Gastronomët kërkojnë nga deputetët ta votojnë Pakon për Rimëkëmbje


Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Postimi i plotë:
Pas kalimit të sotëm të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, kuptojmë që sipas amandamenteve të reja që janë propozuar, përveç ndryshimit të politikave fiskale, do të ketë edhe mbështetje financiare për bizneset e prekura nga pandemia dhe punëtorët e mbetur të papunë.

Sipas të dhënave nga Agjensioni Statistikor i Kosovës (ASK), është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Të ardhurat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisëkrahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë.
Nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgaditur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, 88% e bizneseve deri në tetor të këtij viti, kanë pësuar humbje të thellë, dhe 12% prej tyre janë në rentabilitet. Nga këto të fundit, vetëm 2% e bizneseve do të mund të mbijetojnë Po qe se s’ marrin ndihmë nga Qeveria, ndërsa 10% prej tyre do të falimentojnë.

Sipas këtij hulumtimi, nga ndikimi i pandemisë dhe masave të qeverisë në tregun e punës, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit, apo rreth 10,000 punëtorë të larguar nga puna.
Po qe se kjo atmosferë e shkaktuar ekonomike vazhdon edhe më tutje, bizneset s’ do të mund t’i mbijetojnë kësaj situate, dhe 56% e tyre kanë raportuar që do të largojnë edhe më shumë staf nga puna, që i bie të kontribojë në 5.5% rritje të shkallës së papunësisë në Kosovë apo 9,950 punëtorë të tjerë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që ju bën thirrje për votimin e Projektligjit këtë të premte, po ashtu kërkon që sektori i gastronomisë duhet të prioritizohet nga sektorët e tjerë në kuptim të mbështetjes financiare (duke marrë parasysh gjendjen alarmante të pasqyruar nga të dhënat e cekura më lartë).

andaj, domosdoshmërisht mjetet që pritet të destinohen për sektorin privat nga ky Projektligj në vlerë prej 200 milion euro, duhet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e qeverisë në secilën industri përkatëse, e jo njëjtë për të gjithë sektorët!

Related posts

Çka do të lejohet të rihapet dhe çka jo në Austri?


Tashmë është zyrtare. Shkollat dhe dyqanet tregtare si dhe sallonet e parukerisë do të hapen nga dita e hënë. Hotelet dhe restorantet do të mbesin të mbyllura deri më 7 janar. Albinfo Austria sjell se cilat masa do t’i lehtësoj Austria dhe cilat jo?

E Mërkurë, 2 Dhjetor 2020 – 21:00
albinfo.at

Pas tri javë mbyllje, Austria do të bëj gradualisht lehtësimin e masave. Shkollat, kopshtet e fëmijëve, dyqanët tregtare dhe zyret shërbyese do të hapën nga dita e hënë, me 7 dhjetor. Shkollat e larta dhe universitet do të vazhdojnë mësimin në distancë, me përjashtim të maturantëve. Kufizimet e daljes jashtë shtëpisë pa ndonjë arsye do të vazhdojnë të aplikohen nga ora 20.00 – 06.00 e mëngjesit. Në anën tjetër, përjashtime do të këtë për festën e Krishtlindjes dhe natën e Vitit të Ri. Për këto festa do të lejohen të takohen deri dhjetë persona, ka njoftuar qeveria austriake të mërkurën në një konferencë për shtyp. “Masat që ndërmorëm në javët e fundit kishin efekt. Me rënien e numrit të infektuarve, tani mund të marrim hapa drejt zhbllokimit”, shkruan krone.at, përcjell Albinfo Austria.

Ja, çka do të rihapet nga 7 dhjetori

Shkollat e detyrueshme dhe kopshtet e fëmijëve do të rihapën të hënën. Nga mosha dhjetë vjeç, kërkohet që nxënësit të bartin maskën edhe gjatë orës mësimore.

Dyqanet tregtare dhe shërbimet do të hapen duke respektuar rregullat e masave mbrojtëse. Ekziston rregulli prej 10 m2 për secilin klientë.

Muzetë dhe bibliotekat lejohen poashtu të rihapen, megjithatë kërkohet gjithashtu përdorimi i maskës. Kufizimi prej 10m2 do të aplikohet për secilin vizitorë.

Nga e hëna, dy familje mund të takohen, që do të thotë maksimumi gjashtë të rritur dhe gjashtë fëmijë.

Kufizimet e daljes nga shtëpia vazhdojnë të mbesin në fuqi për orarin e natës. Gjatë Krishtlindjes deri në dhjetë persona mund të festojnë së bashku, pavarësisht që pjesëtarët e ahengut munden me qenë të familjeve të ndryshme.

Sportet në natyrë si skijimi dhe patinazhi në akull lejohen nga 24 dhjetor.

Ja, cilat aktivitete dhe biznese do të mbesin të mbyllura

 

Një pjesë kryesisht e madhe e Institucioneve dhe aktiviteteve kulturore dhe kinematë qëndrojnë të mbyllura deri më 6 janar. Një rivlerësim duhet të bëhet pas pushimeve.

Shkollat e larta dhe universitetet vazhdojnë mësimin në distancë – përjashtim bëjnë klasat e maturës, të cilat do t’i rikthehen funksionimit normal.

Gastronomia dhe hotelet mbesin të mbyllura deri më 6 janar. Marrja me vete e ushqimit apo shërbimi me porosi vazhdon të jetë i mundshëm.

s’ do të këtë tregje për Krishtlindje dhe as “stande” të vërës së nxehte apo “Punsch”. Pije alkoolike të hapura s’ lejohet të shiten.

Sportet në ambiente të mbyllura dhe ato që kanë kontakt me persona, mbesin të ndalura.

 Detyrim me karantinë kur hyni nga zonat me rrezik

Karantina në Austri do të vazhdoj të jetë në fuqi deri në dhjetë ditë. “Testimi falas” mund të bëhet vetëm pas pesë ditësh të rikthimit në Austri. Kjo masë do të filloj të praktikohet nga 19 dhjetori deri me datën 10 janar.

 



Related posts

Puna Nga Shtëpia Apo Zyra, Çfarë Preferojnë Punonjësit Shqiptarë Pas Covid-19


Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione kyçe.

Korporatat e mëdha po aplikojnë rotacionin, ku deri në 50% e stafit, në departamente të caktuara, punojnë nga shtëpia, ndërkohë që paralelisht kryejnë investime në sisteme.

Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit pohojnë se bizneset po bëjnë “presion” që kontratat e reja, të zbatohen sa më shpejt, për shkak të frikës së një mbylljeje të dytë.

Paralelisht po investohet në disa drejtime si automatizimi i proceseve, sistemet ERP apo të menaxhimit të klientëve.

Fiskalizimi dhe maturimi i biznesit janë dy faktorë të tjerë, përveç pandemisë, të cilët po ndikojnë në kërkesën për investime në teknologji.

Kompanitë, punë me rotacion nga shtëpia për disa departamente

Tendenca e punës në distancë u evidentua sidomos gjatë karantinës së detyruar, kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë në periudhën mars-maj. Por, në realitet, jo të gjitha profesionet kanë mundësi ta aplikojnë këtë. Për shembull, ndërtimi, një sektor që s’ e ndali punën në asnjë moment, s’ mund t’i zhvendoste kantieret “online”, por vetëm disa procese pune.

Po kështu, edhe sektori bankar. Zyrat e administratës, pra të degëve qendrore mund të punojnë nga shtëpia (diçka që akoma vazhdon), por për degët ku marrin shërbim klientët, puna s’ mund të bëhet në distancë. Korporatat e mëdha, edhe sot e alternojnë punën nga shtëpia. Paralelisht, ato po bëjnë investime në sisteme, që ua lehtëson procesin e punës në kushtet e pandemisë. Armand Frangu, drejtor ekzekutiv i kompanisë B360, thotë se pozicionet e punës të mirëfillta për të punuar nga shtëpia janë akoma jashtë kulturës sonë të punës.

“Ka rezultuar shumë e suksesshme në lloje institucionesh apo biznesesh të ndryshme sistemi miks: 2-3 ditë shkon në zyrë full-time dhe 3 ditë punon nga shtëpia. Gjëja më e mirë që mbeti nga pandemia është se bizneset përmirësuan sistemet e komunikimit, punës nga shtëpia e ndarjen e detyrave” – nënvizon ai.

Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore i Grupit BALFIN, pohon se muajt e parë të pandemisë shërbyen si provë për stafin, kur puna nga shtëpia ishte akoma e pa eksploruar masivisht, por vetëm për pak pozicione.

“Për disa pozicione të caktuara, në funksione të tilla si IT apo Komunikimet, puna nga shtëpia praktikohet me gjerë, ku rreth 40 – 50% të stafit punojnë me rotacion nga shtëpia. Këto përvoja të zgjeruara të punës nga shtëpia na kanë shërbyer për të nxjerrë në pah problematika të mundshme që lidhen me infrastrukturën teknike dhe angazhimin në punë, të cilat adresohen rast pas rasti nga strukturat përkatëse. Nisur edhe nga kjo situatë, ne jemi duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike, për të mundësuar punën në distancë për disa pozicione” – tregon ai.

COVID-19 zhvillon trendin e hapësirave fleksibël, puna nga shtëpia akoma larg

Karantina detyroi bizneset që brenda ditës të kalonin nga kultura e punës në zyrë në atë të shtëpisë. Sigurisht në rastet kur kjo ishte e mundur. Por sa eficente ka qenë praktika në tërësi.

Jonian Antoni, nga Century21, tregon se në fillim kjo ishte diçka pozitive, pasi njerëzit po punonin edhe jashtë orarit, por më pas, kur masat kufizuese u hoqën ndarja e kohës së punës dhe asaj me familjen s’ po bëhej shumë e qartë.

“Fillimi i pandemisë dhe fillimi i metodës work from home (punë nga shtëpia) u duk interesante dhe premtuese për nga rendimenti që po jepte, pasi tek ato biznese që e kishin të mundur ta aplikonin këtë mënyrë të punuari, rendimenti u rrit për një kohë të shkurtër, duke qenë se mungesa e orareve bëri që njerëzit të punonin edhe overtime (jashtë orarit). Më pas u vu re që kjo s’ ishte më produktive, pasi individët po ngatërronin pjesën dhe kohën e shpenzuar me dhe për familjen me pjesën e punës” – pohon ai. Kjo bëri që me lehtësimet dhe heqjen e karantinës, bizneset të kthehen në zyra, por këtë herë me një trend të ri, atë të hapësirave fleksibël.

“Pas heqjes së karantinës duket se kompanitë u janë rikthyer planeve të tyre të zhvendosjes, kësaj radhe duke qenë më të kujdesshme në planifikimin e brendshëm hapësinor, si dhe krijimin e hapësirave të brendshme me shumë përdorim nga përdorues të ndryshëm. Pra janë përpjekur për të sjellë pak atë që në gjuhën e pasurive të paluajtshme komerciale e quajmë hapësirë fleksibël, e cila mund të përdoret nga shumë përdorues në ditë të ndryshme të javës.

Ky reagim i tregut vendas është i ngjashëm edhe me reagimin e tregjeve të tjera më të zhvilluara, ku hapësira tradicionale e zyrave s’ po zvogëlohet, por vihet re rritja e hapësirave fleksibël të preferuara nga kompanitë në zhvillim e sipër, të cilat s’ dëshirojnë të lidhen ligjërisht me kontrata afatgjatë, shumë të vështira për t’u ndryshuar apo për t’u prishur nga ana e qiramarrësve” – shprehet Stela Dhami, nga Colliers International Albania./Burimi:Monitor

Related posts

Franca do të kryejë kontrolle kufitare për të ndalur skijimin jashtë shtetit


Kontrolle të zakonshme kufitare do të nisin së realizuari për të ndalur francezët që të mos shkojnë në shtetin fqinj, Zvicër, në skijim, ka thënë kryeministri i Francës, Jean Castex.

Franca, bashkë me Gjermaninë dhe Italinë, janë duke ndalur punën e teleferikëve në kohën e Krishtlindjes për të ndalur përhapjen e koronavirusit, mirëpo në Zvicër qendrat e skijimit veçse janë të hapura.

Gjermania kërkon marrëveshje të BE-së për të mbyllur qendrat e skijimit
Sezona e skijimit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është periudhë e rëndësishme për ekonominë e shumicës së vendeve evropiane.

Castex ka thënë se është detyra e tij që të mbrojë qytetarët.

“Përfundimi që duhet të merrni është ‘Unë s’ po shkoj në Zvicër’”, ka thënë ai për kanalin BFMTV, të mërkurën, duke shtuar se secili që shkon në këtë shtet, do të përballet me masë të karantinës në kthim.

Megjithatë, Zvicra, s’ është pjesë e Bashkimit Evropian, derisa Austria dhe Spanja, s’ kanë shprehur gatishmëri për mbyllje të tërësishme të qendrave të skijimit.

Në Zvicër situata është akoma e paqartë.

Zonat e Alpeve dëshirojnë të minimizojnë kufizimet, mirëpo qeveria do të vendosë të premten, Po qe se do të vendosë kufizim ndaj vizitorëve.

Austria ka njoftuar të mërkurën se skijimi do të lejohet nga 24 dhjetori.

Megjithatë, hotelet austriake do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar dhe masat e karantinës për shtetet që kanë mbi 100 raste për 100,000 banorë, pritet të kufizojnë rëndë vizita nga vendet e huaja.

The post Franca do të kryejë kontrolle kufitare për të ndalur skijimin jashtë shtetit appeared first on Insajderi.

Related posts