 e kanë ndërruar jetë, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive./REL



Related posts

41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar me COVID-19


Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit.

Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 1,699.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar.

Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet.

Filipçe tha se piku vjeshtor i numrit më të madh të të infektuarve brenda një dite ishte regjistruar më 17 nëntor me 1,407 persona të infektuar. Ai kishte bërë të ditur edhe për uljen e fuqisë së transmetimit të infektimit nga një njeri te tjetri.

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë edhe një kërkesë të Prilepit për vendosjen në karantinë të këtij qyteti për shkak të numrit të madh të të infektuarve.

Ministri Filipçe ka thënë se për momentin s’ ka nevojë për masa të reja, jo vetëm në këtë qytet por askund tjetër në shtet, meqë sipas tij masat që janë në fuqi kanë nisur të japin rezultate.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19.

Shumica prej tyre janë në oksigjenoterapi./REL



Related posts

Në kohën e pandemisë, rritet për 40% importi i oksigjenit


Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19, importi i oksigjenit ka shënuar rritje për 40 për qind. Importuesi kryesor  mbetet  Maqedonia e Veriut.

Për dhjetë muajt e sivjetmë në Kosovë, të dhënat nga Dogana së Kosovës tregojnë se janë importuar mbi 1.87 milionë litra oksigjen me vlerë të përgjithshme, pa përfshirë taksat, prej 990,479 euro dhe u inkasuan taksa në vlerën e 268,513 euro që i bie 14 cent taksë për çdo litër oksigjeni.

Importi i përgjithshëm së bashku me taksat për dhjetë muajt e 2020-ës, kalon 1.25  milionë euro.

Në anën tjetër, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi i oksigjenit në Kosovë ishte në sasinë e 1.32 milionë litrave në vlerë prej gjysmë milionë euro respektivisht 592,821 euro pa përfshirë taksat. Tutje, për këtë sasi importi të oksigjenit për arkën e shtetit u përllogariten taksa 428,241 euro. Po qe se analizohet i bie se për çdo litër oksigjeni të importuar u vjelë taksë 32 centë/litër.

Po qe se në vlerën e importit të oksigjenit i shtohet edhe ngarkesa totale e  taksave, atëherë në Kosovë, për periudhën janar-tetor të vitit 2019 u importua oksigjen në vlerë të përgjithshme prej 1.02 milionë euro.

Përveç Maqedonisë së Veriut

Për periudhën janar deri në tetor të sivjetmë, janë importuar mbi 1.87 milionë litra sasi oksigjeni në Kosovë, 76 për qind të kësaj sasie, Kosova e bleu në shtetin Maqedoninë së Veriut shprehur në numra 1.42 milionë litra ndër 23 për qind mbi 450 mijë litra apo saktësisht 448,532.

krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, përveç se  Kosova më shumë bleu oksigjen në Maqedoninë e Veriut se sa në atë të Serbisë. importi i oksigjeni nga ky shtet ka shënuar rritje prej 69 për qind apo mbi gjysmë milionë litra oksigjen më tepër. Ndryshe importi nga Serbia ishte pothuajse në sasinë e njëjtë të importit me një rënie apo 6 për qind më pak.

Për dhjetë muajt, janar-tetor të 2019-ës, ku Kosova importoi 1.32 milionë litra oksigjen, ku 64 për qind e sasisë së importi erdhi nga Maqedoni e Veriut shprehu ne numra 843,575 ndërsa 36 për qind e importit erdhi nga fqinji verior, Serbia  respektivisht 478,919 lista oksigjen.

Vlen të përmendet se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në muajin nëntor të vitit 2018 vendosi taksën 100 për qind për importin  nga Serbia dhe Kosova u orientua në rritjen e importet me partnerët tjerë tregtarë.

Ndryshe, me datën 31 mars të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti së bashku me Qeverinë se do të marrë vendim për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe do ta zëvendësoj me reciprocitet.



Related posts

Tre kryediplomatët shqiptarë me urim të përbashkët për 28 Nëntorin


Mëngjesin e sotëm ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi një takim tripalësh me homologun e Shqipërisë, Gent Cakaj dhe homologun shqiptar nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, ka thënë ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Të tre kryediplomatët u dakordësuan për të vazhduar iniciativën trepalëshe me takimin së shpejti në Prishtinë, për të lartësuar interesat e përbashkëta të shteteve e popujve tanë dhe rikonfirmuar vlerat e përkatësinë tonë Euro-Atlantike, thuhet në njoftimin e MPJ.

Pengohet në punë, kryetari i Kamenicës i raporton dy asamblistë në Polici



Related posts

Tre Ministrat e Jashtëm Shqiptarë me urim të përbashkët


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me homologun e Shqipërisë Gent Cakaj dhe homologun shqiptar nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani uruan shqiptarët për festën e 28 nëntorit.

Urimi i tyre erdhi në kuadër të një takimi virtual në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Të tre Kryediplomatët u dakordësuan për të vazhduar iniciativën trepalëshe me takimin së shpejti në Prishtinë, për të lartësuar interesat e përbashkëta të shteteve e popujve tanë dhe rikonfirmuar vlerat e përkatësinë tonë Euro-Atlantike./21Media



Related posts