Ministrit i ka hump arsyeja


Sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci për KALLXO.com në një përgjigje të shkurtër s’ ka pohuar apo mohuar Nëse ka kërcënuar ministrin Vesel Krasniqi.

“Ministrit tash i ka humb arsyeja”, është një përgjigje e shkurtë e Rrecit për KALLXO.com.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar siç thotë ai nga sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

Në një bisedë në telefon, ministri Krasniqi thotë se ka marrë kërcënim me jetë.

“Jam me këta hetues tani. Jam kërcënuar prej Burim Rrecit. Jam kërcënuar me jet, jam kërcënuar”, ka thënë shkurt ministri Krasniqi.

Kujtojmë se dy ditë më parë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, është suspenduar pas një dite që u rikthye në këtë pozitë me vendim të ministrit, Vesel Krasniqi.

Risuspendimin e tij e kishte konfirmuar vetë Rreci për KALLXO.com

Ai ka deklaruar se suspendimi i tij u bë jashtëligjshëm dhe ka lajmëruar kallëzim në Prokurorinë Speciale.

Ministri i Tregtisë: U kërcënova me jetë nga Burim Rreci



Related posts

U kërcënova me jete nga Burim Rreci


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar me jetë. Krasniqi ka deklaruar se është kërcënuar nga sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

Në një bisedë në telefon, ministri Krasniqi thotë se ka marrë kërcënim me jetë.

“Jam me këta hetues tani. Jam kërcënuar prej Burim Rrecit. Jam kërcënuar me jetë, jam kërcënuar”, ka thënë shkurt ministri Krasniqi.

Në anën tjetër KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Rreci, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon.

Kujtojmë se dy ditë më parë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, është suspenduar pas një dite që u rikthye në këtë pozitë me vendim të ministrit, Vesel Krasniqi.

Risuspendimin e tij e kishte konfirmuar vetë Rreci për KALLXO.com

Rreci deklaruar se suspendimi i tij u bë jashtëligjshëm dhe ka lajmëruar kallëzim në Prokurorinë Speciale.

 

 

 

 

 

 



Related posts

Sekretari i MTI-së suspendohet 24 orë pas rikthimit në punë


Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, është suspenduar pas një dite që u rikthye në këtë pozitë me vendim të ministrit, Vesel Krasniqi.

Risuspendimin e tij e ka konfirmuar vetë Rreci për KALLXO.com

Ai ka deklaruar se suspendimi i tij u bë jashtëligjshëm dhe ka lajmëruar kallëzim në Prokurorinë Speciale.

“Po është e vërtetë. Prapë pas 24 orëve ka lëshu vendim kundërligjor, të pabazuar. Unë do të bëj kallëzim në Prokurorinë Speciale. Të gjitha vendimet janë në favor timin. Sikur i Gjykatës dhe i Këshillit gjithashtu. Elementet të fabrikuara që i ka dërguar në Këshill dhe ju ka shfuqizuar vendimi. Të njëjtat i ka bartur në vendimin e fundit. Jam konsultuar me specialist ligjor dhe shumë shpejt, do të kthehem në zyre derisa Ministria s’ është pronë private. Vendimi të cilin e ka lëshu s’ ka bazë ligjore dhe s’ do ta respektoj”, ka thënë Rreci.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me ministrin Vesel Krasniqi por i njëjti s’ ka qenë i qasshëm.

Dje, KALLXO.com raportoi se me vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, Burim Rreci është rikthyer në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie.

Rreci ishte pezulluar nga kjo pozitë më 9 shtator të këtij viti, me vendim po ashtu të ministrit Krasniqi.

Në vendimin për pezullim thuhej se arsyeja ishte për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

ndërsa, në vendimin që e ka siguruar KALLXO.com, për rikthimin e Rrecit në pozitë, thuhet se vendimi është marrë duke respektuar një aktvendim të Gjykatës së Prishtinës të datës 9 tetor 2020 dhe të një aktvendimi të Gjykatës së Apelit.

Sekretari i Ministrisë, i përfshirë në incident me nipin e Jakup Krasniqit, kthehet në vend të punës (Dokument)



Related posts

MTI largon nga puna deri në përfundim të hetimeve zyrtarin e dyshuar për keqpërdorim të detyrës


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka njoftuar se kanë marrë masa disiplinore për ta larguar nga shërbimi civil deri në zbardhjen e plotë të rastit, zyrtarin i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sot në media u raportua se zyrtari i MTI-së, F. K., dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

Sipas komunikatës për media, bëhet e ditur se MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

“Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit. MTI kërkon nga organet kompetente që ta hetojnë dhe ta ndriçojnë rastin sa më shpejtë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë që udhëhiqet nga Vesel Krasniqi i NISMA-s.



Related posts

Sekretari i Ministrisë, i përfshirë në incident me nipin e Jakup Krasniqit, kthehet në vend të punës (Dokument)


Me vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, Burim Rreci është rikthyer në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie.

Vendimi nga ana e ministrit të Nismës Socialdemokrate është marrë sot, më 24 nëntor.

Rreci ishte pezulluar nga kjo pozitë më 9 shtator të këtij viti, me vendim po ashtu të ministrit Krasniqi.

Në vendimin për pezullim thuhej se arsyeja ishte për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

“Bazuar në Legjislacionin në fuqi, si dhe për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e z.Burim Rrecit, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. Kjo masë është masë parandaluese dhe s’ prejudikon rezultatin final të vendimit”, thuhej në vendimin e datës 9 shtator.

ndërsa, në vendimin që e ka siguruar KALLXO.com, për rikthimin e Rrecit në pozitë, thuhet se vendimi është marrë duke respektuar një aktvendim të Gjykatës së Prishtinës të datës 9 tetor 2020 dhe të një aktvendimi të Gjykatës së Apelit.

“Bazuar në Legjislacionin në fuqi, si dhe në zbatim të aktvendimit A.nr. 1662/2020 të datës 9.10.2020 të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative, vërtetuar me vendimin AAnr.611/2020 nga Gjykata e Apelit, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e ministrit Vesel Krasniqi.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Burim Rreci e ka konfirmuar kthimin në pozitën e sekretarit.

“Gjykata e ka aprovuar padinë time dhe jam kthyer në punë me vendimin qe e ka nxjerr sot ministri. Nga nesër filloj punën”, ka thënë shkurtimisht Rreci me anë të telefonit.

Historia e Burim Rrecit në MTI

Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm nga Qeveria Haradinaj përkundër faktit që specialistët britanikë të BDO-së kishin vlerësuar se ai s’ i plotëson kushtet të emërohet sekretar i përgjithshëm.

Gjatë kohës sa Rreci ishte sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishin punësuar të afërm të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqi, krerët e Nismës Socialdemokrate.

Fillimisht Rreci ishte shkarkuar në vitin 2018 nga Bajram Hasani, një ish-anëtar i partisë Nisma Socialdemokrate, që atë kohë drejtonte Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ish-ministri kishte ngritur dyshime për keqpërdorime në MTI nga Burim Rreci.

Në vendimin e Hasanit thuhej se Rreci ishte përfshirë duke bërë presione nëpër komisione që emëronin shërbyes civilë. Përveç kësaj, vendimi i Hasanit thoshte se sekretari i tanishëm i MTI-së ishte përfshirë drejtpërdrejt në grante dhe tenderë.

“Burim Rrecaj pezullohet nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të MTI-së po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tender, si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civil”, thuhej në vendim.

E pas këtij vendimi, Bajram Hasani, me kërkesë të partisë së tij, ishte shkarkuar nga posti i ministrit në MTI.

Por, Burim Rreci ishte rikthyer shpejt në postin e sekretarit nga ushtruesja e detyrës të ministres së MTI-së në atë kohë, Arbreshë Krasniqi. Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe një grup i organizatave joqeveritare.

Ai ishte zgjedhur sërish në postin që mbante edhe pse vlerësimi nga një komision që përbëhej edhe nga profesionistë të Ambasadës britanike e kishte renditur si të katërtin në listë.

“Burim Rrecaj, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhej në reagimin e OJQ-ve, të cilat e kishin quajtur emërimin e Rrecit si politik.

Burim Rreci ishte përfshirë edhe në një rrahje gjatë vitit të kaluar me nipin e zyrtarit të lartë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit.

Në nëntor të vitit të kaluar brenda hapësirave të MTI-së kishin plasur grushtet në mes Arian Krasniqit dhe Burim Rrecit. me anë të një komisioni disiplinor, nipi i Jakup Krasniqit, Ariani ishte suspenduar.

Britanikët e ‘ngelën’ në intervistë, Qeveria Hoti e riemëron sekretar të MTI-së



Related posts

Këto janë vendime që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë


Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme, vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend të Artan Abrashit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, emërohet Donika Kadaj Bujupi, ndërsa sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu.

Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi sipas të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që Kuvendit, në pajtim me ecuritë, t’i procedojë kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, janë aprovuar kriteret për financim të projekteve të komunave nga programi “Për pajisje të teknologjisë informative, avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja”.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i udhës regjionale Osojan-Rakosh në Komunën e Istogut”.

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në tatimin në të hyra dhe kapital, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

“Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar Koncept dokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky Koncept dokument adreson çështjet e mosrregullimit të mjaftueshëm të bazës ligjore të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas tij, duhet definuar përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë” thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria, Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për interes të institucionit, transferohet për gjashtë muaj në pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky transferim bëhet me qëllim të kryerjes së të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në bazë të legjislacionit në fuqi, brenda mandatit të saj.

“Kabineti qeveritar është informuar me Raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore për zbatimin e masave afatshkurtra nën përgjegjësitë e tyre. Qeveria si mekanizëm qendror kombëtar, përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së e mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Gjetjet tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në nivel të 35,59 për qind; 21 nga 59 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar plotësisht, ndërsa 64.41 për qind, 38 masa, akoma s’ janë zbatuar plotësisht. Deri në fund të tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në shkallën prej 19.07 për qind ose 37 nga 194 masat e planifikuara janë zbatuar plotësisht, ndërsa 80.93 për qind e tyre (157) akoma s’ janë zbatuar plotësisht. Nga 37 masat e zbatuara, 16 janë zbatuar para afatit të paraparë”.

Qeveria është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike. Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, transparencë dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës.



Related posts

Vendimi për pezullimin tim i paligjshëm


Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë ka dërguar në KALLXO.com një reagim në lidhje me kthimin e tij në vendin e tij të punës si sekretar i MTI-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Veseli Krasniqi më 9 shtator e ka pezulluar nga puna sekretarin e MTI-së, Burim Rrecin.

Në arsyetimin e marrjes së vendimit thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.

Në reagimin e Rracit thuhet se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit ka aprovuar masën e pezullimit të vendimit të pa ligjeshëm të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniq.

“Mua Burim Rracit më është dhënë e drejta gjyqësore që të ushtroj mandatin tim në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në reagimin e Rracit.

Ai tutje ka bërë të ditur se përmes avokatit ka ndjekur udhët ligjore dhe gjyqësore sipas ligjit në fuqi, dhe ka njoftuar ministrinë se do të fillojë punën komfor vendimit të gjykatës.

“Deri më sot ministria e as kabienti i ministrit s’ më kanë njoftuar se do të zbatojnë këtë vendim, përkundrazi ka indikacione se s’ do të zbatohet vendimi i ekzekutueshëm i Gjykatës së Apelit.

“Gjithashtu ka zëra se janë në përgaditje të nxjerrjes së ndonjë vendimi të ri për pezullim të ngjashëm me qëllim të uzurpimit të pozites së Sekretarit nga ana e ministrit Vesel Krasniqi”, thuhet në reagimin e Rracit.

Rraci tutje ka bërë të ditur se për nxjerrjen e këtij vendimi të kundërligjshëm të vërtetuar nga Gjykata me rastin e pezullimit të tij ka inicuar kallzim penal tek organet e drejtësisë.

“Ju njoftoj se të hënën me 23 nëntor 2020, në orar të rregullt do të paraqitem në punë dhe se kushdo që do të më pengoj në ushtrimin e detyrave të mia do të mbroj vendimin e Gjykatës dhe të drejtën time të garantuar me vendim të Gjykatës”, ka shkruar Rraci.

Sipas Rraci, Gjykata ka anuluar me këtë vendim efektet juridike të vendimit të ministrit, dhe sipas tij askush s’ është mbi gjykatën dhe askush s’ ka të drejta private as pronësore mbi institucionet e Republikës së Kosovës.

kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjyaktës, dërguar Ministrit Vesel Krasniqi, thuhet Rracit i është mohuar e drejta e ushtrimit të detyrës.

“”Me vendimin e datës 09.09.2020 të nxjerrë nga ana juaj, edhe përkunder faktit se është nxjerrë pa asnjë bazë Iigjore, mua më është mohuar e drejta themelore e garantuar me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, dhe që nga data 09.09.2020, më është mohuar ushtrimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në kërkesë.
Tutje në kërkesë thuhet gjyata ka nxjerrë aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Burim Rrecit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, me datë 09.10.2020 ka nxjerrë aktvendim, dhe ka aprovuar si plotësisht të bazuar kërkesën e paditësit Burim Rreci, dhe ka vendosur që të “shtyhet ekzekutimi i vendimit të të paditurës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të datës 09.09.2020 deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesëpadinë e paditësit. Gjykata Themelore me aktvendim ka konstatuar se “Gjykata duke vlerësuar kërkesën e paditësit gjenë se paditësi nga provat që i’a ka bashkëngjitur padisë, e ka bërë të besueshme kërkesën e tij për ekzekutimin e vendimit të gofitur me padi do t’i sjellë dëm, i cili vështirë do të riparohet dhe se shtyrja e ekzekutimi të vendimit s’ është në kundërtim me interesin publik”, thuhet në kërkesë.

KALLXO.com kishte raportuar për pezullimin e Rracit.

Burim Rreci ishte emëruar sekretar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë qeverisë Haradinaj.

Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai s’ i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.

Rreci ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit në vitin 2018 nga ish ministri Bajram Hasani, mirëpo Rreci ishte rikthyer shpejt në postin e sekretarit nga ushtruesja e ministres së MTI-së në atë kohë, Arbreshë Krasniqi. Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe një grup i organizatave jo-qeveritare.

Qeveria zëvendëson sekretarin e pezulluar të MTI-së në komisionin për zgjedhjen e bordit të KPMM-së



Related posts